LIVE UPDATES
Sport

Reja shpall listën: “Diferencën e bën përqendrimi, kujdes maksimal me Andorrën”

21 Mars 2021, 09:25 Nga DOSJA

TIRANE – Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, ka shpallur listën me 28 lojtarë që janë ftuar për tri ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”. Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Andorrës më 25 mars, ndërsa më 28 mars përfaqësuesja kuqezi do të presë Anglinë në Tiranë. Takimi i tretë do të luhet më 31 mars ndaj San Marinos sërish në transfertë.

Tekniku italian në prononcimin e tij për Fshf.org flet për risitë e tij në këtë grumbullim të parë për vitin 2021, teksa shpreson që lojtarët të vijnë në gjendje optimale në këto sfida. Gjithashtu, Reja kërkon përqendrim maksimal nga kombëtarja para Andorrës, që ai e cilëson si duelin më të rëndësishëm dhe kërkon nga skuadra që të japë  maksimumin.

Atëherë mister, çfarë mund të na thoni për emrat e rinj të pranishëm në listë? Cilat janë risitë kryesore të këtyre tre ndeshjeve?

Ka disa emra të rinj, për shembull Nedim Bajrami, i cili për herë të parë i bashkohet grupit. Është një lojtar i cili po paraqitet mjaft mirë tek Empoli. Prej një viti kemi qenë në kontakt me të dhe tani ka vendosur të jetë pjesë e Kombëtares sonë, të shpresojmë që do të na ndihmojë. Një tjetër është Mario Mitaj, një djalë i ri dhe me potencial që ka spikatur me AEK-un e Athinës në Greqi, ka mundësi të përmirësohet edhe më shumë, por ndërkohë do të fillojë të jetë pjesë e Kombëtares A në mënyrë që të nisë të ambientohet për të ardhmen, sepse është ende shumë i ri. Më pas kemi Çokajn, Kallakun, të gjithë lojtarë të ekipit Kombëtar U-21 dhe gjithashtu Kamberi, i cili për arsye të ndryshme, në fillim prej Covid-19 dhe më pas për shkak të kufizimeve në mbarë Europën, me klubet që i pengonin lojtarët të grumbulloheshin me kombëtaret, nuk e kemi patur në dispozicion më parë, por mendoj se ka ardhur momenti i duhur dhe tani më në fund mund ta shohim në aksion me ne. Në Skoci ka bërë disa ndeshje të shkëlqyera, kështu që është edhe në parametra të mirë fizikë. Është rikthyer pas disa kohësh, Ajeti, i cili po luan mjaft mirë vazhdimisht si titullar me klubin në Itali dhe është në kushte optimale. Vjen për të zëvendësuar Dermakun, i cili sapo është rikuperuar nga dëmtimi, por ka luajtur vetëm 5 minuta javën e kaluar dhe nuk është ende në gjendjen e duhur fizike. Sigurisht është i mirëpritur në të ardhmen. Pra, do të shohim Ajetin, i cili është në formë. Pjesën tjetër i njihni pak a shumë të gjithë, këto janë pak a shumë prurjet e reja.

A keni ndonjë peng për pjesën e listës, për ndonjë lojtarë që nuk e keni ftuar apo ndonjë tjetër që nuk mundi të ishte i pranishëm?

Sigurisht, më vjen shumë keq, sepse ne kemi një listë me 28 lojtarë dhe më është dashur të lë jashtë lojtarë si Bekim Balaj në veçanti, i cili i ka dhënë shumë Kombëtares, por më duhet të krijoj hapësira për lojtarë më të rinj. Për shembull Uzuni po paraqitet mirë, po ashtu Kamberi, Manaj, Broja, i cili ka bërë paraqitje të mira me ne dhe me klubin në Holandë dhe duhet t’u krijoj hapësira të gjithëve. Natyrisht, lojtarët e lënë jashtë nuk janë braktisur, thjeshtë për këtë cikël ndeshjesh janë lënë jashtë, por janë pjesë e grupit të madh prej 38 lojtarësh që ne kemi. Do të duhej t’i grumbulloja të gjithë, por është e pamundur. Tani do të nis të shoh këta të rinj në mënyrë që t’i përfshij gradualisht nëse do të kemi mundësi ta bëjmë këtë. Edhe Balaj, të cilën nuk e kemi marrë për këto ndeshje, e kemi në plane dhe do ta ftojmë sërish në ndeshjet e tjera.

Kanë kaluar katër muaj nga ndeshja e fundit e Kombëtares. Në çfarë gjendje shpreson ta gjesh skuadrën në këtë moment?  Si e pret gjendjen e grupit?

Unë lojtarët i ndjek vazhdimisht, i shikoj kur luajnë dhe shikoj që janë në gjendje të mirë. Isha më i shqetësuar para një muaji e gjysmë, kur disa prej tyre ishin të dëmtuar, disa nuk aktivizoheshin me klubet, më pas në janar pati transferime dhe nuk ishin akoma të gjithë të sistemuar. Pasi mbaroi cikli i janarit, kanë nisur të luajnë dhe tani kam përshtypjen se janë në gjendje të mirë në aspektin fizik.

Ndeshja e parë e jona është me Andorrën, një ndeshje delikate për Shqipërinë pasi në letër është ndër kundërshtarët më pak të fortë. Si keni menduar ta zgjidhni në favorin tonë këtë ndeshje?

Me Andorrën kemi pasur një eksperiencë të keqe, e cila nuk duhet ne asnjë mënyrë të përsëritet. Për ne kjo është ndoshta ndeshja më e rëndësishme në këtë moment dhe më pas do të mendojmë për të tjerët. Duhet të mendojmë për këtë ndeshje, kemi pasur precedentë negativë, por nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë, mbi të gjitha për një skuadër kombëtare si e jona nuk duhet t’i lejojë vetes në asnjë moment një rënie përqendrimi. Kemi parë së fundmi edhe eksperiencat e skuadrave të forta si Real Madrid, apo skuadrat angleze në Champions League, të cilat nuk shpërqendrohen asnjëherë dhe nuk nënvlerësojnë për asnjë moment. Diferencën e bën përqendrimi, shpirti i skuadrës dhe dëshira për të bërë ndeshjen kushdo qoftë kundërshtari. Nuk duhet të ketë ulje të përqendrimit.  Ky duhet të jetë dhe mentaliteti ynë, aq më tepër tani që morëm dhe një kënaqësi siç ishte ai i ngjitjes një kategori më lart në Ligën e Kombeve, por tani kemi një përgjegjësi e madhe sepse në Ligën B do të gjejmë skuadra më të forta. Në këtë këndvështrim duhet të jemi të fortë edhe ne, mbi të gjitha në aspektin karakterial dhe në aspektin e përqendrimit. Sepse këto janë elementët që bëjnë diferencën.

Kur u hodh shorti i Botërorit në dhjetor 2020, ju keni folur për rivalët dhe për objektivat e Shqipërinë. Por duke parë tani listën e lojtarëve që kemi në dispozicion dhe formën e tyre, si është parashikimi juaj? Jeni edhe më shumë optimist?

Dëshira dhe bindja ime është që vetë lojtarët janë pjekur, tani njihemi edhe më mirë, pavarësisht problemit të Covid-19, që na ka penguar të punojmë si duhet, kemi pasur vështirësi, por edhe disa futbollistë luajnë të mërkurave, të dielave, të martave në mbrëmje apo të shtunave, nuk kanë asnjë ditë pushim. Për shembull, Gjimshiti ka luajtur rreth 2 mijë minuta, është gjithmonë në fushë dhe të tjerë në Serie B që luajnë pa pushim çdo tre ditë. Gjithsesi, kjo u ka dhënë një formë fizike të mirë, tani lojtarët do kenë tre-katër ditë më të qeta dhe do të vijnë në kushte të mira. Por duhet punuar mirë, sepse jam i bindur që do të kemi mundësi të bëjmë edhe një vlerësim mbi rritjen tonë, pasi kur të luajmë ndaj Hungarisë dhe Polonisë, që janë skuadra të forta, po kalojnë një moment të mirë, aty duhet të tregojmë veten. Sigurisht me Andorrën nuk duhet të humbasim përqendrimin për asnjë çast, por ndaj skuadrave të këtij niveli do të tregojmë realisht se sa jemi rritur. Këto janë skuadra që mund të na japin një vlerësim real të nivelit ku kemi arritur.

Siç është bërë e ditur, FSHF i ka bërë kërkesë qeverisë për të pasur 30% të tifozëve në stadium në ndeshjen me Anglinë. A keni ju një koment për këtë kërkesë, mendoni se duhet të lejohet një pjesëmarrje e pjesshme në stadium?

Jam pro kësaj kërkese. Për më tepër me 30% të kapacitetit te stadiumit është e mundur të ruhet dhe distanca fizike e nevojshme dhe nuk do të kishte rreziqe. E imagjinoni nëse do të kishte disa tifozë në një ndeshje me Anglinë dhe kënaqësinë e madhe që do të kishin futbollistët, që më fund do të shohin pak spektatorë në tribuna, të cilët do të kritikonin, do t’i motivonin, për të marrë pjesë në ndeshje, sepse futbolli pa publik nuk mund të ekzistojë. E kemi parë që djemtë janë mësuar tashmë të luajnë pa tifozë, por ndeshja me spektatorë ka një shije tjetër. Shpresoj të bëhet i mundur ky lëshim, pasi do të ishte një rezultat i shkëlqyer. Por kam parë edhe vende të tjera që kanë bërë të njëjtën kërkesë, madje edhe në Itali kanë kërkuar që te këtë tifozë në stadiume. Nëse ka vende të tjera që e pranojnë këtë gjë do të ishte mirë që edhe Shqipëria ta pranonte një kërkesë të tillë.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport andorra anglia edi reja katar 2022 lista e kombetares san marino trajneri i shqiperise andorra anglia edi reja katar 2022 lista e kombetares san marino trajneri i shqiperise


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet