LIVE UPDATES
Aktualitet

Reportazh në fshatin e monstrës në Fier! Të gjithë e kishin frikë, por askush s’foli

18 Nëntor 2021, 18:10 Nga DOSJA
Reportazh në fshatin e monstrës në Fier! Të gjithë e

Në hyrje, disa tulla të kuqe janë ngjitur pa kuptim me qëllimin për të krijuar dy kolona prej nga ku i zoti i shtëpisë kishte bërë plane me siguri që të ndërtonte një portë. Por gardhi i rrëzuar, një palë pantallona të hapura në tel, dy rresht qepë të mbjella, e gjithë bahçja e mbuluar nga bari dhe toka e papunuar, dëshmojnë se aty jetonte një person që nuk kujdesej për asgjë.

Në një ndërtese e përbërë vetëm nga një dhomë, po aq të sajuar, me një perde gjysëm e hapur, edhe ajo dëshmi e një varfërie të tejskajshme. Tualeti me kallama gjendet jashtë dhomës-shtëpi dhe ngjitur me të në të majtë, dheu i njomë që është gërmuar çuditërisht pa u parë nga askush dhe brenda të cilës 38-vjecari Klodian Çalamani fshehu nxitimthi trupin e pajetë të vogëlushit me sytë e qeshur në fshatin Greçalli të Fierit.

Vllasi Çalamani, xhaxhai i mostrës së fshatit Greçalli, hap portën që ruhet me policë, me zërin që i dridhet dhe sytë e mbushur me lot.

“Vetëm ne i kishim mbetur në fshat Klodianit, por as ne nuk i flisnim prej kohësh. I dhashë ultimatum: ‘Klodian ndrysho’, por ai vazhdonte pinte. Një ditë, ai erdhi në shtëpi dhe i dehur mbi tarracë po shante e kërcënonte. I kërkova të zbresë prej aty, pastaj i thashë: ‘Mos të të shoh më në shtëpinë time’”, – kujton për Gazetasi.al i moshuari.

Ai nuk pati forcë të shkonte në varrimin e Mateos së vogël, ashtu si djali dhe fëmijët e tjerë, ndërkohë që përsërit, “do shkoj në ngushëllim, gjithë fshati e di që unë i kam bërë dalje atij si nip”. Në familjen Çalamani, ku po rritej një monstër, problemet kanë qenë të pandashme. E para largohet nëna e Klodianit. Ajo i la fëmijët me të shoqin që iu dorëzua alkoolit dhe në fund ndërroi jetë, sapo Klodiani së bashku me Florian Vasiun, në atë kohë 25 vjeç ( viti 2006), rrëmbyen një vajzë të lagjes dhe të fshatit, sepse ajo i kishte treguar të dashurit që Floriani po e ngacmonte. Klodiani përdori të motrën si karrem dhe më pas ajo, pas kësaj ngjarjeje të rëndë u largua.

Banorët e fshatit Greçalli, e përshkruajnë Klodianin si një njeri të alkoolizuar dhe kur doli nga burgu, ku dhe vuajti dënimin prej katër vitesh për heqjen e paligjshme të lirisë së fqinjës. Ai bëhej i dhunshëm ndaj kujtdo që e kritikonte në fshat.

“Veçanërisht gratë e lagjes ishin më të frikësuarat, ose ulnin sytë kur kalonte ai, ose shmangeshin kur kalonte i dehur. Nëse fëmijët e shanin kur ishte i dehur, ai i ndiqte këmba-këmbës dhe i godiste”, thotë Qemali për Gazetasi.al, sipas të cilit, frika e të gjithëve prej tij ishte nga alkoolizimi i tepruar.

Megjithatë, kur i riu ishte esëll, ata i ofronin punë apo dhe i jepnin ushqime. Kështu veproi dhe Bashkia e Fierit, por Klodiani nuk e mbajti punën dhe sërish dehej rrugëve dhe “mbante një shishe me raki në xhaketë”.

A ishte ai i sëmurë mendor?

“Prokuroria, në rastin e parë nuk kërkoi ekspertim psiko-ligjor dhe dosja u mbyll me vendim fajësie. Aty u dënua dhe xhaxhai i vogëlushit të vrarë, i cili rezulton se ka ndryshuar mbiemrin dhe është larguar nga Shqipëria”, – thotë një burim policor për Gazetasi.al.

Por a mund të jetë vrasja e Mateos e lidhur me këtë ngjarje? Jo, kundërshton paraprakisht oficeri i policisë, që këmbëngul se krimi makabër mund të ketë ndodhur për shkak të agresivitetit të tejskajshëm të vrasësit, që “dilte nga kontrolli në rast se përbuzej apo ofendohej ose në rast se kritikohej”.

Një nga fqinjët e Klodian Çalamanit, thotë se e kishte porositur të shoqen që mos të dilte shpesh në oborr. “Ishte i papërgjegjshëm, ai pa pikën e turpit urinonte në oborr, ose kur ishte i dehur iu ngulte sytë grave, por që të arrinte deri në vrasje, kurrë s’ma merrte mendja”, – thotë fqinji i 38-vjeçarit, i cili gjatë orëve kur kërkohej Mateo, edhe ai u përfshi në kërkime dhe pyeste vazhdimisht: ‘A e gjetët?’”.

“Por ai ishte krejtësisht i dehur dhe nuk kam për ta harruar, e gjetëm të ulur në karrige duke pirë dhe pyeti e gjetët? Kanë qenë orë shumë të vështira dhe kërkimesh ngado në Greçalli”, – përshkruan për Gazetasi.al një zyrtar policie, sipas të cilit, teksa muzgu po binte, njëri nga oficerët pa dheun e lagur dhe vrapoi në oborr. “Kur ne nisëm të kërkojmë aty me duar, doli dora e Mateos. O Zot, ishte e tmerrshme”, – mbyll dëshminë oficeri i policisë.

Urani Ristani, e cila po ashtu nuk pati forcë të shkonte në varrimin e Mateos së vogël, ndoqi nga hyrja e portës në këmbë, teksa kortezhi kalonte përpara shtëpisë së saj.

“E kam kaluar një vrasje gati të tillë, më rrembeu vajzën ai njeri para shumë kohësh, nuk e harroj kur u shpëtoi nga duart, unë isha tek fqinja përballë dhe e traumatizuar kishte ngatërruar derën dhe ra përtokë në oborr. Ishte e zhveshur e gërvishtur dhe gojën plot shkumë nga terrori. Ime bijë u shkatërrua. E kisha frikë atë njeri sa herë kalonte”, – deklaron Urania me lot në sy për jetën e të bijës dhe të Mateos 8-vjeçar, që u masakrua, sepse siç deklaroi vrasësi, “ai më shau nga nëna”.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian çalamani vritet i mitur ne fier klodian çalamani vritet i mitur ne fier

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet