LIVE UPDATES
Politike

Video e Komisionit u fshi nga Kuvendi/ Albana Vokshi: Rama po “minon” parlamentarizmin, PD nuk tërhiqet

28 Shtator 2021, 12:25 Nga DOSJA
Video e Komisionit u fshi nga Kuvendi/ Albana Vokshi: Rama po

TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë fshiu ditën e sotme videon e Komisionit të Shëndetësisë, në momentin kur kryetarja Albana Vokshi po tregonte dy fotografi. Në një deklaratë për mediat, jashtë sallës së Kuvendit, Vokshi u shpreh se janë shkelur të gjitha rregullat e Kushtetutës për zhvillimin e komisioneve. Vokshit tha se kjo që u bë ditën e sotme është e paprecedent e se video është fshirë nga të gjitha faqet e Kuvendit të Shqipërisë.


Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi:

Sot iu hoq e drejta e fjalës opozitës brenda komisionit parlamentar.Sot ju gazetarët, nuk u lejuat që të futeshit brenda dhe të ndiqnit mbledhjet e Komisionit të Shëndetësisë, pavarësisht kërkesave të mia, të njëpasnjëshme, në shkelje të vendimit të Kuvendit.Por sot ka ndodhur edhe një ngjarje tjetër shumë e rëndë.
Bazuar edhe në vendimin e njëanshëm, të kundërshtuar nga anëtarët e opozitës në Konferencën e Kryetarëve, ku i lihej kompetencë komisioneve që të vendosnin “nëse do kishte prani fizike apo mbledhje online”, unë dje kam njoftuar, në funksionin tim si kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, kam njoftuar praninë fizike, pra mbledhje të zhvillohej me praninë fizike të deputetëve.Jo vetëm që nuk u mor asnjë masë për realizmin e kësaj mbledhje, por përkundrazi, sot jemi bllokuar edhe stafi i Kuvendit, nga stafi i administratës së Kuvendit. Ka qenë sekretari i Përgjithshëm iKuvendit i cili ka urdhëruar largimin e stafit të komisionit, në mes të mbledhjes së komisionit, ku unë i kisha dhënë fjalën për procedurë deputetëve të pranishëm në mbledhjen e komisionit.Unë kërkoj që të merren masa urgjente për këdo që sot ka tentuar të minojë parlamentarizmin, ka tentuar të bllokojë fjalën e deputetëve të opozitës në Kuvend.Është e paprecedentë që Kuvendi t’i mbyllë gojën opozitës dhe t’i mbyllë çdo kanal komunikimi me publikun.A e dini që urdhëruan ndërprerjen e transmetimit live në RTSH Kuvend!
A thua se RTSH-ja nuk është transmetues publik i cili paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë por është televizion privat i Edi Ramës.Më tej na fshin fare edhe nga faqja e “Facebook”, nga rrjetet sociale dhe nga çdo web, portal të Kuvendit; sikur ne nuk ishim fare, sikur ne nuk po zhvillonim mbledhje.Pse e bën këtë?Sepse kanë frikë nga fjala e lirë.Janë mësuar me kukulla.Janë mësuar me fasadë.
Por ta harrojnë se këtë do ta bëjnë me Partinë Demokratike.Çfarë bëmë ne sot që ata kishin frikë?
Sot treguam që ky kryeministër që mashtron gjoja i “shtrin dorën opozitës” , që kjo qeveri dhe kjo maxhorancë kanë dy standarde.Kanë një standard për qeverisjen e vet, për aktivitetet e veta politike. Por ka edhe një standard tjetër për opozitën; që opozita nuk duhet të duket në publik, opozita nuk duhet të ketë të drejtë fjale.Tregova me fakte, me prova, ja ku i keni:
Koncerte gala të kryeministrit, pa maskë me qindra njerëz brenda një salle.Ja ku e keni Damian Gjiknurin në aktivitetet politike të Partisë Socialiste, dhjetëra njerëz pa maska, pa distancim social.
Këtu keni një mbledhje qeverie. Çfarë ndryshon një mbledhje qeverie me një mbledhje komisioni? Çfarë ka ndryshe? Pse Edi Rama mund ta mbledhë qeverinë me ministret e tij dhe ne nuk mbledhim dot anëtarët e komisionit?Ja ku e keni ministren Spiropali. Çfarë ndryshon një mbledhje komisioni me këtë aktivitet politik të saj?
Ja ku e keni ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, ja ku e keni në Dibër. Pra, një standard për maxhorancën që lejohen të zhvillojnë këto aktivitete, por jo, opozitës nuk i lejohet kjo. Ja ku e keni Taulant Ballën. Ju ku e keni kryetarin e Bashkisë. Ku janë protokollet e sigurisë? Me fëmijë, pa distancim social bashkë me ministren Kushi. Ajo që ka ndodhur është se kjo qeveri dhe Edi Rama kanë frikë nga opozita. Ne lirinë Edi Ramës nuk do ia falin. Do të jemi aty në komision. Do jemi fizikisht në komision. Do kemi në përballemi në komision.
Ndaj ne do të vazhdojmë të kërkojmë, do të vazhdojmë të kërkojmë që nesër mbledhje në komision me prani fizike të deputetëve. Dhe administrata e Kuvendit është e detyruar që të sigurojë praninë fizike brenda rregullave të distancimit social.Edhe një herë e përsëris, Partia Demokratike do vijojë betejën e saj, për të treguar të vërtetat e dhimbshme në komisionin Parlamentar të Shëndetësisë dhe në të gjitha komisionet e tjera.

Mblidhen komisionet parlamentare/ ‘Dështon’ ai i Ligjeve, përplasje mes Kryetares dhe opozitës, Bylykbashi: Na u mohua e drejta e fjalës

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albana vokshi debati per komisionet parlamentare albana vokshi debati per komisionet parlamentare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet