LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Raporti sekret i Feçor Shehut në 1980-ën për Enver Hoxhën: Në pikën kufitare Zogaj, edhe pse pesë herë u ndez prozhekto

18 Prill 2021, 07:17 Nga DOSJA
Raporti sekret i Feçor Shehut në 1980-ën për Enver

Dashnor Kaloçi/ Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), që i përkasin vitit 1980, të cilat janë shkëputur nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër sekret”, ku ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, Feçor Shehu informon personalisht sekretarin e parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Enver Hoxha, për një sërë problemesh dhe ngjarjesh tepër shqetësuese që kishin ndodhur nga gjatë atij viti, si p.sh: “Mbi disa çështje të veprimtarisë armiqësore e keqbërse gjatë muajve korrik-gusht dhe ngjarjet negative në rradhët e vetë efektivave të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, “Mbi arratisjet e ndodhura nga muaji janar deri në 30 korrik 1980”, “Informacion nga sekretari i parë i komitetit të Partisë së rrethit të Dibrës, shoku Jovan Bardhi, për ngjarjen e jashtëzakonshme të ndodhur në fshatin Vajmëdhenj të Kooperativës Bujqësore të Muhurrit”, “Informacion nga Zija Koçiu, për ngjarjen e jashtëzakonshme të ndodhur në Tiranë natën e 20 dhe 22 tetorit 1980, ku 10 automjeteve të përfaqësive të huaja diplomatike, u janë çarë gomat me thikë”, etj., etj.

“Komunistë e kuadro të veçantë të Degës së Punëve të Brendshme Shkodër, nisur nga ajo që muajt e fundit nuk kishte pasur arratisje, në vend që të merrnin masat e duhura për të rritur vigjilencën ndaj njerëzve me tendenca të tilla, filluan të flasin se: ‘këtë vit jemi më mirë, ngjarje kemi më pak, shërbimi është revolucionarizuar, kuadrot dhe efektivi është i tendosur’, kur tamam në këtë periudhë të vitit të kaluarë, në këtë rreth kanë ndodhur arratisje, si p.sh., rasti më flagrant ai i elementit armik Nikoll Hysaj nga Vermoshi, që mundi të arratiset edhe pse prej kohësh ishte nën vëzhgimin e organeve tona të Sigurimit dhe atyre Kufitare. Për këtë arsye dhe për mungesë të ndjenjës së përgjegjësisë, Kryetari i Degës, sekretari i Komitetit të Partisë dhe Shefi i Policisë, në këtë kohë shkuan me leje. Teshat e një personi që ua arratis në sektorin e pikës kufitare Reç, shërbimi i kufirit i gjeti pas 8 ditësh”.

Kështu thuhet në mes të tjerash në një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), që mban datën 29.IX.1980, ku ndodhet një raport-informacion i cili është shkëputur nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër sekret”, ku ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, Feçor Shehu informon personalisht sekretarin e parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Enver Hoxha, për një sërë problemesh dhe ngjarjesh tepër shqetësuese që kishin ndodhur nga gjatë gjithë vitit 1980, si p.sh:

“Mbi disa çështje të veprimtarisë armiqësore e keqbërse gjatë muajve korrik-gusht dhe ngjarjet negative në rradhët e vetë efektivave të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, “Mbi arratisjet e ndodhura nga muaji janar deri në 30 korrik 1980”, “Informacion nga sekretari i parë i komitetit të Partisë së rrethit të Dibrës, shoku Jovan Bardhi, për ngjarjen e jashtëzakonshme të ndodhur në fshatin Vajmëdhenj të Kooperativës Bujqësore të Muhurrit”, “Informacion nga Zija Koçiu, për ngjarjen e jashtzakonëshme të ndodhur në Tiranë natën e 20 dhe 22 tetorit 1980, ku 10 automjeteve të përfaqsive të huaja diplomatike u janë çarë gomat me thikë”, etj etj.

Nga kjo dosje voluminoze që Memorie.al ka publikuar edhe më parë disa dokumenta, në numrin e sotëm po publikojmë dokumentin me temë: “Mbi arratisjet e ndodhura nga muaji janar deri në 30 korrik 1980”

Sekret

I N F O R M A C I O N

MBI ARRATISJET E NDODHURA NGA MUAJI JANAR DERI NE KORRIK 1980

Prej janarit deri në korrik 1980, nëpërmjet kufirit shtetëror tokësor realizuan qëllimin e arratisjes 12 persona: kurse gjatë gjithë vitit 1979, u arratisën 21 të tillë. Personat e arratisur u përkasin: 6 Shkodrës, 3 Korçës, nga një Erseka dhe Tropoja dhe një rrethi i Beratit. Nga materialet dhe problemet në ndjekje, si dhe nga analiza e bërë pas këtyre ngjarjeve, del qartë se:

Armiku po nxit vazhdimisht tendencën e arratisjes në rrethet kufitare dhe ato të thellësisë. Vetëm në rrethin e Shkodrës, aktualisht ndiqen 24 individë për tentativë arratisje.

Krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e tentativës së arratisjes, e kanë kryer në më të shumtën e rasteve element të rinj të moshave deri në 35 vjeç, një pjesë me prejardhje armiqësore, disa me përbërje të mirë politike, por të ç’thurur nga ana morale.
Forca zbuluese e goditëse e disa organeve kufitare si vitin e kaluar dhe këtë vit ka qenë realisht e dobët. Në vitin 1979, tentuan ta kalojnë kufirin 28 persona dhe nga forcat e kufirit dhe populli, u kapën vetëm 7 vetë prej tyre, kurse këtë 7-mujor, nga 13 të tillë, u kap vetëm një nga populli.

Shkaqet e arratisjes të ndodhura janë kryesisht dobësitë që ekzistojnë në fushën e punës operative, të drejtimit të shërbimit të kufirit dhe të mungesës së vigjëlencës revolucionare. Dega e Punëve të Brendshme të rrethit të Korçës, edhe pse kishte të dhëna të plota për qëllimin e arratisjes të një elementi armik, nuk mundi ta godasë atë vetëm për mungesë të theksuar vigjilence e kordinimi midis sektorëve të Sigurimit, të Kufirit dhe atij të Hetuesisë.
Duke mbajtur parasysh faktin se gjatë një muaji në rrethin e Shkodrës ndodhën tre arratisje me gjashtë persona, ose 50 % e atyre që realizuan këtë gjë gjatë shtatë muajve në shkallë republike, ndoqëm nga afër analizën që i bëri këtij problemi të mprehtë Byroja e Komitetit të Partisë së rrethit. Nga kjo mbledhje u arrit në përfundimin se në këtë rreth për arratisjet, kanë ndikuar disa shkaqe:

Kanë akoma vlersime jo reale e me eufori të gjendjes.

Komunistë e kuadro të veçantë të Degës së Punëve të Brendshme Shkodër, nisur nga ajo që muajt e fundit nuk kishte pasur arratisje, në vend që të merrnin masat e duhura për të rritur vigjilencën ndaj njerëzve me tendenca të tilla, filluan të flasin se: ‘këtë vit jemi më mirë, ngjarje kemi më pak, shërbimi është revolucionarizuar, kuadrot dhe efektivi është i tendosur’, kur tamam në këtë periudhë të vitit të kaluar, në këtë rreth kanë ndodhur arratisje, si p.sh., rasti më flagrant ai i elementit armik Nikoll Hysaj nga Vermoshi, që mundi të arratiset edhe pse prej kohësh ishte nën vëzhgimin e organeve tona të Sigurimit dhe atyre Kufitare. Për këtë arsye dhe për mungesë të ndjenjës së përgjegjësisë, Kryetari i Degës, sekretari i Komitetit të Partisë dhe Shefi i Policisë, në këtë kohë shkuan me leje. Teshat e një personi që ua arratis në sektorin e pikës kufitare Reç, shërbimi i kufirit i gjeti pas 8 ditësh.

Praktika në disa raste po vërteton se sektorë, komunistë dhe kuadro nuk janë të tendosur në krye të detyrës. Natën që u bë arratisja e dy personave në sektorin e pikës kufitare në Zogaj, ishin me shërbim, në atë drejtim, dy njësi shërbimi, pesë herë u ndez prozhektori, e megjithatë, këta armiq nuk u zbuluan dhe të asgjesoheshin. Punëtori operativ dhe e punëtori i policisë së së pikës së kufirit, Lëpushë, tani ngrihen e thonë: “Po të ishim pyetur për këta persona, ne nuk do të qemë dakord të punonin në atë ekspeditë gjeologjike”.

Sigurimi dhe Kufiri nuk kishin vlersuar faktin se këta element armiq të veçantë, po shfrytëzojnë drejtimet e pa mbyllura me sistemin e pengesës elektro-sinjalizuese. Organi i Sigurimit nuk kishte mbuluar me forcë sinjalizuese ekspeditën gjeologjike, e cila vepron në zonën e Vermoshit. Vazhdojnë rastet e mungesës të informimit reciprok midis kuadrove të Degës dhe atyre të terreni, për ndryshimet që ndodhin në zonë dhe individë të caktuarë. Në repartin e kufirit, këtë 7 mujor ka pasur mbi 30 raste negative në shërbim, çka dëshmon për nënvleftësimin të veprimtarisë së armikut dhe uljen e vigjilencës në detyrë.

Ngjarjet kanë ndodhur si rrjedhim edhe i qëndrimeve liberale në zbatimin e ligjës.
Sektorët e Degës së Punëve të Brendshme kanë bërë lëshime në zbatimin e normave që përcaktojnë urdhrat për regjimin e kufirit. Pas ngjarjeve, nga kontrollet e ushtruara, në zonën e Vermoshit u gjendën 14 fëmijë dhe disa familje të punonjësve, të cilët nuk kishin as qendrën e banimit, e as atë të punës. Disa këshilla popullore, jo vetëm që nuk zbatojnë kriteret e caktuara, por në ndonjë rast shpërdorojnë të drejtën e tyre për të dhënë leje personave që kërkojnë të venë në zonat kufitare. Kryetari i Këshillit Popullor të fshatit Tamarë, u kishte dhënë leje në vijën e kufirit katër personave nga një familje me përbërje të keqe politike dhe me të arratisur jashtë shtetit.

E theksuar del në këtë drejtim puna formale dhe me bujë.
Gjatë vitit 1980, në disa zona kufitare u zhvilluan aktive të gjera me kuadro e punonjës për problemin e vigjëlencës dhe të forcimit të regjimit kufitar, por pikërisht këtë vit, nga 189 shkelës të regjimit, populli i këtij rrethi kapi vetëm 18 prej tyre, pra më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kjo tregon se në ato që thuhen në këto aktive, nuk venë si duhet në masat e popullit.

Ka organe e organizata partie të terrenit që përgjegjësinë për këto ngjarje, e kërkojnë jo në dobësitë dhe të metat e punës së tyre, por te të tjerët.
Sekretari i organizatës së partisë së Uzinës “Drini”, ku kishin punuar dy të rinj që u arratisën, në vend që të analizonte punën e përgjegjësinë e organizatës së Partisë në rastin konkret, arriti deri atje sa të thotë: “Përgjegjësinë për këtë e ka Komiteti Ekzekutiv që na ka dërguan në punë njerëz të tillë”. Kështu shkarkua përgjegjësitë e tyre edhe Drejtori i Ndërmarrjes Gjeologjike dhe ai i Bonifikimit, për rastet të kësaj natyre.

Që këtej del konkluzioni se organizata e Partisë e Komiteti i Partisë së Degës, si dhe Komiteti i Partisë të rrethit, nuk kanë mundur të krijojnë atë tendosje dhe frymë mobilizimi dhe atë vigjëlencë e gatishmëri që e kërkojnë situatën e sotme. Prandaj në mbledhjen e Byrosë të Komitetit të Partisë së rrethit, theksi u vu sidomos në disa çështje të edukimit, të drejtimit, të organizimit, të kontrollit, kërkesës së llogarisë dhe të thellimit të luftës kundër liberalizmit. Sa sipër, veç masave që përcaktoi Byroja e Komitetit të Partisë së rrethit:

Ministria e Punëve të Brendshme dërgoj në Degën e Shkodrës një grup shokësh të Drejtorisë së Kufirit, kryesisht për ndihmë në drejtimet e mësipërme.
Çështjet e kuptimit të situatës dhe konkretizimit të vigjëlencës revolucionare në organet kufitare u trajtuan në mënyrë të veçantë në seminarin e organizuar kohët e fundit nga aparati i Komitetit Qëndror të partisë, për problemet e edukimit të forcave të kufirit.
Konkluzionet e nxjerra nga ndihma e kontrolli për çështjet e kuptimit të situatës, të disiplinës dhe të gatishmërisë në shërbim në Degën e Gjirokastrës, i përgjithësuam me kuadrot drejtuese të gjitha batalioneve kufitare. /Memorie.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

dikur dikur enver hoxha enver hoxha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës