LIVE UPDATES
Bota

Raporti i IDEA: Demokracia në botë po përkeqësohet, shkak qeveritë autokratike

22 Nëntor 2021, 14:41 Nga DOSJA
Raporti i IDEA: Demokracia në botë po përkeqësohet, shkak

SUEDI – Demokracia po përkeqësohet në gjithë botën, me shtetet që po ndërmarrin veprime jodemokratike dhe të panevojshme për të mbajtur nën kontroll pandeminë thuhet në një raport të publikuar më 22 nëntor.

“Shumë qeveri demokratike janë duke u kthyer prapa”, tha Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë Zgjedhore (IDEA). Në raport thuhet se deri në gusht të vitit 2021, 64 për qind e shteteve kanë ndërmarrë masa kundër pandemisë, që janë konsideruar si “joproporcionale, të panevojshme apo joligjore”.

Kjo organizatë, me seli në Suedi, tha se situata po përkeqësohet në shtetet që nuk janë demokratike. Regjimet autokratike janë bërë edhe “më të pacipa në represionin e tyre”, liria e shprehjes është kufizuar dhe sundimi i ligjit është dobësuar, thuhet në raport. Sipas raportit të organizatës IDEA, numri i demokracive që kanë shënuar regres është dyfishuar në dekadën e fundit dhe veçanërisht janë përmendur Shtetet e Bashkuara, Hungaria, Polonia dhe Sllovenia.

“Kjo është koha që demokracitë të jenë të guximshme, inovative dhe të rigjallojnë veten”, tha sekretari i përgjithshëm i IDEA-s, Kevin Casas-Zamora.

Në raport thuhet se “këto dy vjet pas raportit tonë të fundit, nuk kanë qenë të mira për demokracinë”.

“Në përgjithësi, numri i shteteve që lëvizën drejt autoritarizmit më 2020 tejkaloi numrin e shteteve që po shkonin në një drejtim demokratik”, thuhet në raport, duke shtuar se në dy vjetët e fundit, bota ka humbur të paktën katër demokraci ose përmes zgjedhjeve apo puçeve ushtarake.

Në raport thuhet se në mbi 80 shtete ka pasur protesta apo veprime të shoqërisë civile gjatë pandemisë, për shkak të masave të ashpra të qeverisë. Megjithatë, lëvizjet pro-demokracisë janë përballur me represion në Bjellorusi, Kubë, Esvatini, Mianmar dhe Sudan. Sa i përket Evropës, në shtetet ku demokracia veçse ishte në rrezik, pandemia u përdor si arsyetim nga qeveritë për të dobësuar edhe më tej demokracinë. Qeveritë jodemokratike të Evropës – që sipas raportit janë ajo e Azerbajxhanit, Rusisë dhe Turqisë – kanë shtuar praktikat e tyre represive.

“Pandemia thelloi ndarjet ekzistuese ndërmjet demokracive me performancë të lartë në Evropën Perëndimore dhe demokracive më të dobëta në Evropën Lindore dhe Qendrore”, tha Sam Van Der Staak, kreu i Programit për Evropën.

“Kjo ndarje do të vazhdojë ta sfidojë unitetin e Evropës, pasi po ashtu përballet me presion nga jashtë të superfuqive jodemokratike”, shtoi ai.

Në Azi, sipas raportit të IDEA-s, Afganistani, Hong Kongu dhe Mianmari kanë vuajtur “nga vala në rritje e autoritarizmit”. Por, erozion demokratik ka pasur në Indi, Filipine dhe Shri Lankë.

“Ndikimi i Kinës, i shoqëruar me autokracinë e saj, gjithashtu ka vënë në rrezik legjitimitetin e modelit demokratik”, thuhet në raport.

Në Afrikë, rënia e demokracisë “ka minuar përparimin e madh të shënuar në kontinent gjatë tri dekadave të fundit”. Sipas raportit, pandemia e koronavirusit ka shtuar presionin ndaj qeverive që t’u përgjigjen shqetësimeve lidhur me qeverisjen, të drejtat dhe barazinë sociale. Në raportin e IDEA-s gjithashtu thuhet se ka pasur rënie të demokracisë në Bolivi, Brazil, Kolumbi, El Salvador dhe Shtetet e Bashkuara.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota demokracia ne bote demokracia në europë demokracia ne shqiperi qeverisjet autokratike demokracia ne bote demokracia në europë demokracia ne shqiperi qeverisjet autokratike

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës