Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
VLORË – Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi sot raportin e kontrollit financiar në Spitalin Rajonal të Vlorës. Në njoftimin që i paraprin raportit të kontrollit thuhet se është konstatuar dëm prej rreth 1 milionë lekësh dhe efekt financiar negativ prej rreth 200 milionë lekësh. KLSH saktëson se këto bilance negative janë shkaktuar nga zbatimi i procedurave të prokurimeve pubLike, mosmarrja e veprimeve për të shmangur proceset gjyqësore, moszbatimi rigoroz i kontratave, etj.
Organi në fjalë thekson se organet drejtuese kanë paqartësi në funksionet dhe kompetencat e tyre.
Në përfundim, KLSH bën me dije se rekomandon: 1 propozim për ndryshime apo përmirësime të kuadrit ligjor në fuqi; 47 masa organizative; 2 masa për shpërblim dëmi dhe 4 masa për eliminimin e efekteve negative financiare.
NJOFTIMI I KLSH:
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të përmbushjes së funksionit të tij Kushtetues, zbatimit të Udhëzimeve dhe Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (INTOSAI), sipas Programit të Auditimit nr.148/1, datë 28.01.2021, për periudhën nga 01.04.2017 deri më 31.01.2021 ushtroi auditim përputhshmërie në Spitalin Rajonal Vlorë.
Në përfundim, grupi i auditimit konkludoi në një “opinion të kualifikuar të përputhshmërisë me theksim të çështjes”, si për aspektin financiar ashtu për aspektin e përputhshmërisë.
Institucioni për periudhën nën auditim paraqet të meta dhe mangësi në disa prej drejtimeve të veprimtarisë, të cilat lidhen kryesisht me veprimet dhe mosveprimet e administratës së Spitalit, nga të cilat janë konstatuar dëme ekonomike në vlerën prej 990,722 lekë dhe efekt financiar negativ në vlerën 198,853,808 lekë. Efektet e mësipërme konstatohen kryesisht në zbatimin e procedurave të prokurimit publik, mos ndërmarrja e veprimeve për të shmangur çështjet gjyqësore dhe mos likuidimi në kohë i tyre, mos ndjekja me rigorozitet e zbatimit të kontratave, mungesat e raportimeve periodike, etj. Ndërkohë, mangësi të karakterit organizativ vihen re në përcaktimin e kritereve të kualifikimit jashtë objektit të prokurimit, mos kualifikimi i duhur i operatorëve ekonomik fitues referuar kritereve të përcaktuara, mos përdorimi dhe dokumentimi me rigorozitet i lëvizjeve brenda farmacisë dhe mos rakordimi mes përgjegjësve për këtë çështje. Shpesh proceset dhe dokumentimi i ngjarjeve bëhet në mënyrë formale, pa i kushtuar rëndësinë e duhur një detyrimi të tillë, i cili pasohet me efekte organizative apo financiare. Gjithashtu konstatohet se ka paqartësi në funksionet dhe kompetencat e strukturave drejtuese.
Me Vendimin nr.152, datë 11.10.2021 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar, ku janë rekomanduar: 1 propozim për ndryshime apo përmirësime të kuadrit ligjor në fuqi; 47 masa organizative; 2 masa për shpërblim dëmi dhe 4 masa për eliminimin e efekteve negative financiare.
Për më hollësisht, mbi sa trajtuar më sipër, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:
Raport përfundimtar i auditimit
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Takimi i nënkryetares së Partisë Demokratike, Jorida Tabakut me kryetarin e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arb...
KORçë – Ilir Burbuqi, personi i cili u arrestua sot në aksin Korçë-Pogradec pasi iu gjetën 3 mina me telekomandë është përfshirë në të kalua...
DURRËS– Disa udhëtime të planifikuara për sot do të nisen pak orë më para seç ishin planifikuar. Shkak është bërë moti i keq i cili po ashtu k...
ELBASAN – Disa qytetarë dhe aktivistë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut morën pjesë në një protestë paqësore sot në Elbasan pas publikimit të një ras...
ELBASAN – Pronari i lokalit në Elbasan ku u gjet një njoftim me shkrimin “Kërkoj pastruese pa ngjyrë” foli për herë të parë për mediat. Fatmir...
TIRANË– Më 8 Mars gratë do të zhvillohet një protestë në Tiranë. Në rrjetet sociale po qarkullon posteri i protestës i cili do të nisë në orën 09:00,...
ITALI- Ka humbur jetën i riu 19-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ra nga motori natën e 17 Shkurtit, në Rivarolo, Xhenova. I riu, Michele Dervishaj nd...
TIRANË-Java e fundit e shkurtit do të karakterizohet me mot me reshje, dëborë dhe temperatura të ulëta. E gjithë kjo javë do të jetë me vranësira, ndërsa j...
ITALI– Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e 20 djeshme në Sernaglia Battaglia, në Treviso të Italisë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:30, e sipas...
TIRANË– Forcat zjarrëfikëse kanë paralajmëruar se do të protestojnë me 3 Mars nëse nuk do të marrin pagën për orët e natës. Kreu i zjarrëfikësve tha ...