LIVE UPDATES
Politike

“Rënia ekonomike e Shqipërisë është 7.5%”/ Tabaku: Rama mashtroi shqiptarët me rritjen ekonomike imagjinare. Publikon

4 Shkurt 2021, 16:05 Nga DOSJA
“Rënia ekonomike e Shqipërisë është 7.5%”/

TIRANË- Partia Demokratike, ditën e sotme ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, pasi sipas saj ky i fundit gjatë viteve që ka qenë në pushtet ka mashtruar shqiptarët duke u treguar atyre shifra jo të vërteta në lidhje me ekonominë e vendit tonë.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD Jorida Tabaku tha se rënia ekonomike e Shqipërisë është 7.5% dhe sipas saj të gjithë institucionet ndërkombëtare flasin qartë dhe thonë që Rama ka qenë i paaftë. Ndër të tjera ajo thotë se Rama ka dështuar në menaxhimin e krizës së pandemisë së Covid-19, por edhe në tërmetin e 26 nëntorit.


Sipas Tabakut, në 8 vite të rilindjes vendi ka pasur një rënie të të gjithë treguesve që kanë lidhje me demokracinë dhe lirinë e individëve.

Po ashtu ajo ka publikuar të gjithë raportet ndërkombëtare, ku përshkruajnë rënies e ekonomisë së Shqipërisë. Tabaku më tej tha se rikthimi i demokracisë është beteja kryesore e Partise Demokratike dhe Lulzim Bashës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Rama ka dështuar dhe deklarata e tij e sotme mbi rritjen ekonomike imagjinare të Shqipërisë, por njëkohësisht renditjen në lidhje me demokracinë, janë thjesht një shaka e hidhur. Shqiptarët e vuajnë përditë nën lëkurë diktatin e tij dhe mungesën e demokracisë. Rënia ekonomike e Shqipërisë është 7.5% dhe të gjithë institucionet ndërkombëtare flasin qartë dhe thonë që Rama ka qenë i paaftë, ka dështuar për ta menaxhuar krizën e pandemisë por njëkohësisht edhe tërmetin. Ai nuk diti që të përballet me krizat e njëpasnjëshme që kaloi vendi, ka dështuar dhe po dështon çdo ditë e më shumë. Ndaj nuk i ka mbetur vetëm se të gënjejë publikisht edhe për fakte që janë publike. Kryeministri në ikje i Shqipërisë, në mungesë të një oferte reale për shqiptarët por njëkohësisht si pengesa e vetme për demokracinë në vend, u krenua sot për një raport të “The Economist” mbi lirinë dhe demokracinë në vendin tonë. Ai do të na shesë ne sikur në Shqipëri jemi më demokratikë megjithëse në 8 vite të rilindjes së tij vendi ka pasur një rënie të të gjithë treguesve që kanë lidhje me demokracinë dhe lirinë e individëve. Shqipëria ka pasur një përparim qesharak në 7 vitet e fundit në këtë raport. Dhe ky përparim që e kaloi Shqipërinë nga grupi i vendeve me demokraci hibride në grupin e vendeve me demokraci të lëkundur, është rezultat i vetëm një elementi dhe i një faktori, miratimi i Kodit Zgjedhor dhe marrëveshja e 5 qershorit. Këtë marrëveshje përmend dhe raporti për Demokracinë i “The Economist” ndërkohë që në të gjithë treguesit e tjerë vendi vazhdon të jetë po aq keq sa në 7 vitet e fundit. Ndërkohë që këtë marrëveshje Rama e ka prishur, e ka shkelur me dy këmbë dhe sigurisht nuk i ka sjellë asnjë përmirësim në asnjë tregues të demokracisë. Marrëveshja e 5 Qershorit u prish në kurriz të Demokracisë dhe Lirisë së qytetarëve për të zgjedhur një qeveri demokratike që punon për qytetarët dhe beson tek liria. E vërteta është se janë 5 shtylla kryesore dhe 60 tregues që ka matur “The Economist”, ndërkohë që në të gjithë treguesit ka pasur rënie, në të vetmen pikë, në miratimin e këtij ligji ka pasur përparim. Por më lejoni që të ndaj me ju të gjithë raportet ndërkombëtare të fushës të cilët nënvizojnë rënien dhe kthimin e Shqipërisë nga një demokraci e brishtë në një regjim autoritar.

Çfarë thotë OSBE?

Në zgjedhjet e vitit 2019 pati hapa pas dhe qytetaret u privuan nga e drejta e votes.

Po kështu raporti i OSBE-OHDIR raporton se si qeveria ushtronte dhunshëm presion dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve përmes procesit të vettingut.

Ndërkohë që nga ana tjetër Raporti i Global Initiative Netëork raporton se në Shqipëri janë pastruar 1.6 mld euro në Shqipërinë e Ramës që është kthyer sot në një regjim. Ndërkohë që pak javë më parë u njohëm edhe me raportet e antimafias dhe të Ndragetës që e tregojnë Shqipërinë si parajsë të pastrimit të parave. Transparency International tregon që korrupsioni ne Shqiperi ka kaluar ne nivelin e kapjes se shtetit. Ne 3 vitet e fundit Shqiperia ka rene me 6 vende ne treguesit e korrupsionit. Raporti tejet i rëndësishëm i “Freedom House” në 2020 identifikon “Procesin elektoral në rënie si pasojë e konfliktit politik dhe mungesës së një reforme elektorale. Po kështu nënvizohej se “Demokracia ka pasur rënie nga 3.5 në 3.25 pikë si pasojë e një seri krizash që kanë prekur qeverinë dhe institucionet e saj”. Por mbi të gjitha nënvizohet “një trend shqetësues në demokracinë e vendit, procesin eletkroal, lirinë e medias dhe korrupsionin” Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit nënvizon se “Shqipëria perceptohet tanimë si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor” Raporti I antiokorrupsionit (GRECO). Niveli i korrupsionit mbetet i lartë në Shqipëri dhe mbizotëron në shumë fusha të jetës publike. Greco thekson se përfshirja e politikanëve në korrupsion, trafikun e drogës, financimin e paligjshëm të fushatës zgjedhore, pastrimin e parave, falsifikimin e dokumenteve është tashmë problemi kryesor për demokracinë në Shqipëri. Prandaj nuk kane asnje vlere, nuk ka asnjë rritje reale të demokracisë nqse miraton një ligj të vetëm. Një ligj që akoma nuk e ke zbatuar, por që duhet ta zbatosh në zgjedhjet e 25 prillit. Mburrjet e tij për një Shqipëri demokratike dhe të lirë janë një tjetër gënjeshtër 3D, njësoj si projektet që paraqet nëpër Shqipëri që duan të manipulojnë qeverisjen negative të vendit. Askush nuk e beson këtë, askush nuk e beson se si përdhunshëm u prish Teatri në mbrëmjen e 17 majit, se si u rrahën qytetarët, se si u tërhoqën zvarrë gazetarët. Askush nuk e beson pasi ka parë ligjin e medias që do të miratojë Edi Rama, askush nuk e beson këtë pasi ka parë vrasjen e një të riu vetëm pse nuk respektoi masat e Covid-it. Kjo është Shqipëria reale jo ajo që tregoi sot Edi Rama. Prandaj rikthimi i demokracise eshte beteja kryesore e Partise Demokratike dhe Lulzim Bashes. Dhe do te bejme cdo gje, per të kthyer ekonominë dhe demokracinë në institucionet shqiptare për ta forcuar atë. Do të ngremë çdo mekanizëm të mundshëm për të kthyer balancën në institucione, për të kthyer kontrollin në institucione për t’ia dhënë atë njerëzve, qytetarëve shqiptarë. Në 25 Prill fiton demokracia dhe humb Edi Rama. Në 25 prill fiton beteja kundër korrupsionit dhe humbet Edi Rama. Në 25 Prill tregohet se sa demokratike është Shqipëria dhe më e rëndësishme është kthimi i lehtë i tranzicionit tek fituesi real i zgjedhjeve, tek Partia Demokratike.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku jorida tabaku

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen