LIVE UPDATES
Aktualitet

Reportazhi “bombë” i RAI 2/ Shqipëria – drogë, protesta dhe vota të blera

24 Mars 2019, 10:28 Nga DOSJA
Reportazhi “bombë” i RAI 2/ Shqipëria – drogë,

Shkaktuan jo pak zhurmë me mbërritjen e tyre në Tiranë. Një grup xhirimi i TG2 zbarkoi në Shqipëri dhe pas një pasqyrimi të një prej protestave të opozitës bëri edhe një reportazh të shkurtër për trafikun e drogës dhe armëve. Bëhej fjale për grupin Avdylaj dhe blerjen e votave përmes parave të drogës. Gazetari Leonardo Zelino ka transmetuar në emisionin “Dossier” në Rai2 një reportazh të gjatë prej 47 minutash për Shqipërinë të titulluar “Shqipëria rajoni 21-të i Italisë”.

Ai nis sërish nga Shijaku nga biseda me Iglin, një trafikant droge dhe armësh. Igli i rrëfen se mban pak drogë në shtëpi për ta provuar klientët dhe pjesën e tjetër e mban në një magazinë. Më pas i tregon edhe një kallashnikov për të cilin thotë se “mbron parcelat dhe mallin. Ku do të shkojë kjo drogë? Do vijë te ju në Itali” – thotë Igli.

Reportazhi bën më pas një histori të shkurtër të Shqipërisë që pas rënies së komunizmit nisi në fillim të çonte emigrantë në brigjet italiane. Më pas do të nisin trafiqet, fillimisht ai i cigareve dhe më pas trafiku i drogës.

“Nëse kontrabanda mori një goditje të fortë në vitet 2000, trafiku i drogës nuk është ndalur asnjëherë madje Adriatiku është bërë autostrada e trafikantëve. Sipas raportit të Europol 2017, Shqipëria është laboratori kryesor për kultivimin dhe trafikimin e marijuanës. Për kontinentin e vjetër ajo është një lloj Kolumbie e drogës” – thuhet në reportazhin e Rai2, citon lapsi.al. Aty përmendet operacioni për hyrjen në Lazarat, por edhe se si trafikantët u shpërndanë më pas në të gjithë vendin.

Më pas në reportazh flet drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Ardi Veliu sipas të cilit shifrat e 2018-ës janë më të mirat e 30 viteve të fundit. Veliu thotë se janë gjetur vetëm pak plantacione ndërsa janë bërë qindra orë fluturime së bashku me GDF.

Më pas flet ish-kryeministri Sali Berisha që hedh poshtë shifrat e kreut të policisë. “Importi i bananeve është rritur me 10 fish. Brenda kontenierëve ose ka banane, ose ka diçka tjetër” – thotë Berisha që shton se “nëse plantacionet në fusha të hapura janë pakësuar janë shtuar ato në sera pasi çdo javë tonelata të tëra shkojnë në Itali, ose në Turqi për tu shkëmbyer me heroinë” – thotë Berisha.

Gazetari Leonardo Zelino citon më pas autoritetet policore italiane sipas të cilave grupet kriminale shqiptare kanë hyrë në marrëveshje me kartelet kolumbiane të drogës njëlloj si Ndragheta.

Më pas gazetarët rikthehen në Shikak të cilin e konsiderojnë se “qendrën e Avdulajve” të cilët u goditën pak pas zgjedhjeve të 2017-ës. Dokumentari nxjerr edhe përgjimet e prokurorisë. Igli trafikanti i drogës thotë se me drogë bëhen para dhe me para blihen vota. “A ndodhi kështu në zgjedhjet e fundit? Kështu do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme” – thotë Igli.

Dokumentari flet më pas protestat e opozitës, largimet e ministrave të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj për shkak të problemeve të familjarëve të tyre me drogën.

“I blenë zgjedhjet. Raporti i ministrave teknikë përpara zgjedhjeve të fundit, thonë këtë gjë. Tani ka prova të prokurorisë që këtë e bëri qeveria e Partisë Socialiste. Nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe shtet të së drejtës” – thotë Lulzim Basha, citon lapsi.al.

“Rregullat në demokraci janë të qartë. Është sovrani, populli që është ligji, ka një mandat për ta respektuar dhe nuk mund të vihet në diskutim nga minorancë që ka të gjitha të drejtat të diskutojë se çfarë mendon, or nuk ka të drejtë të imponojë asgjë” – i përgjigjet kryeministri Edi Rama.

“Blerja e votës. Po ka ekzistuar ashtu siç ka në Itali, apo në vende të tjera, por që blerja e votës të vendosë zgjedhjet, kjo nuk ekziston” – thotë Rama.

Reportazhi i publikuar nga media italiane

http://www.tg2.rai.it/dl/tg2/rubriche/PublishingBlock-8f49a286-7527-4264-9979-72b4aca618d8.html

Marrë nga  Lapsi.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet reportazhi “bombë” i rai 2 shqipëria me drogë dhe protesta reportazhi “bombë” i rai 2 shqipëria me drogë dhe protesta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet