LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i SHBA për terrorizmin në vend: Rreziku nga Iraku dhe ISIS

16 Dhjetor 2021, 18:22 Nga DOSJA
Raporti i SHBA për terrorizmin në vend: Rreziku nga Iraku dhe ISIS

SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku thuhet se në gjatë vitit 2020, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre shënuan përparime të mëdha e të rëndësishme kundër organizatave terroriste, por, kërcënimi nga terrorizmi është bërë më i shpërndarë gjeografikisht në rajone anembanë botës.

Së bashku me partnerët ndërkombëtarë, thuhet në raport, Shtetet e Bashkuara u janë përgjigjur kërcënimeve në zhvillim, përfshirë zgjerimin e Koalicionit Global kundër ISIS-it, që tani numëron 83 anëtarë. Koalicioni punoi për të konsoliduar arritjet në Irak dhe Siri, ndërsa zgjeroi përpjekjet për të kundërshtuar kërcënimin në rritje të ISIS-it në Afrikën Perëndimore dhe rajonin Sahel.

Shtetet e Bashkuara vazhduan të trajtojnë kërcënimet nga terrorizmi i sponsorizuar nga shtetet, duke sanksionuar grupet e mbështetura nga Irani, si Asa’ib Ahl al-Haq në Irak dhe Saraya al-Mukhtar në Bahrein.

Nëntë vende në gjithë hemisferën perëndimore dhe në Evropë, thuhet mes tjerash ne raport, ndërmorën hapa të rëndësishëm në vitin 2020 për të caktuar, ndaluar ose kufizuar Hezbollahun, i cii është sanksionuar edhe në Kosovë.

Shqipëria

Në pjesën për Shqipërinë thuhet se vendi vazhdoi mbështetjen e fuqishme të përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit në vitin 2020 dhe kontribuoi në Koalicionin Global për të mposhtur ISIS-in. Kërcënimi nga terrorizmi në Shqipëri përfshinë luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria dhe përpjekjet e simpatizantëve të ISIS-it për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë, si dhe aktiviteti i sponsorizuar nga Irani drejtuar kryesisht kundër grupit opozitar iranian Mujahedeen-e-Khalq (MEK), pjesëtarët e të cilit janë të strehuar në Shqipëri.

Nuk ka pasur asnjë incident terrorist të raportuar në Shqipëri në vitin 2020, thuhet në raport.

Shqipëria, thuhet në raport, përndjek aktet terroriste, duke përfshirë financimin e terrorizmit, kryerjen e transaksioneve me persona në listat e të sanksionuarve nga Kombet e Bashkuara, rekrutimin dhe trajnimin e njerëzve për të kryer akte terroriste, nxitjen e akteve terroriste dhe ngritjen, drejtimin dhe pjesëmarrjen në organizata terroriste ose konflikte të armatosura jashtë vendit.

Raporti vëren bashkëpunimin e ngushtë të Njësisë së Policisë së shtetit Kundër Terrorizmit dhe përfshirjen e tij në operacione të suksesshme për kapjen e terroristëve ose të dyshuarve për terrorizëm.

Në raport përmendet se më 27 tetor, Shqipëria riatdhesoi një grua shqiptare dhe katër fëmijë nga Siria, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për riatdhesimin e më shumë qytetarëve nga kampet siriane. Më 14 dhjetor, një i dyshuar u akuzua nga prokuroria e Durrësit për “nxitje të terrorizmit kundër hebrenjve”. Në një rast të veçantë në qershor, Gjykata Themelore e Tiranës nxori dënoi me tre vite heqje lirie një të akuzuar për të njëjtat vepra penale. Më 23 korrik, një agjent i dyshuar i sponsorizuar nga autoritetet iraniane, u shpall “i padëshirueshëm” nga qeveria e Shqipërisë dhe më pas u dëbua nga vendi.

Ngjashëm me vitin e kaluar, raporti thekson se korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit mes agjencive qeveritare, bashkërendimi i pamjaftueshëm mes agjencive dhe një sistem gjyqësor i dobët, vazhduan të pengojnë përpjekjet për zbatimin e ligjit dhe rendit në të gjitha nivelet. Zbatimi i reformave në sektorin e drejtësisë vazhdon, duke filluar me vetingun e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion, paaftësi dhe lidhje me krimin e organizuar, thuhet në raport.

Shqipëria është zotuar të rrisë sigurinë e saj kufitare dhe kontrollet për të ndaluar udhëtimin e terroristëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me mbështetjen e ekspertëve dhe programeve të Shteteve të Bashkuara, thekson raporti.

Në vitin 2020, Shqipëria filloi zbatimin e një regjimi më të rreptë të burgjeve për të dënuarit e rrezikshëm, përfshirë edhe për një të dënuar për rekrutim me qëllim terrorizmi, thuhet më tej në raport.

DASH-i vëren se Qendra Kombëtare e qeverisë shqiptare kundër terrorizmit të dhunshëm, mbetet aktive në mbështetet nga një gamë e gjerë programesh ndihme dhe angazhimi diplomatik nga Departamenti amerikan i Shtetit, duke përfshirë grupet e komunitetit lokal që identifikojnë dhe zbusin faktorët që mbështesin ekstremizmin e dhunshëm. Ambasada në Tiranë mbikëqyrë zbatimin e një granti, të katërtin me radhë për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, i cili përfshinë angazhimin e klerit islam me të rinjtë dhe prindërit e tyre për t’i larguar ata nga rrugët drejt radikalizmit e dhunës dhe informimin e të rinjve për parimet demokratike, të drejtat e njeriut, detyrat qytetare dhe tolerancën. Viti 2020 ishte viti i fundit i programit në këtë fushë të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Shqipëri.

Zyrtarët shqiptarë të drejtësisë, morën pjesë rregullisht në shoqata të ndryshme rajonale, konferenca dhe shkëmbime të tjera informacioni kundër terrorizmit, thuhet në raport.

Kosova

Në kapitullin për Kosovën thuhet se vendi vazhdoi të luftojë kërcënimin e terrorizmit përmes bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Kosova është anëtare e Koalicionit Global për luftë kundër ISIS-it. Qeveria e Kosovës është duke hartuar një strategji të re të kombinuar dhe plan veprimi kundër terrorizmin ekstremizmit të dhunshëm deri në vitin 2025. Raporti përmend edhe shkarkimin e më pas emërimin e bashkërenduesit të zyrës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Kosova, thuhet në raport, vazhdon të trajtojë zhvillimet që pasuan riatdhesimin në vitin 2019 të katër luftëtarëve dhe 106 grave e fëmijëve nga Siria, një nga riatdhesimet më të mëdha civile deri më tani nga zona e konfliktit. Të gjithë të rriturit janë ndjekur penalisht dhe dy nga luftëtarët janë në burg. Gratë dhe fëmijët vazhdojnë të marrin ndihmë për riintegrim nëpërmjet programeve të financuara nga fondet amerikane e evropiane dhe Divizionit të Parandalimit dhe Riintegrimit të Ministrisë së Brendshme. Ky program dhe ministria e Arsimit ndihmuan 37 nga 74 fëmijët e kthyer të regjistrohen në shkollë dhe me mbështetjen ndërkombëtarë, po ndihmon gratë e kthyera në riintegrim dhe punësim. Nuk ka pasur asnjë incident terrorist të raportuar në Kosovë në vitin 2020, thuhet në raport.

Kuadri ligjor i Kosovës vlerësohet si ndër më të prirët në Ballkan për ndjekjen penale të individëve të dyshuar për kryerje ose mbështetje të veprimtarive terroriste, por, thuhet në raport, dënimet e shkurtra, lirimet e parakohshëm nga burgu dhe mungesa e mbikëqyrjes së organizuar pas lirimit, ngrenë pikëpyetje për sigurinë afatgjatë.

Raporti vëren se angazhimet e Uashingtonit të 4 shtatorit të vitit 2020 të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë, kodifikuan përkushtimin e Prishtinës për të rritur sigurinë kufitare dhe kontrollin për të ndaluar udhëtimin e terroristëve. Kosova e ka cilësuar Hezbollahun si organizatë terroriste, thuhet më tej.

Raporti vë re se Kosova nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit EUROPOL, e njohur deri vonë si Policia Evropiane, ndërsa mbetet jashtë INTERPOL-it, pjesërisht për shkak të kundërshtimit të Serbisë dhe marrëdhënieve që ende nuk janë normalizuar ndërmjet të dy vendeve. Aty theksohet edhe bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë amerikane për luftën kundër terrorizmit.

Raporti përmend se më 11 dhjetor, Gjykata Themelore e Prishtinës liroi një grup të pandehurish nga akuzat e lidhura me terrorizmin. Kjo ishte hera e dytë që të pandehurit u shpallen të pafajshëm nga akuza për terrorizëm, megjithëse u dënuan për posedim dhe tregti armesh. Rasti që ishte ngritur në vitin 2015 nga prokurorët ndërkombëtarë dhe më pas i kaloi sistemit gjyqësor vendas, duke qëndruar në gjykatat e Kosovës për pesë vjet.

Më 30 tetor, Agon Misini u lirua nga burgu pasi kreu 18 muaj nga dënimi i tij katërvjeçar për pjesëmarrje në grup terrorist. Agon Misini ishte luftëtari i parë i riatdhesuar. Gjykata e Apelit i njohu atij kohën e kaluar në paraburgim në Siri pas arrestimit në vitin 2017 nga Forcat Demokratike Siriane.

Më 20 tetor, policia e Kosovës arrestoi një person që kërcënoi ambasadorin e Kosovës në Francë, i cioi shpërndau një artikull të gazetës Le Figaro, që përshkruante një kronologji të sulmeve ndaj revistës satirike Charlie Hebdo.

Më 30 shtator, prokurorët akuzuan Igballe Hudutin, për nxitje për të kryer akte terroriste. Zonja Huduti u arrestua më 7 janar për postimet e saj në rrjetet sociale ku kritikonte Uashingtonin për vrasjen e komandantit iranian, Qasim Soleimani dhe bëri thirrje për hakmarrje.

Më 24 shtator, Gjykata e Lartë e Kosovës vërtetoi dënimin me pesë vjet e gjysmë heqje lirie për Visar Qukovcin për pjesëmarrje në grup terrorist, , ndërsa urdhëroi një rigjykim për akuzat për abuzim të fëmijëve. Qukovci, një nga luftëtarët e riatdhesuar nga Siria në vitin 2019, kishte filmuar video propagandistike në të cilat i vendoste një jelek vetëvrasës djalit të tij 3-vjeçar. Më 10 janar, Arian Kryeziu u dënua me 46 muaj burgim për pjesëmarrje në grup terrorist.

Nga 32 gra të riatdhesuara nga Siria në vitin 2019, 29 u deklaruan fajtore për pjesëmarrje në ISIS dhe morën dënime të shkurtra me kusht. Gratë do t’i shmangen kohës së burgut nëse nuk kryejnë krime të mëtejshme, kontrollohen rregullisht nga policia e Kosovës dhe ndjekin psikoterapi.

Raporti më tej thekson mes tjerash se Kosova ka hartuar një kuadër ligjor për sanksionet financiare kundër organizatave terroriste, që pas miratimit nga parlamenti, do të përmirësojë kufizimin e financimit të terrorizmit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, thuhet në raport, vazhdoi të zbatojë një program, të mbështetur nga ekspertët amerikanë, për punë me të dënuarit për terrorizëm që ndodhen në burg. Programi përfshinë mbledhjen, analizimin dhe ndarjen e informacionit brenda vendimmarrësve të shërbimit korrektues dhe organeve të tjera përkatëse të zbatimit të ligjit, dhe menaxhimin e rehabilitimit dhe riintegrimit eventual të të dënuarve. Autoritetet vazhduan programet e riintegrimit të individëve që vuajtën dënimin në burg për akuzat e terrorizmit, të kthyerit dhe anëtarët e familjeve të tyre, ndonëse me mungesë personeli dhe financim të pamjaftueshëm, thuhet në raportin e DASH-it.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Kryesore Politike Asa'ib Ahl al-Haq DASH Igballe Huduti ISIS Raporti i HSBA-se per terrorizmin ne Shqiperi Saraya al-Mukhtar Visar Qukovci Asa'ib Ahl al-Haq DASH Igballe Huduti ISIS Raporti i HSBA-se per terrorizmin ne Shqiperi Saraya al-Mukhtar Visar Qukovci

Sondazh

Poll

Rezoluta për genocidin serb në Srebrenicë, Shehu: Mohoni realitetin, jeni 5 hapa pas rezolutës së PE

Rezoluta për genocidin serb në Srebrenicë, Shehu: Mohoni realitetin, jeni 5 hapa pas rezolutës së PE

Rezoluta për Srebenicën, Shehi: Duhet ta votojmë të gjithë, Shqipëria të ndjekë proçesin e Berlinit

Gjenocidi në Srebrenicë, Boçi: Në rezolutë titulli është gabim, kamufloheni dhe fshihni të vërtetën

Çollaku: Rezoluta është hartuar për të mos mërzitur Vuçiç

Debati në Kuvend/ Spiropali: Shko në protestë shko. Tabaku: Çfarë bëj unë e di vetë

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë,Basha:Akti i sotëm është i vonuar,duhet të jemi zëri i Kosovës

Pr.rezoluta për gjenocidin serb në Srebrenicë, Xhaçka: Meriton respektim më të plotë e jo abuzim

Rezoluta për Srebenicën, Tabaku: Duhet të ishte miratuar kohë më parë

Rezoluta e Srebrenicës në Kuvend, deputetët mbajnë 1 minutë heshtje në nder të viktimave

Kuvendi rezolutë për gjenocidin serb në Srebenicë, Balla: Duhet të shërbejë si këmbanë alarmi

Rezoluta për të dënuar krimet serbe në Kosovë, Shehu:Ka javë që po zvarritet, po shkelni rregulloren

Protesta zhvendoset te Kuvendi? Berisha: Ka skenarin e vet, ne do japim mesazhin tonë

Protesta e opozitës, Rama ‘siguron’ Kryeministrinë, qytetari: Ku kanë dalë fondet për blindimin

Ratifikimi i protokolleve për anëtarësimin e 2 vendeve në NATO, Alibeaj: Ne jemi pro (ANKESA)

Djali mbyti babanë në Divjakë, flet i afërmi: Kanë patur debate, s'e di ç'ka ndodhur

Djali vret babain në Lushnje, arrestohet nga policia, i riu ishte dënuar me 13 vite burg

Skandali me evazionin fiskal, Kryemadhi i përgjigjet ministres Ibrahimaj

Denoncimi i Kryemadhit: Nuk ka asnjë njoftim nga institucionet ligjzbatuese për kompanitë në fjalë

Evazioni fiskal me inceneratorët, Ibrahimaj: Asgjë nuk është e re, zhurmë në vigjilje të protestës

Thirrja e Komitetit,Rakacolli:Bëjmë apel për kryerjen e vaksinimit,mbani maskat në vendet e mbyllura

Covid në vend/ Tomini: Ka rritje infektimesh. Bino: Ka rënë përqindja e vaksinimeve në Shqipëri

Brenda dhomës që u përfshi nga flakët në Spitalin e Fierit, dëme të shumta materiale

Vendimi i Qeverisë: Rriten me 6% pagat në sistemin arsimor parauniversitar

Berisha thirrje policëve: Çdo presion ndaj qytetarëve do marrë ndëshkim personal dhe ligjor

Rritet pagat e personelit shëndetësor, Manastirliu: Shpërblim për mjekët që punojnë larg banesave

Do futen protestuesit në kryeministri? Berisha: Çdo opsion është i mundshëm

Sali Berisha: Për Ramën qytetarët ekzistojnë vetëm për t’i vjedhur. Përgjigjen e merr nesër

7 korriku/ Berisha: Nesër bashkë me temperaturat rritet urrejtja popullore

Urdhëri krijon debat në komision, inxhinieria: Nuk na duhet, Balluku s'na hap derën

Zjarri në spitalin e Fierit, mjeku: Është djegur lavatriçja e larjes së filmave

Tym dhe flakë/ Zjarr në katin e parë të spitalit të Fierit, evakuuohen pacientët

Kapet shtëpi bari në Fier, heroinë, kanabis në proces tharjeje e armë zjarri

Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: Takohemi në SPAK

SPAK thirri të moshuarit? Kryemadhi: Shashka, s'është aspak e vërtetë

Kryemadhi paralajmëron: SPAK ta thërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda Edi Ramën

Kryemadhi zbulon bisedën me djalin e pensionistit 30 mln USD pasuri: Kontrata s'ka firmën e tij

Kryemadhi: Kam qindra fatura për SPAK-un, Rama ka vjedhur 189 mln dollarë

Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës synon që të ofrojë fluturime përtej oqeanit

Në takim me Ramën, investitori: Në 1992 Shqipëria kishte vetëm rrugë me gropa dhe Mercedezë të zinj

Balluku: Kemi projekte të reja. Ibrahimi: Investimet strategjike, ligji që zhvillon turizmin në vend

Investitori pyet për pronat, Rama: Në Shkodër tokat u ndanë si burrat, po bëhet digjitalizimi

"Veza apo pula?" Investitori pyet për objektinvin e infrastrukuturës, Rama: Eja na habit me ide

Rama: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka probleme, nuk është aty ku duhet

Rama: Në Shqipëri protestohet para zyrës time sepse të gjithë janë kryeministra më vete

Kush ishte VIP-i? Rama: Kërkoi armatime për të hyrë në Tiranë, Garda kishte vetëm pistoleta

Zjarr në një banesë në Vlorë, nxirret në kohë i moshuari

Rama: SHELL ka kryer zbulim të rëndësishëm të gazit e naftës nëntokë në Shqipëri

Motori 'zbor' në Tiranë, policia bihet nga pas, arrestohet i riu që e drejtonte

DEBAT në Kuvend! Dhimitri shkon pa shifra, Çupi: S’jemi në orë mësimi këtu, të drejtojmë gishtin

Droni i Policisë kap “mat” shkelësit e qarkullimit, ja sa do gjobiten