LIVE UPDATES
Bota

Refugjatët në Greqi: Kur një shtet shfuqizon të drejtën e azilit

27 Mars 2020, 19:09 Nga DOSJA
Refugjatët në Greqi: Kur një shtet shfuqizon të drejtën

GREQI-Në kohët e krizës së Coronës kufijtë janë mbyllur. Ajo që gati është harruar këto ditë është mbyllja e kufirit për azilkërkuesit në Greqi. Megjithë krizën, ajo mbetet një shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Liria e udhëtimit në Shengen për momentin ka marrë fund. Nga pikëpamja juridike e argumentuar: Në kodin e Shengenit për kufijtë thuhet qartësisht, që kontrollet kufitare për shkak të shëndetit publik janë të lejuara. Për të njëjtat arsye një shtet anëtar i BE mund t’ia refuzojë hyrjen në vend një qytetari nga vendet jashtë BE. Por përsa i përket të drejtës së azilit ekzistojnë rregulla të tjera.

Në një intervistë me gazetën “Welt am Sonntag” (08.3) zëvendësministri grek i Migracionit, Georgios Koumoutsakos i referohet një kushti në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut për të justifikuar shfuqizimin e përkohshëm të të drejtës së azilit në Greqi. “Neni 15 i konventës ECHR trajton rastin e emergjencës. Këtë situatë kemi tani. Në këtë rast mund të ketë rregulla të jashtëzakonshme”, thotë politikani konservator.

Refugjatët – një rast emergjence?

Vërtet, neni 15 parashikon që një shtet “në rast lufte apo në rast të një emergjence tjetër të jashtëzakonshme publike, që kërcënon jetën e kombit” mund të reduktojë detyrimet e tij të së drejtës ndërkombëtare. Por, se kur hyn në fuqi një rast i tillë, kjo nuk shpjegohet më hollësisht. Eksperti për azilin nga Mynihu, Constantin Hruschka e kritikon qëndrimin e Greqisë. E drejta e azilit përmban edhe të drejtën e shtrimit të kërkesës për azil, paralajmëron ai në bisedë me Deutsche Wellen. Ndryshe nga sa e paraqet qeveria greke, në rastin e Greqisë nuk bëhet fjalë për një rast emergjence si e parasheh konventa. Përveç kësaj: Në nenin 15 ekziston edhe paragrafi 2, që thotë, se nuk duhen bërë lëshime në drejtim të ndalimit të veprimeve jonjerëzore dhe poshtëruese”, thotë Hruschka.

Një rast precedent për shfuqizimin e së drejtës së azilit bazuar në nevojën e emergjencës së ECHR nuk ka pasur. Por në vitin 1961 Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dha një vendim bazë gjyqësor në rastin Lawless lidhur me rastin e emergjencës të parashikuar në konventë  Në këtë rast bëhej fjalë për arrestimin dhe burgosjen e një anëtari të “Ushtrisë Republikane Irlandeze”, IRA. Në rastin konkret, gjykata e mbështeti rastin e emergjencës dhe deklaroi, se shteti ka kompetencë, “hapësirë të gjerë veprimi” për çështjen, nëse kemi të bëjmë me një rast emergjence apo jo. Por edhe kjo hapësirë veprimi i nënshtrohet kontrollit. Nga autoritetet duhet respektuar edhe parimi i proporcionalitetit.

Sipas ekspertit Hruschka, Greqia mund të krijojë një zonë tranziti dhe të marrë në shqyrtim aty kërkesat për azil. Po si mund të bëhet kjo në tokën e askushit, në kufirin turk-grek? Për këtë ka shembuj, jo aq në Europë, thotë Hruschka. “Nëse kujton situatën mes Tunizisë dhe Libisë në kohën e Pranverës Arabe, pikërisht kjo u bë. Me ndihmën ndërkombëtare u ngrit një sistem kujdesi dhe u përpunuan njëri pas tjetrit kërkesat. Këtë Greqia nuk mund ta bëjë vetëm, problemi do zgjidhur në nivel europian.

Vendim orientues nga Strasburgu

Vëmendjen e tërhoqi në Greqi vendimi më i ri i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me politikën e migracionit. Gjykatësit e Straburgut e deklaruan për të ligjshme një kthim të përgjithshëm të migrantëve në gardhin kufitar mes Marokut dhe eksklavës spanjolle të Ceutas. Arsyetimi: Të prekurit e kishin sjellë vetë veten përmes hyrjes ilegale në “një situatë të paligjshme”. Shumë analistë në Greqi e interpretojnë këtë vendim gjykate si një mbështetje ligjore të vonnuar madje. “Vendimi ofron një bazë juridike për kthimin kolektiv të atyre që kanë udhëtuar ilegalisht”, deklaron eksperti i së drejtës, Panajotis Stathis në portalin ekonomik Capital.gr. Kurse eksperti i azilit, Hruschka mendon ndryshe. Në këtë procedurë Spanja kishte ngritur pretendimin, se ka edhe rrugë hyrjeje legale. Mund të aplikoje për azil edhe në pika kufitare spanjolle në afërsi. Por pikërisht kjo nuk është e mundur në kufirin grek, deklaron eksperti.

Marrë nga: DW

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi refugjatet ne greqi koronavirusi në greqi refugjatet ne greqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet