LIVE UPDATES
Bota

REPORTAZHI: Emigrantët në “Rrugën Ballkanike” pa qasje në kujdes shëndetësor

19 Dhjetor 2020, 11:43 Nga DOSJA
REPORTAZHI: Emigrantët në “Rrugën Ballkanike” pa

Nga Anja Vladisavljevic

Ndërsa pandemia e COVID-19 vazhdon, duke shtuar frikën për përhapjen e infeksionit dhe kolapsin e sistemeve shëndetësore, për emigrantët, refugjatët dhe njerëzit e tjerë në lëvizje, kujdesi i duhur shëndetësor mund të jetë një ëndërr e largët.

Emigrantët dhe refugjatët që marrin të ashtuquajturën “Rruga Ballkanike” për në Europën Perëndimore janë një grup jashtëzakonisht vulnerabël për sa i përket shëndetit, thanë për BIRN punonjës të ndryshëm në terren.

Ata përballen me kushte të këqija, janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve dhe lëndimeve dhe mund ta kenë të vështirë qasjen në shërbimet e kujdesit shëndetësor. Shpesh ata duhet të paguajnë për trajtimin që marrin.

Edhe sëmundja më e vogël, paralajmërojnë ekspertët, mund të përfundojë me komplikime më serioze nëse nuk trajtohet në kohë.

Amine, një burrë 31-vjeçar nga Maroku, i cili aktualisht është Bosnje, kishte dhimbje të mëdha dhëmbi.

“Më dhembnin dhëmbët sepse pija ujë të ftohtë në pyll”, kujton ai. “Pas kësaj, shkova në kampin e emigrantëve në Bihac në Bosnjën veriperëndimore dhe një mjek më dha ilaçe. Por kjo nuk më ndihmoi aspak”, vazhdoi ai. Mjeku nuk pranoi t’ia hiqte dhëmbin e prishur.

Por kur ai u zhvendos nga Bihaci në Sarajevë, një grua vendase e çoi te dentisti dhe pagoi për trajtimin e duhur.

Ka shumë raste si ato të Amines, por vetëm ata me fat e marrin atë lloj ndihme.

Lëkura dhe dhëmbët mund të jenë tepër të ndjeshme

No Name Kitchen, NNK, një OJQ që ndihmon emigrantët dhe refugjatët në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Greqi, thotë se për njerëzit në lëvizje përgjatë Rrugës Ballkanike, kujdesi shëndetësor publik është “rrallë i arritshëm”.

Për atë arsye, ajo drejton një projekt, “Shëndet në lëvizje”, i cili siguron ndihmë mjekësore falas, duke shoqëruar dhe mbështetur emigrantët gjatë gjithë procesit mjekësor dhe duke u kujdesur që njerëzit të marrin trajtimin e duhur.

Ajo mbështet sigurimin e kujdesit shëndetësor të specializuar për rreth 25 persona në muaj, duke furnizuar mesatarisht me 1,000 trajtime ndihme të shpejtë. NNK mbështetet në donacione private për të operuar programin.

Valentina Angotti, një vullnetare e NNK, i tha BIRN se shërbimi dentar është “padyshim një nga shërbimet më të kërkuara” sepse “problemet më higjienën janë shumë të mëdha” në Rrugën Ballkanike.

“Shumicën e kohës, kur shkojmë te dentisti me emigrantët, dentisti gjithmonë thotë se ai që duhet të ishte një problem shumë i thjeshtë është përkeqësuar për shkak të kushteve higjienike”, kujton Angotti.

“Një problem tjetër është dermatologjia”, tha ajo. Disa emigrantë përfundojnë tduke jetuar jo në kampe, por jashtë në pyje, ku lëkura e tyre reagon ndaj pickimeve të insekteve ose bimëve toksike.

Zgjebja, një infektim shumë ngjitës i lëkurës, është shpesh i pranishëm në kampe, pasi mbipopullimi atje rrit kontaktin lëkurë me lëkurë.

Në tetor, NNK tha se i dha ndihmë mjekësore një 18-vjeçari mashkull i cili jetonte në një pyll afër Sidit në Serbi, duke u fshehur nga policia.

Ai kishte zgjebe dhe ishte paraqitur me plagë të mëdha të hapura, të infektuara. Ai kishte marrë ilaçe, por e kishte ndërprerë marrjen e tyre, kështu që infeksioni ishte kthyer.

Ekipi i NNK në Sid e shoqëroi atë në një klinikë private që i dha antibiotikë, probiotikë dhe ilaçe për të parandaluar kruajtjen e tmerrshme.

Angotti kujtoi një situatë të ngjashme në Bosnjë vitin e kaluar me një emigrant i cili kishte nevojë për një dermatolog.

Ajo tha se mjeku në kamp po i jepte “gjithnjë të njëjtin krem” që nuk kishte efekt, ose madje i përkeqësonte gjërat. NNK pagoi që ai të vizitohej te një specialist dhe të merrte trajtim më të mirë.

Ekipet mjekësore nga qendrat lokale shëndetësore në Bosnjë në bashkëpunim me ekipet mjekësore të Këshillit Danez për Refugjatët, DRC, ndihmojnë emigrantët, refugjatët dhe azilkërkuesit në kampe të autorizuara në Bosnjë për probleme shëndetësore.

“Në secilën nga qendrat e pritjes, DRC ka ngritur klinika mjekësore të pajisura sipas standardeve; kushtet për ekzaminime në nivelin e kujdesit shëndetësor parësor – përfshirë këtu kujdesin mjekësor për COVID-19 – janë pothuajse identike me ato në qendrat lokale të shëndetit”, tha DRC për BIRN.

Kur nevojitet “kujdes shëndetësor dytësor”, ata në nevojë referohen në laboratorë kompetentë, qendra shëndetësore dhe spitale lokale, shtoi DRC.

Personave pa letërnjoftime ose që nuk janë regjistruar në qendrat e pritjes gjithashtu “nuk u mohohet kujdesi shëndetësor, por rruga e tyre drejt kujdesit shëndetësor është e vështirë sepse ata zakonisht jetojnë në strehim joformal”, shtoi DRC.

Në atë rast, Kryqi i Kuq, i cili ka ekipe të ndihmës së shpejtë të vendosur në pika kritike përgjatë rrugës, mund të ndihmojë.

Komisariati i Serbisë për Refugjatët dhe Migracionin i tha BIRN se “ka klinika mjekësore dhe ekipe mjekësore që ofrojnë kujdes shëndetësor parësor” në të gjitha qendrat e azilit dhe qendrat e pritjes në Serbi.

Me rekomandim të mjekut në qendër, emigrantët caktohen për trajtim të mëtejshëm në institucionet dytësore dhe terciare.

“Sipas Ligjit për Kujdesin Shëndetësor, të gjithë personat që banojnë në territorin e Republikës së Serbisë kanë të drejtën e kujdesit mjekësor urgjent”, tha ai.

Angotti thotë se disa emigrantë vuajnë nga probleme shëndetësore që nuk janë trajtuar më herët, në vendin e lindjes së emigrantit.

Dhe disa nga ato probleme nuk mbulohen nga shërbimet e kujdesit shëndetësor në kampe, tha ajo.

“Ndonjëherë kemi të bëjmë me sëmundje kronike – astma, diabeti, ose shpesh lëndime shumë të vjetra – që nuk janë trajtuar në të kaluarën”, vuri në dukje ajo.

“Për shembull, dikush kishte thyer një kockë në Greqi dhe nuk ishte bërë asgjë. Kur e gjetëm atë në Bosnjë, situata ishte shumë e komplikuar”, kujton ajo.

Rrezik dhune, sëmundjesh, madje dhe vdekjeje

Se sa e rrezikshme për shëndetin mund të jetë Rruga Ballkanike tregon shembulli i Faridit, një 30-vjeçar nga Maroku. Ai humbi një këmbë ndërsa ishte fshehur nën një kamion.

“Ashtu si emigrantët e tjerë, erdha përmes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe pastaj Bosnjës. Sa i përket aksidentit, isha fshehur nën një kamion. Prisja që ai të shkonte në Europën Perëndimore”, tha Faridi për BIRN.

Megjithatë, në vend të kësaj, kamioni shkoi drejt Malit të Zi dhe Faridi pësoi dëmtime të rënda.

Njëra nga këmbët e tij u desh të amputohej dhe ai bëri disa operacione kirurgjikale në këmbën tjetër, duke kaluar muaj të tërë në rikuperim më pas në një spital të Sarajevës. Ai i tregoi BIRN fotografitë e tij nga spitali.

“Shkoj në kamp çdo javë për të marrë ilaçe dhe pastaj kthehem në Sarajevë”, tha Faridi. “Nuk e di nëse do të vendos një këmbë protezë, por shpresoj që po”, vazhdoi ai, duke shtuar se ai ende dëshiron të arrijë qëllimin e tij, një jetë të re në Europën Perëndimore.

Siç ka raportuar BIRN, për emigrantët dhe refugjatët më të pafat, udhëtimi nuk përfundon me lëndime, por me vdekje.

Të paktën 21 emigrantë humbën jetën në nëntë muajt e parë të këtij viti duke u përpjekur të kalonin Bosnjën në rrugën për në Europën Perëndimore.

Dhe, siç tha Angotti, “agresioni policor” për kthimin pas të tyre është përgjegjës për një sërë lëndimesh të tjera të pësuara gjatë rrugës për në Europë.

Ajo ka parë “kocka të thyera, të nxira dhe dëmtime të llojeve të tjera të lidhura drejtpërdrejt me problemin e agresionit të policisë dhe kthimet mbrapa”.

Për rreth tre vjet, OJQ-të që ndihmojnë emigrantët dhe refugjatët kanë raportuar se policia në shtetin kufitar të jashtëm të BE-së, Kroacisë, ka përdorur sistematikisht dhunë për të kthyer emigrantët dhe refugjatët në Bosnjën dhe Serbinë jo anëtare të BE-së.

Kroacia mohon akuzat për dhunë dhe sjellje të pahijshme të policisë. Por shumë emigrantë thonë se nëse policia i gjen në territorin kroat, ata u marrin paratë dhe u shkatërrojnë celularët dhe sendet personale. Angotti thotë se atyre u thyhen ose konfiskohen edhe syzet.

“Ndonjëherë syzet ose u humbin ose ua thyejnë, kështu që na duhet t’u sigurojmë syze të reja. Ndonjëherë mund t’ua shpëtojmë syzet, në një farë mënyre”, tha ajo.

Falë “Shëndetit në lëvizje” dhe donatorëve, NNK ishte në gjendje të blinte syze për dy djem algjerianë dhe një burrë nga Bangladeshi që ishin kthyer pas nga Kroacia. “Në ngjarje të ndryshme, policia kroate i ktheu ata në Bosnjë dhe, gjatë këtij procesi të paligjshëm, ua theu syzet”, tha NNK.

Mohamedi, 24 vjeç, nga Libia, i tregoi BIRN një histori të ngjashme. Ai u përpoq të kalonte kufirin për në Kroaci, por u kap nga policia, për të cilën ai tha se i theu syzet. “Ata më goditën, më morën telefonin dhe paratë dhe më kthyen në Bosnjë në një mënyrë fyese”, kujton ai.

“U ktheva nga Kroacia dhe nuk kisha asgjë, isha në gjendje të keqe”, vazhdoi ai.

Ai shtoi se një vendas nga Bosnja i dha disa rroba të reja, e çoi te një mjek specialist dhe gjithashtu i bleu një palë syze të reja.

DRC konfirmoi për BIRN se “problemet shëndetësore shpesh shkaktohen gjithashtu nga shkaqe të jashtme, të tilla si forma të ndryshme dhune – si përleshje ose dëmtime të shkaktuara nga autoritetet që ruajnë rendin”.

Një problem tjetër i zakonshëm që NNK dhe DRC kanë vërejtur janë çështjet e shëndetit mendor.

Sipas Angotti-t, kjo është sëmundja së cilës i kushtohet vëmendja më e vogël – madje edhe nga vetë emigrantët.

“Ndonjëherë arrijmë t’i bëjmë që ata të flasin me një psikolog, por, për fat të keq, zakonisht përfundojmë duke trajtuar vetëm simptomat e problemeve mendore, të tilla si probleme gastrointestinale ose probleme me dhimbje koke ose gjumin.

“Shumë nga këta njerëz kanë nevojë për terapi psikologjike, por natyrisht, ata janë në lëvizje, kështu që nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë”, përfundoi ajo. Marrë nga Birn

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni emigrantet drejt be rruga ballkanike emigrantet drejt be rruga ballkanike

Sondazh

Poll
Bota 19 Dhjetor 2020, 07:54

Supozohet se rreth 20 mijë gra, por edhe burra e djem, janë përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës të viteve 1998/1999. Viteve të fundit janë shtua...

Bota 19 Dhjetor 2020, 07:44

Si bënë politikë dy burra shteti në Bosnjë

Kur ministri i Jashtëm i një vendi të madh e konsumon kohën e tij të vyer në një vend të vogël, të varfër, pa influencë, të paaftë të manovrojë politiksiht dhe ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet