LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i SHISH jep alarmin: Bandat shqiptare po fuqizohen, ‘metoda’ për të kaluar nga kanabisi tek drogërat e forta, të

13 Qershor 2020, 16:41 Nga DOSJA
Raporti i SHISH jep alarmin: Bandat shqiptare po fuqizohen, ‘metoda’

TIRANË– Dosja.al sjell të plotë raportin vjetor të Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili ngre alarmin e fuqizimit të bandave kriminale në Shqipëri dhe jo vetëm.  Në raport theksohet se vlerat monetare dhe pasuria e përfituar nga veprimtaria kriminale ndër vite të favorizuar nga korrupsioni në sistemin e drejtësisë, pandëshkueshmëria apo niveli i ulët i saj, po përdoren nga këto grupe për zgjerimin e aktivitetit të narkotrafikut jashtë vendit, kryesisht në drejtim të drogave të forta.

“Krimi i organizuar në vend, me lidhje rajonale e ndërkombëtare, ka adoptuar mënyrat e veprimit në raport me forcën kundërvënëse të agjencive të zbatimit të ligjit. Format e krimit të organizuar, më të preferuara për grupet shqiptare, vijojnë të mbeten trafiku i drogave, trafiqet e tjera të paligjshme, krimet ekonomiko-financiare, kontrabanda dhe aktivitetet e paligjshme ndërkufitare. Deri tani, nuk janë evidentuar raste në të cilat individë apo grupe të krimit të organizuar të veprojnë për llogari të organizatave terroriste apo të mbështesin aktivitete të kësaj natyre. Emëruesi i përbashkët për të gjitha grupet e rrjetet e krimit të organizuar mbetet pastrimi i parave dhe korrupsioni, me qëllim forcimin e lidhjes mes strukturave të paligjshme me ato të ligjshme. Ndër format mbizotëruese të krimit të organizuar mbetet trafiku i drogës dhe përfshirja në drogat e forta,”- thuhet më tej në raport.

Inteligjenca shqiptare thekson se individët që i kanë shpëtuar drejtësisë janë vendosur në vende të huaja dhe prej andej shërbejnë si ura lidhëse të trafikut me elementë kriminalë brenda vendit ku përveçse në vendet evropiane, janë aktivë edhe në vendet e origjinës së kokainës e heroinës, ku bashkëpunojnë me elementë kriminalë lokalë.

Bandat shqiptare që operojnë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike kanë bazën e tyre kultivimin e kanabisit. Por si bëhet kalimi nga lënda narkotike e kanabisit tek drogat e forta si heronia apo kokaina? SHISH thekson se evidentohen raste të shkëmbimit të kanabisit me droga të forta, si heroinë dhe kokainë. Alarmant mbetet fakti se edhe agjencia e inteligjencës shqiptare pranon se bandat kriminale ndërmjet tyre punësojnë vrasës profesionistë me pagesë për larje hesapesh ku edhe për vitin 2019, atentate të tilla s’kanë qenë të pakta.

“Ky aktivitet nxitet dhe favorizohet nga: Vlerat monetare dhe pasuria e përfituar nga veprimtaria kriminale ndër vite (favorizuar nga korrupsioni në sistemin e drejtësisë, pandëshkueshmëria apo niveli i ulët i saj), po përdoren nga këto grupe për zgjerimin e aktivitetit të narkotrafikut jashtë vendit, kryesisht në drejtim të drogave të forta. Individët kriminale që i kanë shpëtuar ndëshkimit, janë vendosur në vende të huaja dhe prej andej shërbejnë si ura lidhëse të trafikut me elementë kriminalë brenda vendit. Përveçse në vendet evropiane, janë aktivë edhe në vendet e origjinës së kokainës e heroinës, ku bashkëpunojnë me elementë kriminalë lokalë. Kultivimi i kanabisit në vend, krahasuar me vitet e mëparshme, është reduktuar si rezultat i masave të forta kundër fenomenit, bashkëpunimit të thelluar mes agjencive të zbatimit të ligjit, ngritjes dhe funksionimit të Task Forcave qendrore dhe lokale. Gjatë kësaj periudhe, është evidentuar ndryshimi i mënyrës së veprimit, që ka rezultuar në kultivim në sipërfaqe të vogla, të shpërndara gjeografikisht. Vërehet zhvendosje e aktivitetit të kultivimit në ambiente të mbyllura në vend, vendet fqinje dhe ato evropiane. Ndërkohë ka vijuar trafiku i kanabisit dhe është rritur bashkëpunimi me grupe e individë kriminalë në vendet e rajonit. Pozicionimi i elementëve kriminalë shqiptarë në vendet e origjinës së prodhimit të drogës, në pikat kyçe të shpërndarjes apo trafikimit të saj, pjesë e një zinxhiri për kontrollin e gjithë procesit, nga origjina në destinacion Kërkesat në rritje të rrjeteve të trafikut të drogave të forta, përfshi rrjetet shqiptare, të vendosura në qendra të mëdha të vendeve të Evropës Perëndimore dhe në vendet e origjinës Kërkesat e grupeve kriminale për kanabis sativa të kultivuar në Shqipëri Fleksibiliteti dhe adoptueshmëria e lartë, “korrektesa” në marrëdhëniet me grupet e individët furnitorë të drogës Të ardhurat financiare të gjeneruara nga aktiviteti kriminal ndër vite,”– thuhet më tej në raport.

Shërbimi Informativ Shtetëror analizon një aspekt tjetër të krimit të bandave kriminale, atë të krimeve ekonomike. Sipas inteligjencës, parat e bandave kriminale pastrohen në disa fusha biznesi si ai i ndërtimit, pasuritë e paluajtshme, hoteleri-turizmi dhe zonat bregdetare e ato urbane mbeten më tërheqëset, pasi ofrojnë potencial për kthimin shumëfish të investimit fillestar.

Evidentohet rritje e shkallës së konfliktualitetit dhe rivalitetit dhe përfshirje në disa aktivitete kriminale si pastrim i parave, lehtësim i emigracionit të jashtëligjshëm, gjobëvënie, etj. Për larje hesapesh, grupet kriminale përdorin edhe vrasës profesionistë me pagesë. Grupet kriminale paraqiten me organizim fluid, pragmatikë, të përfshirë në disa aktivitete të jashtëligjshme dhe me lidhje që mundësojnë ciklin e trafikut të drogës, duke filluar nga blerja në vendet prodhuese, trafikimi, shpërndarja dhe aftësia kundërvepruese për të eliminuar rreziqet. Përdorin identitete të ndryshme dhe disponojnë pasaporta origjinale ose false, nga disa vende evropiane. Parandalimi dhe goditja e këtij aktiviteti kriminal është shoqëruar edhe me evidentim dhe sekuestrim të pasurive e parave të gjeneruara ndër vite nga ky aktivitet,”- shprehet raporti i SHISH.

Lexo të plotë dokumentin këtu

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bandat shqiptare raporti i shish per bandat bandat shqiptare raporti i shish per bandat

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Qershor 2020, 14:39

DURRËS– Paratë që u sekeustruan ditën e sotme në Durrës kapin vlerën e afro 500 mijë eurove. Dosja.al mëson se shoferi i kamionit, ku ishin të fshehurave e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet