LIVE UPDATES
Aktualitet

Refugjatët afganë të pakënaqur në Shqipëri, presin me shpresë vizën amerikane

31 Janar 2022, 12:12 Nga DOSJA
Refugjatët afganë të pakënaqur në Shqipëri, presin

TIRANË-Vija bregdetare shqiptare është e mbushur me turistë vendas dhe të huaj që po mbyllin pushimet verore. Por qyteti bregdetar i Durrësit nuk është vetëm vend për të kaluar pushimet. Është gjithashtu strehë e përkohshme për qindra refugjatë afganë.

Atyre u janë vënë në dispozicion një sërë hotelesh. Në një prej hoteleve të Durrësit ne donim të kontaktonim nga afër me refugjatët, por policia vendase nuk na e mundëson këtë. “Ata janë në karantinë. Gazetarët nuk lejohet këtu,” na bëjnë me dije. Përmes kangjellave të një porte të stërmadhe shikojmë disa fëmijë që luajnë të lumtur në pishinën e hotelit. Vetëm pak ditë më parë, këta të evakuuar po përjetonin agoninë për të lënë pas atdheun e tyre.

Ndërkohë edhe në Tiranë, në konviktet e Qytetit Studenti, është krijuar hapësirë për refugjatët afganë. Dy javë më parë, Shqipëria ra dakord të strehonte të paktën 4,000 refugjatë nga Afganistani.

“Përkohësisht” tha kryeministri Edi Rama në atë kohë

Fjala përkohësisht po përdoret shumë kohët e fundit. Dhe sa më shumë përdoret, aq më shumë njerëzit pyesin për kohëzgjatjen. “Kush e di se sa gjatë do të qëndrojnë refugjatët afganë,” na thotë një burrë, duke tundur kokën plot mosbesim. “Ne kemi një ekonomi në të cilën njerëzit ende lypin. Ne duhet të gjejmë bukën e përditshme në kazanët e plehrave, e kuptoni?”

Detyrim për të ndihmuar

Njerëz që pyesim në rrugët e Tiranës thonë se Shqipëria si anëtare e NATO-s e ka për detyrë të ndihmojë aleatin e saj, Shtetet e Bashkuara. Administrata e Biden i kërkoi Ramës të strehojë refugjatë afganë derisa ata të verifikohen dhe t’u miratohen vizat amerikane.

Verifikimi dhe miratimi i vizave amerikane për refugjatët afganë mund të zgjasë deri në një vit

“Kjo mund të zgjasë deri në një vit,” thotë Alban Dafa, ekspert i çështjeve të sigurisë në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë. “Por qeveria nuk ka dhënë informacion të mjaftueshëm për të gjithë procesin.” Ai është i shqetësuar se situata mund të çojë në një refuzim në rritje të të evakuuarve afganë brenda popullsisë shqiptare, dhe ai gjithashtu ngre pyetjen se çfarë do të ndodhë me ata që nuk lejohen të shkojnë në SHBA – “ata refugjatë që do të bllokohen në Shqipëri “.

Një vend i sigurt

Të paktën 600 afganë kanë mbërritur në Shqipëri deri tani. Khanbik Sadiq, i cili mbërriti në Tiranë nga Kabuli, është njëri prej tyre. 22-vjeçari mund të mos e dijë se ardhja e tij dhe e refugjatëve të tjerë është bërë çështje politike këtu: ai është thjesht i lehtësuar që është në një vend të sigurt, tani për tani.

Reporterja e DW-së, Fanny Facsar, duke biseduar nga afër me refugjatë afganë

I buzëqeshur tregon se kur dëgjoi se do të shkonte në Shqipëri, nisi të kërkojë në internet. “Kërkova: ku ndodhet? Cilat janë vendet fqinjë? Më pas i thashë familjes sime se Shqipëria është një vend shumë i mirë”, thotë ai, duke përdorur të gjitha fjalët që di në gjuhën angleze.

SHBA: Partner për përparim

Tingëllon mjaft logjike që Shqipëria u pajtua me kërkesën e SHBA-ve për të pritur refugjatët afganë. Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan, i cili në vetvete ka një histori të gjatë luftërash. Rrugë të ndryshme në Shqipëri mbajnë emrin e ish-presidentëve amerikanë. Imazhi i Shteteve të Bashkuara si një partner për përparim është i ngulitur thellë në mendjet e njerëzve, pavarësisht nëse aktualisht ka ndonjë përparim apo jo.

Por Shqipëria po përpiqet të krijojë perspektiva për qytetarët e saj dhe shpesh është e shqetësuar nga tensioni i brendshëm midis qeverisë së rizgjedhur Rama dhe opozitës. Është një vend i drobitur nga korrupsioni, varfëria dhe mungesa e zgjidhjeve.

Të paktën një vit kohë për t’u “skanuar” për vizat amerikane

Ndërsa analistët vendas dhe ndërkombëtarë janë të zënë duke shpjeguar se çfarë do të thotë në të vërtetë marrëveshja SHBA-Shqipëri për të pritur refugjatë, duket shumë ironike të shohësh një kopje të Statujës së Lirisë në shitje në një lagjje në dalje të Tiranës. “Për 10.000 euro statuja është e juaja,” thotë shitësi – një pasuri e tërë, kur merr parasysh se qytetarët shqiptarë fitojnë mesatarisht 400 euro në muaj, madje edhe shumë më pak në zonat rurale.

Kopje e Statujës së Lirisë, në shitje për 10.000 euro në perferi të Tiranës

Khanbik Sadiq shpreson që së shpejti të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara. Në fund të fundit, kjo është ajo që u premtohet të gjithëve këtu. “Ata duhet të na çojnë në një vend tjetër, në SHBA,” thotë ai. Pasi të arrijë atje, dëshiron të vazhdojë të studiojë inxhinieri. Edhe pse “Shqipëria është një vend fantastik, por për t’u arsimuar, SHBA-të janë më të mira,” thotë ai.

Khanbik Sadiq, refugjat afgan në Tiranë

Aktualisht është e paqartë se cilët afganë do të arrijnë destinacionin e tyre dhe kur. Procesi i verifikimit për SHBA nuk ka filluar ende. SHBA aktualisht po sigurojnë që mijëra refugjatë afganë të vendosen në të ashtuquajturat “vende tranzit” në Ballkan: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Pjesa tjetër do të jetë politikë, që do të luhet brenda rajonit të Ballkanit./DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet afgane afganet ne shqiperi shqiperi afgane afganet ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet