LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i TI dhe OSBE/ Vasili: Shqipëria në kolaps korrupsioni galopant

3 Shkurt 2019, 15:35 Nga DOSJA
Raporti i TI dhe OSBE/ Vasili: Shqipëria në kolaps korrupsioni

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili gjatë një konference për mediet, ditën e sotme, nga selia  e LSI, ka deklaruar se Transparency Internation dhe OSBE, kanë konfirmuar korrupsionin e qeverisë Rama.

Ndërsa, duke iu referuar indeksit të korrupsionit, i publikuar së fundmi nga ‘Transparency International’, Vasili thekson se Shqipëria ka rënë akoma më poshtë në ideksin e korrupsionit, teksa shton këtu edhe ‘grabitjen e zgjedhjeve’ të 2017-ës.

Ndër të tjera, Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, thekson se kryeministri Rama kërkoi tepsinë dhe timonin, për të vetmen arsye, për të vjedhur qytetarët shqiptarë.

 

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit

Të nderuar qytetarë. Jemi sërish në të këtë komunikim së bashku, lidhur me një fenomen, me një dukuri, me një plagë të tmerrshme të shoqërisë shqiptare, I cili është korrupsioni. Një korrupsion, të cilin e kemi denoncuar pa u lodhur, i cili është në sytë e të gjithë shqiptarëve, duke filluar nga skandali I Unazës së Re dhe i dhjetëra e dhjetëra skandale të tjera. Këtë korrupsion galopant e ka konfirmuar edhe vlerësimi më i fundit i “Transparency International”, I cili tregon qartë që Shqipëria ka rënë akoma më poshtë në indeksin e korrupsionit, thënë më thjesht në atë që është shpërdorimi dhe grabitja e pronës publike. Por është për t’u nënvizuar dhe për të ndarë së bashku se çfarë ka ndodhur me timonin dhe tepsinë, për të cilën kryeministri u shqye që ta kishte të gjithë të vetme në vitin 2017, në zgjedhjet e vjedhura, të grabitura dhe të certifikuara si të vjedhura edhe nga “Zëri I Amerikës”. Por çfarë ka ndodhur konkretisht me korrupsionin? Këtë e konfirmon më së miri deklarata e shefit të OSBE në Tiranë, z.Boschard. Ambasadori Boschard thotë shprehimisht: mungesa e progresit në luftën kundër korrupsionit mbetet nga problemet më serioze, prirja negative në rastin e Shqipërisë është shqetësuese, pasi përmbys përmirësimin në perceptimin e korrupsionit mes viteve 2013-2016”. Dhe pjesa më e rëndësishme e deklaratës së ambasadorit Boschard vjen tani: “Pra kjo prirje positive u përmbys në vitin 2017 dhe u përkeqësua në vitin 2018”.

Pra Ambasadori Boschard flet shumë qartë dhe vë pikat mbi i. U përmbys prirja positive në vitin 2017 dhe u pëkeqësua më tej në vitin 2018. Pra viti 2017 dhe viti 2018 për gjithë shqiptarët është shumë e qartë, është viti i timonit dhe i tepsisë së Edi Ramës, i cili kërkonte me insistim timonin dhe tepsinë për një arsye të vetme: që në qeverisjen e tij të mos kishte as sy, të mos kishte as dëshmitarë që I krijonin bezdi të madhe, as vëmendje, as oponencë, në mënyrë që grabitja e pronës publike të vazhdonte. Sepse duke grabitur milionat e shqiptarëve do të paguheshin kriminelët që paguan vjedhjen e votave në 2017 dhe këto do të paguheshin me këto para që u rrëmbeheshin shqiptarëve si tek Unaza e Re me miliona,  dhe u ktheheshin kriminelëve dhe të tërë të përzierëve me ta, të gjithë të mirat materiale të popullit shqiptar, ta rrëmbenin ata në duart e tyre. Pra, edhe një herë po e theksoj, shprehet qartë OSBE në Tiranë, që prirja u përmbys në vitin 2017 dhe u përkeqësua në vitin 2018. Pra, timoni dhe tepsia e Edi Ramës po zhyt gjithmonë e më thellë në korrupsion vendin, që do të thotë qindra milionë euro u rrëmbehen shqiptarëve e në vënd që të kthehen në të mira materiale, në shërbime, në ndërtesa, në konvinkte për studentët, në spitale të reja, në shkolla, në çerdhe të cilat janë në mes të dimrit në akull atje në të ftohtë dhe këto merren dhe i rrëmbejnë qeveritarët, të cilët i ndajnë me kriminelët të cilët vjedhin vota. Është shumë tragjike pra që timoni dhe tepsia, shqiptarët duhet ta kuptojnë, duhet të jenë syçelët, për këtë duhet të jenë syçelët sot, në të gjitha ditën që vijnë, në 16 Shkurt dhe kudo për t’I këputur kokën timonit të tepsisë, i cili është as më shumë dhe as më pak vjedhja e çdo minutëshe që u ndodh atyre.

Konfirmimet janë të qarta, vërtetimi është i plotë, çertifikimi është bërë nga institucionet ndërkombëtare, pavarësisht që opozita e ka ngritur vazhdimisht e vazhdimisht, por vlerësimet objektive e provojnë, pra kemi vulën, vitet e timonit e tepsisë ishin vitet ku korrupsioni u zhyt thellë e më thellë në shoqërinë shqiptare duke e bërë të pashpresë dhe duke e kthyer në një mungesë perspektive të plotë, në zero perspektivë të ardhmen e vendit. Koha është sot, qytetarë hapni sytë dhe mos lejoni më kurrë që një timon dhe një tepsi të jetë në Shqipëri pasi kjo është baraz me korrupsion dhe me krim. Në krye të kësaj çështje ka vetëm një emër që është Edi Rama, që kërkoi timonin dhe tepsinë pikërisht për të rrëmbyer të ardhurat e qytetarëve, pronën publike, paratë e tyre dhe për t’I transformuar ato në të mira për kriminelë e oligarkë.

(a.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama korrupsioni osbe petrit vasili qeveria socialiste raporti ti edi rama korrupsioni osbe petrit vasili qeveria socialiste raporti ti

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Shkurt 2019, 13:46

O katran, ti Mark-Markëve iu merr të keqen

O Katran! Kërcënon studentët ‘do humbni vitin, do humbni bursat’, i ndërsen studentet ‘mos rrini si pula’. Studentët, nga ana tjetër, thonë para kamerave ‘8 pik...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet