LIVE UPDATES
Aktualitet

Rikthimi në auditore! Çfarë ndodhi sot në disa qytete (REAGIMET e studentëve)

18 Tetor 2021, 09:01 Nga DOSJA
Rikthimi në auditore! Çfarë ndodhi sot në disa qytete

TIRANË – Universitetet në Shqipëri kanë nisur mësimin ditën e sotme dhe procesi nuk kaluar pa incidente. Pas një viti mësim online, studentët po kthehen në auditore, por asnjë student i pavaksinuar apo që nuk është i pajisur me tampon negativ, nuk do të lejohet të hyjë në auditore ditën e sotme. ‘Faxnews’ paraqitet situatën në disa qytete të vendit.

Në Tiranë, studentët shprehen se një pjesë janë nderë të detyruar të vaksinohen për të mos humbur vitin kurse disa të tjerë shprehen se nuk kanë dëshirë të vaksinohen dhe nuk është e drejtë të detyrohen për këtë gjë. Ja si kanë reaguar disa prej studentëve nga vendimi për moslejimin në auditore dhe marrjen e vaksinës;

“Po jam vaksinuar vetëm me njërën për momentin me Astra Zeneca. Ishte vaksinë që e zgjodha unë. Nëse nuk do të ishte me detyrim nuk do të isha vaksinuar. Kjo në njëfarë mënyrë me detyroi”, thotë një prej studenteve. “Jam vaksinuar me Pfizer me të dyja dozat me dëshirë të plotë. U konsultova me prindërit dhe me mjekët. Jam vaksinuar me dëshirë jo për faktin se ka qenë me detyrim. Nëse nuk do ishim kthyer në auditor edhe këtë vit, do vazhdoja mesimin online si gjithë të tjerët”, thotë një tjetër.

Në Elbasan ka nisur pa penalizime viti i ri akademik per studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Rektorati vendosi të mos i lërë studentët jashtë auditoreve sot, duke qënë se një përqindje e vogël  janë vaksinuar. Studentët e pavaksinuar pohojnë se nuk janë vaksinuar dhe shpresojnë të mos vaksinohen me detyrim, ndërsa të tjerë të vaksinuar pohojnë se e kanë marrë dozën vetëm se fundmi.

“Nuk e kemi bërë vaksinën. Do hyjmë si gjithë të tjerët që nuk e kemi bërë. Nuk e besoj ta bëj, nuk kemi ndërmend ta bëjmë. Nuk e dimë a do na pranojnë, në rast të tillë do mundohemi të bëjmë vaksinën skemi çfarë të bëjmë”, shprehet një prej tyre.

“Nuk kam dëshirë ta bëj. Nuk kam ndonjë informacion por nëse do të humbisja vitin do detyrohesha ta bëja“, perfundon një tjetër student.

Në Gjirokastër reagimet janë të përziera. Dikush e ka bërë vaksinën e dikush vetëm një dozë.

“E kam bërë, vaksinën por vetëm dozën e parë. E kam bërë në qendrën shëndetësore, por nuk e kam marrë certifikatën e kam harruar. E kam bërë me dëshirë se nuk më detyron dot njeri mua”, thotë një prej studenteve.

“I kam bërë të dyja dozat, e kam marrë edhe çertifikatën me vete“, shton një tjetër.

“E kam bërë vaksinën por vetëm sepse isha e detyruar”, është reagimi tjetër.

Në Durrës studentët janë të paqartë si do të veprohet për këtë vit akademik pasi ka studentë të cilët janë paraqitur ditën e sotme pa test PCR apo certifikatë vaksinimi. Kanë qenë të shumë ata të cilët kanë deklaruar se nëse nuk do të lejohen në auditore të pavaksinuar, do të lënë shkollën.

“Me shumë emocione por do e marr me sportivitet. Nuk e kam bërë vaksinën, absolutisht nuk do e bëja. Nuk do jem dakord të bëj as testin. Po qe kështu do e lë shkollën fare. Do gjej një rrugëzgjidhje por vaksinën nuk do e bëj”, thotë i vendosur një prej studentëve.

“Nuk dua të bëj as vaksinën as testin, shumica nga ne nuk e përballojmë dot, mund edhe të lë vitin shkollor por vaksinën nuk do e bëjmë. Ne jemi ngritur edhe në protestë por prapë nuk kishte ndonjë ndryshim“, thotë një tjetër.

Një situatë e ngjashme është edhe në Shkodër ku numri i studentëve të vaksinuar është shumë i ulët dhe nuk dihet sesi do të procedohet më tej. Kurse në Vlorë nuk janë lejuar të hyjnë në auditore studentët e pavaksinuar.

LAJMI KRYESOR: Viti i ri akademik nis me tensione! Studentët në auditore, kusht vaksinimi ose testi

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve protesta e studenteve 18 tetor 2021 studentët viti akdemik 2021-2022 protesta e studenteve protesta e studenteve 18 tetor 2021 studentët viti akdemik 2021-2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet