Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me pedagogë dhe studentë ku dhe ka dëgjuar problematikat e tyre.
Basha në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se Kryeministri Edi Rama, nuk ka dhënë asnjë mbështetje për kërkimin shkencor dhe as për kualifikimin e të rinjëve.
Po ashtu kreu i opozitës, shkruan se nëse do të vij në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit, të financojë tarifat e studimit për të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 50% për ata nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj.
Postimi i plotë i Bashës:
Kisha kënaqësinë të isha sot bashkë me pedagogë dhe student, për të diskutuar me ta planin tonë “Shqipëria fiton arsimin”. Edi Rama nuk dha asnjë mbështetje as për kërkimin shkencor, as për kualifikimin e të rinjve tanë, as për lidhjen e universiteteve me tregun e punës. Nuk mjaftoi, bëri një ligj të arsimit të lartë që kap politikisht universitetet dhe i vë ato në shërbim të objektivave të tij personal. Programi ynë “Shqipëria fiton arsimin” do ta transformojë arsimin e lartë dhe atë profesional. Ne do t’u rikthejmë dinjitetin e pedagogëve duke rritur pagat në nivelin e 900 eurove per pedagogët dhe 1300 euro për profesorët. Do të financojmë me grante arsimin e lartë dhe do ta dixhitalizojmë gjithë këtë cikël arsimor me një projekt prej 40 milionë dollarësh. Ne nuk do të lëmë asnjë të ri të mbetet pa studiuar për shkak të varfërisë. Do të financojmë tarifat e studimit për të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 50% për ata nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të nxisim punësimin e dhjetëra mijëra studentëve të diplomuar përmes programit të praktikave të punës së paguar 300 mijë lekë në muaj për 10 mijë më të mirë çdo vit. 7000 deri 9000 të rinj do të punësohen çdo vit prej këtij programi. Të rinjtë tanë do të kenë mundësinë të punojnë në kompani të huaja me paga të larta dhe mundësi për karrierë në vendin e tyre. Me këtë program Shqipëria fiton ekonominë, fiton arsimin, fiton rininë. Më 25 prill, Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në Ditën Globale të Zgjedhjeve, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë më 25 prill, pasi sipas tij pjesëmarrja në zgjedhje...
SHIJAK– Kryeministri Edi Rama ishte dje në fshatin Gjepal të Shijakut, ku edhe inspektoi nga afër disa prej banesave të shembura dhe të rindërtuara. Si në &cced...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit që mbajti ditën e sotme duke iu përgjigjur pytjeve të komentuesve u ndal dhe tek një pyetje që u bë për një...
TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të enjte është takuar me kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop dhe delegac...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pedagogë dhe studentë të Tiranës. Kryedemokrati theksoi rëndësi...
TIRANË– Konferenca e sotme e kryeministrit Edi Rama e cila në fokus kishte vlerësimet inkurajuese të organizatave ndërkombëtare për Shqipërinë bëri pjesë t...
TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar që Tirana të vulosë me votë këtë 25 Prill fundin e modelit të dhunës që simbolizon Partinë D...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish programin ekonomik të Partisë Demokratike, duke u fokusuar tek skema e rritjes së pensioneve. Në fjalën e...
TIRANË– Nuk ka nevojë për shumë koment! Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë ditën e sotme në një konferencë me…Përballë nuk ka as gazetarët e media...
TIRANË- “Duhet të jemi krenar për qeverinë e Republikës së Shqipërisë,”-kështu u shpreh kryeministri Edi Rama kur një komentues i përmendi faktin që për nj...