LIVE UPDATES
Bota

Republika e Moldavisë përballet me shantazhe ruse, vendos reformat në drejtësi

3 Dhjetor 2021, 09:13 Nga DOSJA
Republika e Moldavisë përballet me shantazhe ruse, vendos reformat

MOLDAVIA- Qeveria proeuropiane reformatore e Republikës së Moldavisë ka zbatuar në kohë rekord reformat në sistemin e drejtësisë dhe është duke u konfrontuar me shantazhe nga Moska. Shoqëria civile kritikon disa nga reformat.

Për tri dekada me radhë Republika e Moldavës ka qenë një shtet midis premtimeve të pambajtura për zhvillimin e reformave dhe korrupsionit të shfrenuar politik. Ekzemplar për këtë është e ashtuquajtura „vjedhja e miliardit”, në nëntor 2014. Në vendin e drejtuar nga një qeveri e zgjedhur proeuropiane, një rrjet politikanësh dhe biznesmenësh morën me ndihmën e gjykatësve të korruptuar një miliardë dollarë nga tre banka moldave. Para, pjesa më e madhe e të cilave ka mbetur e zhdukur deri tani dhe për të cilat asnjë nga përgjegjësit kryesorë nuk është dënuar.

Por Republika e Moldavisë, që e pushtuar dikur nga sovietikët fitoi pavarësinë në gusht 1991, ka që prej një viti me Maia Sandun një presidente reformuese, që kryeson një qeveri reformuese me kryeministren Natalia Gavrilita, të krijuar tre muaj më parë. Pushtetarët e rinj jo vetëm që kanë premtuar të zhvillojnë reforma gjithëpërfshirëse, por edhe kanë filluar me zbatimin e tyre.

Në Europën perëndimore njerëzit mund të kenë vështirësi të dinë ku ndodhet gjeografikisht Republika e Moldavisë. Por projekti reformues i vendit me tre milionë banorë, që ndodhet midis Rumanisë dhe Ukrainës, është me rëndësi të madhe për politikën europiane. Sepse Republika e Moldavisë ndodhet në kufirin e jashtëm të BE dhe që prej tre dekadash është kthyer në skenë të një konflikti të ngrirë me rajonin separatist të Transilvanisë, në të cilin ndodhen të stacionuara edhe sot ushtria ruse dhe një arsenal i madh armësh të ish-Bashkimit Sovjetik. Rusia provon herë pas here në Moldavi politikën e saj agresive. Përveç kësaj vendi është qendër për larje parash ruse në sasi miliardash. Dhe vendi vuan nga eksodi i banorëve të vet, si asnjë vend tjetër europian.

Fitore e një partie europiane

A mund të ketë sukses një projekt reformash në një situatë të tillë? Kjo pyetje ishte temë e një konference të Shoqatës për Europën Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft (SOG))  të mbajtur javën e kaluar në Berlin. Aty u mblodhën përfaqësues të qeverisë moldave, të organizatave joqeveritare, juristë, ekspertë të ekonomisë. Deutsche Welle foli me disa prej tyre lidhur me tre muajt e parë të politikës reformuese në vend.

Qeveria e kryeministres Natalia Gavrilita, një ekonomiste dhe eksperte administrate, filloi punën në fillim të muajit gusht. Një muaj më parë ishin zhvilluar zgjedhje, të cilat i fitoi partia Aksion dhe solidaritet (PAS), e themeluar në vitin 2015 nga presidentja e sotme, Sandu. Kjo ishte hera e parë, që prej majit 1991, që një parti reformatore proeuropiane arriti të merrte shumicën absolute në zgjedhje parlamentare.

Besimi tek drejtësia shumë i vogël

Qeveria e Gavrilitas dhe fraksioni i PAS në parlament vunë kohë rekord për reformën e drejtësisë. Në fillim të muajit shtator hyri në fuqi një ligj që mundëson evaluimin e pavarur të punës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe zëvendësimin e tij në rast të „punës së pamjaftueshme”.  Pak më vonë parlamenti aprovoi reformën për emërimin e gjykatësve të thjeshtë dhe për krijimin e Gjykatës së Lartë (CSJ) dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë (CSM), organit vetadministrativ të drejtësisë. Synimi ishte zvogëlimi i ndikimit politik mbi gjykatësit. Së fundmi u fut në përdorim një rregull i ri për frenimin e larjes së parave.

Sekretari i shtetit në ministrinë e Drejtësisë, Iulian Rusu, është i kënaqur me gjendjen e deritanishme në reformën e drejtësisë. Për Deutsche Wellen ai thotë se është duke u punuar ende në pjesën më të rëndësishme të saj, në kontrollin sistematik të pasurive dhe mënyrës së jetesës së rreth 8 mijë gjykatësve dhe prokurorëve si dhe familjeve të tyre. Nëse ka mospërputhje midis të ardhurave zyrtare dhe pasurisë faktike, atëherë personat në fjalë duhet të largohen nga sistemi i drejtësisë. „Besimi tek drejtësia është shumë i vogël në vendin tonë,” thotë Rusu. “Kjo nxit qytetarët të largohen, tremb investitorët dhe rrezikon në fund të fundit ekzistencën e shtetit tonë.”

Rregullat janë për kohëra më të mira?

Nuk është çudi që reforma e drejtësisë nuk gjen aprovim tek ish-pushtetmbajtësit, mes të cilëve socialistët prorus, që kanë qeverisur deri në muajin korrik. Por kritika vijnë edhe nga ekspertë të pavarur. „Në fillim duhej të ishte bërë përgatitje më e mirë dhe diskutim më i mirë me shoqërinë civile”, thotë me kujdes Iulian Groza, drejtori i Institutit për Politikën Europiane dhe Reformat (IPRI). Më troç flet politologu Dionis Cenusa, i cili punon për një grup ekspertësh moldavë. Ai thotë se ligjet e reja të drejtësisë nuk pritën të merrnin ekspertizat nga Komisioni i Venedikut të Këshillit të Europës, gjë që do i kishte dhënë legjitimitet më të madh procesit të reformave.  “Nganjëherë të krijohet përshtypja se pushtetmbajtësit e rinj ndjekin moton, sipas të cilës rregullat janë për kohëra më të mira,” thotë Cenusa për DW.

Cenusa përmend po ashtu shembullin e Prokurorit të Përgjithshëm, Alexandr Stoianoglo, të arrestuar në muajin tetor. Kishte kohë që ekzistonin dyshimet se ai pengonte hetimet për korrupsion. Roli i Stoianoglo-sit ishte i dyshimtë, thotë Cenusa, “por mënyra se si u zëvendësua ai dhe si u ngrit akuza kundër tij ngre shumë pyetje”. Politologu kërkon që pushtetmbajtësit e rinj të respektojnë me rigorozitet rregullat e shtetit të së drejtës.

Mbyllet rubineti 

Në mes të aksioneve për zhvillimin e reformave në politikën e brendshme, Republika e Moldovës ngeci disa javë më parë në një krizë për gazin. Koncerni shtetëror rus, Gazprom, njoftoi se pas mbarimit të kontratës në muajin shtator, do ta furnizojë Moldavinë me gaz sipas çmimeve të tregut botëror dhe zgjati afatin për shlyerjen e borxheve të vjetra. Deri në fund të muajit shtator, Republika e Moldavisë paguante 150 dollarë për një mijë metër kub gaz, pas kësaj date duhet të paguante 800 dollarë. Një çmim që ky vend i varfër nuk ishte në gjendje të paguante.

Rusia e ka mbyllur rubinetin e gazit, sa herë që Republika e Moldavisë nuk vepronte politikisht siç dëshironte Kremlini. Edhe kësaj here, thonë vëzhguesit, mbas krizës së gazit fshihen motive politike. Sepse Republika e Moldavisë, që ka pasur për vite me radhë marrëdhënie të ftohta me Bashkimin Europian, i ka intensifikuar shumë raportet dhe nuk lë vend për të dyshuar se synon integrimin europian. Kjo me sa duket nuk i pëlqen Moskës. Në Moskë është kritikuar shpesh se presidentja moldave Maia Sandu ka dënuar aneksimin e Krimesë.

Nuk ka front tjetër në politikën e jashtme

Në fund të muajit tetor qeveria moldave nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare me Gazprom dhe do të paguajë tani 400 dollarë për një mijë metër kub gaz. Ajo që bie në sy është se marrëveshja u shoqërua me zbutjen e qartë të tonit deri tani të vetësigurt të presidentes moldave dhe të qeverisë, kundrejt Kremlinit. Kurrkush nuk thotë më se marrëdhëniet moldavo- ruse duhen „balancuar”, gjestet e anëtarëve të qeverisë moldave kundrejt Moskës i tregojnë ata të bindur deri në servilë.

Ekspertët moldavë kritikojnë se kriza e gazit në Republikën e Moldavisë është shkaktuar pjesërisht vetë, sepse presidentja dhe qeveria nuk ishin në gjendje të kujdeseshin në kohën e duhur për të zhvilluar bisedimet për kontratën e re, ende pa kaluar afati i kontratës së furnizimit. “Mund ta quash joprofesionalizëm, injorancë apo marrëzi,” thotë Igor Munteanu, ish ambassador i Moldavisë në SHBA, dhe aktualisht docent në Akademinë Moldave për studimet ekonomike. Për qëndrimin rezervues ndaj Moskës, Munteanu tregon mirëkuptim – për shkak të axhendës së vështirë në politikën e brendshme, qeveria nuk do që të hapë një front të ri në politikën e jashtme.

Bindja se kështu duhet të jetë, të krijohet edhe kur dëgjon përgjigjen e kryeministres moldave Natalia Gavrilita të pyetur për krizën e gazit. Javën e kaluar Gazprom i vendosi një ultimatum të ri Republikës së Moldavisë duke i thënë të paguajë borxhet për furnizimin me gaz në tetor dhe nëntor, përndryshe Gazprom do të ndalojë furnizimin. Qeveria bëri menjëherë pagesën. Pyetjes së Deutsche Welles nëse kjo ishte një manovër e re për të ushtruar presion Gavrilita i përgjigjet: “Unë ia lë ekspertëve të bëjnë vlerësimet, ne si qeveri nuk duhet të flasim për presione”. “Ne duhet të jemi pragmatikë dhe të vazhdojmë politikën tonë pragmatike në marrëdhëniet me Rusinë.”

Marrë nga: DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota natalia gavrilita republika e moldavise natalia gavrilita republika e moldavise

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet