LIVE UPDATES
Sport

Reja & Berisha në prag të Hungarisë: “Do të luajmë për ëndrrën e kualifikimit”

8 Tetor 2021, 17:09 Nga DOSJA

 

BUDAPEST Në prag të kësaj sfide, trajneri Edy Reja dhe kapiteni Etrit Berisha kanë dalë në një konferencë për mediat ku kanë folur në lidhje me këtë sfidë. Trajneri Reja, teksa iu përgjigj interesit të mediave shqiptare dhe atyre hungareze u shpreh, se kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për të mbajtur ëndrrën gjallë, teksa theksoi se skuadra dhe lojarët kanë besim të lartë për të fituar nesër. Ai theksoi se skuadra se do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ditën e nesërme për të marrë 3 pikët, teksa foli edhe për formacionin e nesërm.

Ndeshja ndaj Hungarisë nesër, një finale? “Ne sigurisht duam të vazhdojmë të mbajmë gjallë këtë ëndërr të madhe, për të qëndruar në vendin e dytë deri në fund, por unë e kam thënë shpesh, jo vetëm para kësaj ndeshjeje, që për ne janë të gjitha ndeshjet si një finale. Nëse humbasim, ne dalim jashtë objektivave dhe nuk jemi më në lojë. Është e rëndësishme si ndeshje për ne dhe e dimë shumë mirë forcën e Hungarisë, por unë bazohem te fakti që ne po kalojmë një moment pozitiv. Kemi shumë siguri si ekip dhe lojtarët kanë shumë vetëbesim dhe lojtarët janë këtu për të bërë një ndeshje të madhe. Sigurisht duam të qëndrojmë në vendin e dytë dhe për këtë gjë duhet të fitojmë nesër”.

Formacioni? “Sigurisht që ka gjithmonë dyshime sepse trajneri ka gjithmonë dyshime përpara se të zgjedhë formacionin. Kam një grup me 24 lojtarë dhe do vendos vetëm nesër në mëngjes. Do shikojmë stërvitjen e fundit sot, kemi disa probleme fizike në disa element, do të luajë ai që është më në formë. Kush zbret në fushë duhet të japë maksimumin duke parë që kemi përballë Huingarinë që është një skuadër e fortë fizikisht. Do të luajë ai që është në gjëndje optimale. E rëndësishme është që kush zbret në fushën e lojës duhet të japë maksimumin. Kjo është ajo që kërkoj duke konsideruar Hungarinë një skuadër të fortë fizikisht, në këtë sens duhet të gjej zgjedhjet e duhura për formacionin. Kam ca dyshime për skuadrën që zbret në fushë, por 9 apo 10 lojtarë janë zgjedhur tashmë.”

Hungaria? “Ne duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që do të na jepen gjatë ndeshjes dhe të jemi të aftë të ndryshojmë mënyrën tonë të lojës, apo vendosjen në fushë duke iu përshtatur kundërshtarit. Sigurisht, duke luajtur në shtëpi Hungaria do të jetë ndryshe nga ndeshja e parë, qoftë në aspektin taktik, por duke e njohur trajnerin e tyre që është italian, kam një përshtypje për mënyrën se si mund të luajnë. Nuk mendoj se do të përpiqen të fokusohen te kundërsulmi, por besoj se do të përpiqen të marrin në kontroll lojën, duke qenë se do të luajnë në shtëpi. Por ne do të jemi gjithmonë gati të pranojmë këtë lojë dhe t’i përgjigjemi në mënyrën e duhur, t’i sfidojmë edhe në aspektin taktik. Nëse ato mbyllin të gjitha hapësirat, ne do të përpiqemi që me ata lojtarë të shpejtë që kemi, të gjejmë mënyrat tona për të goditur kundërshtarin. Por nësë ata luajnë në mënyrën që do të na sulmojnë dhe do të na vënë në presion, Hungaria do ketë momente kur do zhbalancohet dhe ne do ta shfrytëzojmë në maksimum”.

Bajrami, apo një mesfushor force në këtë ndeshje? “Uroj të bëj zgjedhjen e duhur me Bajramin, sigurisht që një lojtar që ka aftësi shumë të mira për të cilin kemi folur shpesh, sidomos në aspektin sulmues. Por ekipi duhet të ketë ekuilibër në çdo repart dhe duhet të jemi gati në çdo moment të kundërsulmojmë kundërshtarin. Nuk është çështja një futbollist ofensiv, apo një futbollist në mesfushë që luan më mirë në aspektin mbrojtës, por nuk kam vendosur ende, kështu që duhet të presim deri nesër”.

Ndeshja më e vështirë me Hungarinë, apo Poloninë? Rosi mendon se kjo ndeshje vendoset me një gol. Si e gjykoni? “Të dyja skuadrat, Shqipëria dhe Hungaria janë shumë të organizuara në aspektin mbrojtës dhe është e qartë që kush shënon do ta mbrojë, e ka kapacitetin. Nuk mund të thuhet kurrë kjo gjë se kush shënon fiton 1-0. Të shpresojmë që golin ta bëjmë ne përpara Hungarisë. Më e vështira është ndeshja nesër me Hungarinë, pas kësaj ndeshjeje do të shikojmë Poloninë. Për ne dhe Hungarinë kjo është një ndeshje e rëndësishme. Shpresa jonë është që të bëjmë një ndeshje të madhe të arrijmë rezultat”.

Kapiteni i Kombëtares u shpreh se kjo skuadër mund të bëjë gjëra të mëdha, pasi këtë e kanë dëshmuar edhe në ndeshjen e fundit që zhvilluan ndaj Hungarisë, që i ka rritur edhe vetëbesimin. Ai theksoi se do të nisen drejt stadiumit nesër me të njëjtin ritëm si në ndeshjen e parë në Elbasan.

Ndeshja pa tifozë? “Kemi luajtur gati dy vite pa tifozë dhe ishte trishtim të luhet pa tifozë dhe tani që u kthyem sërish do të luajmë pa tifozë. Unë mendoj që futbolli në fund të fundit është për tifozët dhe edhe një fitore po të jenë tifozët, është shumë e madhe. Edhe ne kënaqemi më shumë po të jenë tifozët. Por jemi shumë të përqëndruar në ndeshjen e nesërme dhe nuk mendojmë shumë në këtë aspekt, por mendojmë të bëjmë lojën dhe të marrim fitoren”.

E vazhdojmë aty ku e kemi lënë? “Mendoj që këto ndeshje që kemi bërë na kanë ndihmuar shumë dhe të shikojmë edhe nivelin e kundërshtarit. Jemi shumë të sigurt që mund të bëjmë gjëra të mëdha dhe e kemi dëshmuar dhe kjo fitore me Hungarinë na ka ndihmuar shumë dhe na ka dhënë edhe më shumë vetëbesim për të vazhduar ëndrrën tonë. Unë shpresoj që nesër të marrim edhe një fitore të radhës që do të jetë diçka edhe më e madhe dhe shumë më shumë i afrohemi ëndrrës sonë dhe më pas edhe ndeshja ndaj Polonisë do jetë më e lehtë për ne”.

Pikat e forta të Hungarisë dhe ҫfarë prisni nesër? “Edhe më herët e kam thënë që Hungaria ka lojtarët shumë cilësorë por arma e tyre më e fortë është grupi. Nuk kanë yje që spikasin por si skuadër, si grup, kanë bërë gjëra të mira. Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat. Ne kemi fituar në ndeshjen e parë dhe do të nisemi nga ajo edhe këtë rradhë. Në Elbasan bëmë një ndeshje të mirë në mbrojtje ashtu si dhe në sulm ku krijuam shumë raste, kështu që shpresoj të vazhdojmë me atë ritëm dhe ta fitojmë ndeshjen”.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “pushkash arena” edy reja etrit berisha hungaria kampionatit botëror “katar 2022” “pushkash arena” edy reja etrit berisha hungaria kampionatit botëror “katar 2022”


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet