Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
TIRANË– Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare, shpalli të enjten vendimin për kreun e prokurorisë së Tiranës. Imeraj u konfirmua në detyrë unanimisht. Vendimi ndaj Imeraj duhej të shpallej fillimisht të premten, por seanca u shty pa shpjegim nga KPK. Vetëm një orë më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me vota unanime e emëroi përsëri subjektin e rivlerësimit në krye të prokurorisë së kryeqytetit.
Vendimi i KPK-së vjen pas një seance të paprecedentë dëgjimore të mbajtur një javë më parë, ku vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit për një seri të gjatë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër. Gjatë një përplase që zgjati prej më shumë se 5 orë, Jacobs deklaroi se kryprokurorja e Tiranës kishte ushtruar nëpërmjet një ‘përpjekje të organizuar’ ndikimin të paligjshëm në proces.
Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit se kishte vënë njerëz që të ndiqnin dhe të fotografonin kolegun e tij Hans Kijlstra – tashmë i larguar nga ONM, duke synuar të siguronte fakte kompromentuese ndaj tij. Ai po ashtu veçoi dorëheqjen e ish-relatores Etleda Çiftja, e cila shprehej se kërkonte të tërhiqej pasi 7-8 persona i ishin afruar për t’i kërkuar “qëndrim më fleksibël” në çështjen ndaj Imerajt.
Jacobs aludoi se anëtarët e trupës gjykuese të KPK-së po i fshihnin faktet e rënda nga seanca dëgjimore. Imeraj i mohoi me forcë akuzat e Jacobs si trillime të pavërteta. Jacobs nuk ishte prezent në seancën e shpalljes së vendimit. Ai ishte zëvendësuar nga vëzhguesi tjetër i ONM-së Ferdinando Buatier.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Mjeku Erion Dasho i ka propozuar Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit të COVID dhe Komitetit të Imunizimit të pezullojnë përkohësisht fushat...
TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të tij sërish sot në fushatë ku tha se “PD po bën infektim...
TIRANË– Hetimet për zjarrin që ndodhi një javë më parë në magazinën te Casa Italia ende vijojnë. Prokuroria ka nisur marrjen në pyetje të personave që mund...
PEQIN– Arben Plaku, kryetar i njësisë administrative Pajovë ne rrethin e Peqinit ka ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19.Mësohet se 46-vjeçari ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se Shqipëria arrin sot në 150 mijë të vaksinuar duke harxhuar rreth 50% të dozave që kanë ardhur në...
LUSHNJE– Fiqiri Dedej 58 vjeç është pronari i shtëpisë që ishte kthyer në një laborator kanabisi. Shtëpia, siç shihet edhe në pamjet e publikuara ...
TIRANË– Një drejtues mjeti është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa kjo e fundit ka dhënë detaje edhe për sherrin mes të rinjvë ditën e djeshme.Sipas ...
TIRANË– Arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme janë sekuestruar nga forcat RENEA në bashkëpunim me FNSH-në ditën e sotme në Tiranë. Në kuadër të g...
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë informacion në lidhje me megaoperacionin ‘Kompleks’ i cili vuri në pranga pesë persona në Tiranë dhe shpalli në kërkim d...
TIRANË– Punimet për projektin ‘Unaza e Madhe’ në rrethrrotullimin e ish-doganës në kryeqytet kanë krijuar një kaos trafiku për muaj me radhë.Pavarësisht se...