LIVE UPDATES
Bota

Refugjatët afganë në Stamboll, përpjekje për të shkuar në vende të tjera

2 Shtator 2021, 15:43 Nga DOSJA
Refugjatët afganë në Stamboll, përpjekje për të

TURQI– Në mesin e afganëve që mbërrijnë në Turqi pas ikjes nga talebanët janë edhe ata që luftuan përkrah forcave të NATO -s. Ata tani po kërkojnë ndihmë nga vendet me të cilat kanë punuar.

Youssef, pilot helikopteri i ushtrisë afgane, tregon fotografitë e forcave të NATO-s me të cilat ai ishte angazhuar në luftën kundër talebanëve. Ai thotë se ky bashkëpunim e vuri atë në shënjestër të talebanëve, duke e detyruar të ikte në Stamboll pak para se talebanët të merrnin Kabulin.

Tani ai po kërkon vizë nga vendet e NATO -s.

“Këshilltarët tanë ishin nga Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania. Ne punuam me njëri-tjetrin në luftën kundër kryengritësve. Tani ne nuk mund të qëndrojmë në Afganistan, sepse të dhënat dhe informacionet tona janë në duart e talebanëve”, thotë Youssef, pilot i ushtrisë afgane.

Youssef është bashkë me një shok të tij, një pilot tjetër afgan, i cili nuk dëshiron të identifikohet. Ai erdhi në Stamboll tre muaj më parë pasi mori kërcënime me vdekje nga talebanët. Duke treguar aplikimet e tij të shumta për viza nga vendet e NATO -s, ai thotë se Youssef do të presë një kohë të gjatë.

“Unë provova Gjermaninë dhe Kanadanë, por ende nuk kam patur fat me asnjërin prej këtyre vendeve. Unë kam punuar me gjermanët dhe britanikët, kemi punuar përkrahë njëri-tjetrit, duke planifikuar misione, duke kryer misione kundër talebanëve. Por, është zhgënjyese kur në kohë të vështira ju nuk merrni ndihmë nga një mik apo koleg”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Pilotët afganë jetojnë në distriktin Zejtinburnu të Stambollit, të quajtur nga vendasit “Afganburnu”, për shkak të popullsisë së tij të madhe afgane. Shumë prej tyre kanë ikur nga konflikti afgan vite më parë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka përjashtuar mundësinë e pranimit të një vale të re afganësh, duke thënë se vendi i tij tashmë ka pranuar pesë milionë refugjatë, kryesisht nga lufta civile siriane.

Qeveria turke madje po refuzon të lejojë vendet e NATO -s që të përdorin Turqinë për të shqyrtuar kërkesat e afganëve për viza.

“Qeveria turke nuk po i regjistron ata brenda Turqisë. Ata nuk mund të aplikojnë për azil brenda Turqisë. Pra, në Turqi ata jetojnë si refugjatë të paligjshëm, si njerëz pa dokumente”, thotë Ali Hekmat nga Shoqata Solidariteti për Refugjatët Afganë.

Dy pilotët afganë po qëndrojnë në vend me viza turistike të cilat së shpejti do të skadojnë.

Ditët e fundit, shoku i Youssef-it mori një lajm të mirë se gruaja dhe tre fëmijët e tij u evakuuan nga Kabuli dhe Shtetet e Bashkuara tani po shqyrtojnë çështjen e tij.

Por Youssef-i mendon për gruan dhe dy fëmijët e tij ende të bllokuar në Kabul.

“Unë e kam mendjen tek familja ime, nëse ata janë të sigurt. Unë jam i sigurt por jam i shqetësuar për sigurinë e familjes”, thotë ai.

Ndërsa asnjëri prej këtyre dy pilotëve nuk e di kur, ose nëse do të largohen nga Stambolli dhe nëse do të ribashkohen me familjet e tyre, ata thonë se janë me fat që kanë shpëtuar nga talebanët./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota evakuimi i afganëve lufta ne afganistan evakuimi i afganëve lufta ne afganistan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet