LIVE UPDATES
Bota

Raporti i HRW: Viti 2020 në Kosovë shënoi përparim në drejtësinë për krimet e luftës

13 Janar 2021, 19:06 Nga DOSJA
Raporti i HRW: Viti 2020 në Kosovë shënoi përparim në

SHBA-Organizata ndërkombëtare me seli në Neë York, Human Rights Watch, e ka quajtur nisjen e gjyqit në Hagë si një përparim në fushën e drejtësisë për krimet e luftës, ndërsa ka konstatuar ngecje në fushat si liria e medies, të drejtat e grave dhe të komuniteteve pakicë. Përfundimet janë pjesë e raportit prej 386 faqesh të kësaj organizate mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në rreth 100 shtete të botës.

Në raport, thuhet se aktakuzat e para nga Gjykata e Posaçme për krime lufte me seli në Hagë, shënuan përparimin e shumëpritur lidhur me përmbushjen e drejtësisë për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, ligjit humanitar dhe ligjeve të luftës, gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

“Në nëntor, ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte midis katër ish-anëtarëve të vjetër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të paditur për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Thaçi dha dorëheqjen dhe të katër u transferuan në qendrën e paraburgimit në Hagë ku patën paraqitjet e tyre të para në gjykatë, duke u deklaruar të pafajshëm. Prokuroria akuzoi dy burra nga Organizata e Veteranëve të Luftës për rrjedhjen e emrave të dëshmitarëve. Ndërkaq në shtator një komandant tjetër i UÇK-së, Salih Mustafa, u akuzua dhe u arrestua për krime lufte. Një gjykatë e Prizrenit në qershor dënoi me 22 vjet burgim një ish-oficer rezervë të policisë jugosllave për krime kundër shqiptarëve në fshatin Krushë, në mars të vitit 1999,”- thuhet në raport.

Gjithashtu, në raport flitet dhe për gazetarët, ku thuhet se ata vazhdojnë të jenë shënjestra të frikësimit, kërcënimeve në rrjetet sociale dhe sulmeve fizike, ndërsa hetimet dhe ndjekjet penale për këto vepra janë të ngadalshme.

 “Ndërmjet janarit dhe shtatorit të vitit 2020, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar 18 raste të kërcënimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve dhe medieve, duke përfshirë pesë sulme fizike dhe 10 kërcënime”.

Ndërsa, përsa i përket të drejtave të grave raporti  i organizatës Human Rights Watch, vë në pah se dhuna në familje mbetet një problem, sipas tyre  ka pak ndjekje penale dhe dështim të vazhdueshëm nga gjykatësit për të lëshuar urdhra ndalimi ndaj partnerëve abuzivë.

“Ndërkohë një mekanizëm i ngritur për të ndihmuar në sigurimin e kompensimit financiar për rreth 20 mijë të mbijetuar të përdhunimeve gjatë luftës, vazhdon të ketë shtrirje të kufizuar”, thuhet në raport, në të cilin theksohet se “midis shkurtit të vitit 2018 dhe qershorit të vitit 2020, rreth 1 mijë e 239 të mbijetuar kanë kërkuar kompensim financiar, ndërsa janë miratuar 800 kërkesa”.

Të drejtat e komuniteteve pakicë në Kosovë mbesin të cunguara sipas të dhënave të këtij raporti.

“Këto komunitete përballen me shkallë të lartë të papunësisë, strehim të dobët, diskriminim, posaçërisht te gratë,”-thuhet aty. 

Raporti për vitin 2020 është i 31-ti me radhë dhe përfshin gjendjen e të drejtave të njeriut në periudhën nga fundi i vitit 2019 deri nga fundi i vitit 2020, në rreth 100 vende të botës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kosove raporti per gjendjen ne kosove kosove raporti per gjendjen ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës