LIVE UPDATES
Bota

RAPORTI/ Nëse Britania nuk nënshkruan marrëveshje me BE rrezikon të përballet me…

25 Shtator 2020, 14:28 Nga DOSJA
RAPORTI/ Nëse Britania nuk nënshkruan marrëveshje me BE rrezikon

BRITANI– Sipas gjetjeve të një raporti të publikuar së fundmi, Britania pritet të përballet me probleme të mëdha në portet e saj apo me mungesë të artikujve ushqimorë nëse nuk arrin një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian përpara fundit të vitit. Periudha e tranzicionit për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian përfundon më 31 dhjetor dhe ndërsa afati po afron, marrëdhëniet po përkeqësohen. Britania dhe BE-ja po akuzojnë njëra-tjetrën për hipokrizi në negociata. Ndërkohë pandemia e koronavirusit mund ta bëjë edhe më kompleks ndikimin e një Brexit-i pa marrëveshje.

Trageti që lidh Doverin me Kalenë dhe Eurotunneli që lidh Britaninë me Francën janë arteriet jetike të tregtisë së Britanisë me Evropën. Rreth katër milion kamionë përdorin këto vendkalime çdo vit. Me përfundimin e periudhës së tranzicionit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, shumica e mallrave do të kërkojnë kontrolle kufitare, veçanërisht nëse nuk do të ketë një marrëveshje tregtare. Qeveria britanike paralajmëroi të mërkurën se deri në 60 për qind e automjeteve të rënda (HGV) mund të mos kenë dokumentet e duhura.

Për këtë shkak ata do të ktheheshin prapa nga autoritetet kufitare franceze që do ta bllokonin kalimin nga Doveri në Kale. Në rrethana të tilla, kjo mund të çojë në radhë prej 7 mijë automjetesh të rënda në qytetin e Kentit“, tha Michael Gove, ministri që koordinon punët e kabinetit qeveritar.

Tetëdhjetë për qind e ekonomisë britanike i takon sektorit të shërbimeve. Në Londër, bankat dhe shërbimet financiare tashmë janë të përgatitura për mundësinë e mungesës së një marrëveshjeje, thotë autori i raportit Jonathan Portes, i cili punon për programin “Britania në një Evropë që ndryshon”, në kolegjin Kings të Londrës.

“Ndaj ata kanë zhvendosur struktura juridike, disa anëtarë të stafit e të tjerë për t’u përballur me situatën“, thotë ai.

JP Morgan është banka më e fundit që ka njoftuar një lëvizje të ngjashme këtë javë, zhvendosjen e pronave me vlerë prej 230 miliardë dollarësh nga Londra në Gjermani. Ekonomia britanike është tkurrur tashmë me një të pestën këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Efektet e vazhdueshme mund të maskojnë ndikimin e një Brexit-i pa marrëveshje duke u përzierë me njëra-tjetrën.

Do të jetë shumë e vështirë të interpretohet se çfarë po ndodh me statistikat ekonomike e të dhënat pasi ndodhemi në këtë periudhë të jashtëzakonshme. Biznesi dhe qeveria janë bllokuar tashmë duke u marrë me pasojat e COVID-it“, thotë Portes.

Kufiri mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut do të bëhet një kufi i jashtëm mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian. Ekziston frika se çdo kontroll kufijsh këtu, mund të shkaktonte një kthim të dhunës sektare.

Marrëveshja e tërheqjes e nënshkruar nga Britania dhe BE-ja vitin e kaluar, u hap rrugën kontrolleve kufitare në pjesën e poshtme të detit irlandez në kushtet e mos arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare. Por Londra ka miratuar një ligj për ta anashkaluar atë marrëveshje, duke shkelur në këtë mënyrë ligjin ndërkombëtar. Kjo ka nxitur shqetësime në Dublin.

Ekziston një ndjesi në rritje se Mbretëria e Bashkuar ndoshta nuk e do një marrëveshje. Dhe se kjo ka të bëjë më shumë me menaxhimin e lojës së kush e ka fajin, pasi negociatat të dështojnë“, thotë ministri i Jashtëm Irlandez, Simon Coveney.

Por Britania këmbëngul se e dëshiron ende arritjen e një marrëveshjeje, por të tillë që t’i garantonte asaj sovranitetin.

“Ndryshimi kërkon përgatitje. Ndryshimi është ajo për të cilën votuan britanikët”, thotë ministri që koordinon punët me kabinetin qeveritar Michael Gove.

Të mërkurën kryenegociatori i Bashkimit Evropian Michel Barnier vizitoi Londrën për bisedime jozyrtare përpara një cikli të nëntë negociatash zyrtare që do të mbahen javën e ardhshme. Analistët pohojnë se edhe nëse arrihet marrëveshja, ajo nuk do të jetë gjithëpërfshirëse dhe problemet mund të mos shmangen, pavarësisht nga rezultati.

Marrë nga: VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania pandemia e koronavirus britania pandemia e koronavirus

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet