LIVE UPDATES
Bota

Regresi shqetësues i të drejtave të komunitetit LGBT në Evropën Lindore

24 Dhjetor 2021, 17:18 Nga DOSJA
Regresi shqetësues i të drejtave të komunitetit LGBT në

HUNGARIDuke nisur nga sulmet fizike, abuzimet online dhe ndryshimet në legjislacion, komuniteti LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor) në Evropën Lindore dhe atë Qendrore ka pasur pak momente të lumtura më 2021.

Qeveritë populliste në Poloni, Hungari dhe vende tjera, kanë shfrytëzuar situatat jostabile, zemërimin dhe frikën – të nxitura edhe nga udhëheqësit fetarë apo pandemia e koronavirusit – për të çuar përpara legjislacione kundër komunitetit LGBT. Megjithatë, sipas Evelyne Paradis, drejtore ekzekutive në degën evropiane të Asociacionit Ndërkombëtar për këtë komunitet (IGLA), ky trend është parë edhe në disa pjesë tjera të Evropës.

“Polonia dhe Hungaria nuk përbëjnë anomali. Në vitin që po e lëmë pas, ne kemi parë më shumë shtypje politike kundër komunitetit LGBT, rritje të vështirësive socio-ekonomike dhe përhapje të urrejtjes, qoftë në rrugë apo edhe në formatin online”, ka thënë Paradis.

Një sulm ndaj një qendre të këtij komuniteti në kryeqytetin bullgar, Sofje, i udhëhequr nga një lider i djathtës ekstreme, që ka kandiduar edhe në zgjedhjet presidenciale; një ligj i ri në Hungari që ndalon mësimet të cilat promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë; vende në Poloni të ashtuquajtura “zona të lira nga ideologjia LGBT”. Zemërim i madh është vërejtur ndaj një legjislacioni hungarez, i cili sipas kritikëve e barazon homoseksualitetin me pedofili, mirëpo sipas kryeministrit Viktor Orban i mbron fëmijët dhe familjen. Liderët e BE-së kanë dënuar legjislacionin hungarez dhe vetë Komisionarja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen e ka quajtur “të turpshëm”.

Mirëpo pothuajse të gjithë liderët e Evropës Lindore, ish-komuniste, nuk kanë pranuar që të nënshkruajnë një letër që dënon ligjin. Gjithë kjo situatë ka krijuar përplasje në kontinent, pasi disa analistë kanë thënë se po krijohet një “Bashkim i Evropës Lindore” duke u bazuar në pozicione që janë të kundërta me ato të BE-së për sundim të ligjit, të drejta të njeriut, të drejta të mediave dhe të drejta të komunitetit LGBT.

“Mendoj se e gjithë kjo qasje është shumë kundër Evropës. Shfaq shenja të krijimit të një lloj Perdeje të Hekurt”, ka thënë Marko Millosavljeviq, profesor i gazetarisë dhe mediave në Universitetin e Lubjanës, në disa komente për agjencinë e lajmeve Reuters.

Në kohën e rrëzimit të Murit të Berlinit më 1989, Evropa Qendrore dhe ajo Lindore kanë mirëpritur pjesëtarët e komunitetit LGBT. Në kthim edhe më madh në kohë, shumë shtete në rajon kanë qenë shumë më të avancuara në përmirësim të këtyre të drejtave, të paktën në letër.

“Në ish-Bllokun Lindor, këto shtete kanë qenë përparimtare për të drejtat e komunitetit LGBT. Polonia, për shembull, e ka dekriminalizuar homoseksualitetin më 1932”, ka thënë Agnieszka Koscianska, profesoreshë në Shkollën e Oksfordit për Studime Globale, gjatë një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Hungaria e ka dekriminalizuar homoseksualitetin më 1961, ashtu sikurse Çekosllovakia e atëhershme. Bullgaria ka vepruar njëjtë shtatë vjet më vonë, më 1968. Shtetet tjera po ashtu. Në Rumani, personi i fundit që është burgosur pse ka qenë homoseksual dhe ka ecur lirshëm në rrugë, është raportuar më 1998. Tri vjet më vonë, më 2001, ky shtet ka dekriminalizuar homoseksualitetin dhe i ka harmonizuar ligjet me ato të BE-së për të fituar anëtarësimin. Ish-Jugosllavia ka nisur po ashtu atëkohë që të shfuqizoj ligjet kundër homoseksualve. Megjithatë, homoseksualiteti ka vazhduar që të jetë i paligjshëm në Serbi dhe Kosovë deri më 1994, në Maqedoni deri më 1996 dhe në Bosnje-Hercegovinë deri më 1998.

Banorët e Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore dallojnë në qëndrime sa i përket komunitetit LGBT, tregojnë disa sondazhe. Shumica e respodentëve në të gjitha vendet e Evropës Perëndimore kanë mbështetur martesat mes personave të gjinisë së njëjtë, sipas të dhënave të Institutit Pew. Në pothuajse të gjitha vendet e Evropës Lindore – me përjashtim të Republikës Çeke – shumica kundërshtojnë diçka të tillë. Këto ndasi thellohen sa më shumë që një person niset drejt lindjes, ka thënë Jacob Poushter, drejtor në departamentin për pikëpamje globale në Pew.

Mbështetja e pozicionit se homoseksualiteti duhet të pranohet nga shoqëria, vërehet më së shumti në Evropën Perëndimore. Në Gjermani, mbështetja shkon në 86 për qind, në Holandë 92 për qind, ndërsa në Spanjë është 89 për qind. Mirëpo sapo të kalojmë zonën e ndasive këto shifra ulen derisa të arrijmë te Rusia”, ka thënë Poushter në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave të përpiluara më 2020, Poushter ka treguar se 47 për qind e personave në Poloni dhe 49 për qind e tyre në Hungari kanë thënë se homoseksualiteti duhet të pranohet. Në Bullgari, këto shifra bien në 32 për qind. Në Rusi, 14 për qind. Edhe në Republikën Çeke – më liberale se të tjerat – mbështetja shkon në 59 për qind. Ndonëse qëndrimet e përgjithshme mund të ndryshojnë, ndjenjat kundër komunitetit LGBT janë të lidhura kryesisht me lëvizjet e të djathtës ekstreme, si në Evropën Lindore, ashtu edhe atë Perëndimore, ka thënë, Heleen Touquet, udhëheqëse për vlera evropiane në Universitetin e Antverpit.

“Pjesëtarët e partive të së djathtës ekstreme kanë shfaqur qasje konservatore, heteronormative dhe binare sa i përket gjinisë dhe seksualitetit, që gjë e kufizon seriozisht të vetëshprehurit dhe lirinë e pjesëtarëve të komunitetit LGBT dhe personave që duan të sfidojnë ato që konsiderohen si norma tradicionale apo familjare. Kjo është diçka që ka të përbashkët e djathta ekstreme në Evropën Perëndimore me politikanë si (kryeministri sllovak) Janez Jansha, (kryeministri hungarez) Viktor Orban dhe partia udhëheqëse në Poloni, Ligji dhe Drejtësia”, ka thënë Touquet për Radion Evropa e Lirë.

Ndoshta jo edhe aq toksike, por qasja armiqësore ndaj komunitetit LGBT nuk është e kufizuar vetëm në klasën politike në Evropës Lindore. Në muajin korrik, 17 nga 27 liderët e vendeve të BE-së, kanë nënshkruar një letër të hapur, në të cilën është kritikuar legjislacioni i ri i Hungarisë. Estonia, Lituania dhe Letonia kanë qenë të vetmet vende ish-komuniste që e kanë nënshkruar atë. Në mesin e ndryshimeve në Kushtetutën Hungareze, të kryera në dhjetor të vitit 2020 është përfshirë edhe definicioni i familjes, duke e definuar atë si “martesë dhe marrëdhënie mes prindit dhe fëmijës”. Aty po ashtu është theksuar se “nëna është gruaja dhe babai është burri”.

Millosh Zeman, president i Republikës Çeke, i ka thënë televizionit CNN Prima më herët gjatë këtij vitit se transgjinorët e “neveritin”. Dunja Mijatoviq, Komisionare për të drejta të njeriut në Këshillin e Evropës, ka thënë në një shkrim të botuar në muajin gusht se komuniteti LGBT është duke u shënjestruar vazhdimisht nga politikanët popullistë.

Fajësimi i minoritetit LGBT është kthyer në taktikë nga ultra-konservatorët dhe politikanët nacionalistë të cilët e shpërfaqin veten mbrojtës të të ashtuquajturave ‘vlera tradicionale’ për të fuqizuar bazën e tyre apo për të qëndruar në fuqi. E kam vërejtur se stigmatizimi i komunitetit LGBT është vënë më shumë në pah gjatë proceseve zgjedhore”, ka thënë Mijatoviq.

Në Evropën Qendrore dhe atë Lindore, Rusia mund të jetë duke ushqyer këtë ndjenja, ka thënë drejtorja ekzekutive e Asociacionit Prano, Teodora Ion Rotaru. Grupet anëtare të këtij Asociacioni e organizojnë Festivalin vjetor të Krenarisë në Bukuresht.

Ne e shohim në media dhe media sociale një ndërhyrje të konsiderueshme të Rusisë, me qëllim të nxitjes së konfliktit. Ne e kemi parë këtë gjë kohën e fundit dhe me fushatën kundër vaksinimit, e cila ka disa elemente të njëjta me fushatat kundër të drejtave të komunitetit LGBT, sa u përket njerëzve dhe burimeve. Ne duhet ta kuptojmë se ekspertë të sigurisë veçse e shohin këtë lloj sjelljeje si pjesë të luftës hibride të Rusisë kundër BE-së, duke e sulmuar bllokun në vlerat themelore – liri, demokraci, sundim të ligjit dhe barazi”, ka thënë Rotaru për Radion Evropa e Lirë.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota hungaria kunder lgbtq komunitetit lgbtq ligji i hungarise per komunitetin lgbtq hungaria kunder lgbtq komunitetit lgbtq ligji i hungarise per komunitetin lgbtq

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet