Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka përballë tashmë Edi Ramën. Vendimi për të mos hequr dorë nga drejtimi i bashkisë Vlorë për të ndihmuar në fushatën elektorale të 25 prillit, Partinë Socialiste, i ka kushtuar rëndë Lelit. Sot, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh anëtarësisë së Partisë Socialiste ku kërkon përjashtimin e Lelit nga Partia. Rama i ka njoftuar strukturat se Leli nuk është më pjesë e PS dhe se është i përjashtuar edhe nga fushata elektorale.
“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona. Me mua dhe Damianin nuk do të dalë në fushatë. Nëse ka preferencë për ndonjë kandidat privatisht le ta ndihmojë, por jo me ne.”-thuhet në mesazhin që kryesocialisti i ka dërguar Asamblesë së PS.
Ndërkohë që një tjetër moment që zbulohet pas krisjes së raportit të tyre është edhe çasti kur Edi Rama mësoi se Dritan Leli nuk do të hiqte dorë nga posti i kryebashkiakut. “Zhduku mos të të shoh më në Bashki!”-i shkroi Rama-Lelit në telefonin personal pas refuzimit.
Ai nuk mori asnjë përgjigje, pasi Leli fiku telefonin duke mos i dhënë as përgjigje.
Po sot, kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur në një takim strukturat e PS ku po diskutohet largimi i Lelit nga çdo funksion. Nga ana e kryebashkiakut ka pasuar një heshtje që ka nisur që një javë më parë.
Kjo nuk është hera e parë që Dritan Leli është vënë në shënjestër të sulmeve nga Edi Rama. Në muajtë e verës, Rama shkoi në Vlorë ku e sulmoi publikisht Lelin si një kryebashkiak që nuk qëndron pranë njerëzve dhe nuk është në dijeni të problemeve të tyre.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur strukturat e Partisë Socialiste pas përplasjes që tashmë është bërë publike me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Le...
KAVAJË– Kryedemokrati Lulzim Basha nuk është përmbajtur përballë demokratëve të Kavajës. Numri një i PD-së sapo ka mbërritur në qytet dhe nuk është përmbaj...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelin, pasi ky i fundit refuzoi që të kandidonte në listat e PS-së për de...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi ditën e sotme ndodhitë e fundit nga Partia Socialiste. Teksa ishte rrugës për Kavajë, kryedem...
TIRANË– I pyetur se kush e këshillon për veshjen, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri të ditur se më shumë pyet bashkëshorten e tij, Aurelën....
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ishte rrugës për në Kavajë bëri të ditur se partia e tij do të bëjë atë që vendet e tjera anëtar...
KAVAJË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një komunikim virtual me ndjekësit e tij në ‘Facebook’, ndërsa udhëtonte drejt Kavajës pë...
TIRANË– Tashmë është zyrtare, mutacioni britanik i koronavirusit ka mbërritur në Shqipëri. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastir...
KAVAJË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjgijur pyetjeve të ndjekësve të tij në ‘Facebook’, ku është shprehur se të gjitha probleme...
TIRANË– Partia Socialiste ka realizuar një spot ironizues për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në videon e publikuar nga PS, shihet një gjyshe e cila ...