Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Sport
Reja publikon listën e kuqezinjve të Kombëtares për miqësoret ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë
19 Mars 2022, 11:16Nga DOSJA
TIRANE – Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ka shpallur listën me emrat e 26 lojtarëve, që do grumbullohen për dy ndeshjet miqësore ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.
Këtë herë tekniku italian ka ftuar disa lojtarë që vijnë për herë të parë në përfaqësuesen kuqezi duke parë formën e mirë që po kalojnë.
Debutuesit këtë herë do të jenë tre, duke filluar me portierin Elhan Kastrati, i cili aktivizohet në Serinë B italiane me Çitadelën, mesfushori Kristjan Asllani, që po shkëlqen në Serie A me Empolin dhe mbrojtësin Adrian Bajrami të Benfikës. Mbrojtësi 19-vjeçar ishte grumbulluar fillimisht me ekipin U-21, por pas bisedës mes stafeve teknike u vendos që të kalojë te Kombëtarja.
Ndërkaq, rikthehet me kuqezinjtë edhe sulmuesi Giacomo Vrioni, i cili po kalon gjithashtu një formë të mirë me klubin në Bundesligën austriake, së bashku me mbrojtësin Ivan Balliu, që ka munguar te kuqezinjtë në takimet e fundit për shkak të probleme fizike.
Shqipëria do të luajnë me Spanjën në Barcelonë më 26 mars miqësoren e parë dhe më 29 mars do të presë Gjeorgjinë në “Air Albania” në miqësoren e dytë të këtij muaji.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
GJERMANI – Tensioni i krijuar mes Bayernit dhe Lewandowskit për rinovimin e tij ka krijuar fraksione në mjedisin e bavarezëve. Disa mbrojnë lojtarin polak...
SHBA – Në vazhdën e sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, Uashingtoni mbylli hapësirën e tij ajrore për linjat ajrore ruse dhe urdhëroi që &cc...
SPANJE – Sergiño Dest nuk do të jetë në ‘Bernabéu’ të dielën me shokët e tij dhe as nuk do të shoqërojë ekipin në angazhimet e tij javën e ardhshme.Testet...
SPANJE – Raúl de Tomás nuk ka shënuar prej një muaji, por kjo nuk e ka penguar trajnerin spanjoll Luis Enrique që të vazhdojë të besojë në cilësitë e tij....
FRANCE – Ligue 1 tani është kompeticioni i vetëm që PSG mund të aspirojë këtë sezon. Skuadra e Mauricio Pochettinos e gjen veten me një diferencë në krye ...
SENEGAL – Trajneri i Senegalit, Aliou Cissé, paralajmëron ekipin e tij, se të qenit kampion i Afrikës nuk të siguron një fitore të sigurt në ndeshjen e “p...
GJERMANI-Episod i keq në Bundesligën gjermane. Në minutën e 69′ të ndeshjes mes Bochum dhe Borussia Moenchengladbach nga tribuna tifozëve vendas fluturoi ...