LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Raportet e Sigurimit: Vigjilenca të shohë kush është ushtaraku që luan shah me Tuk Jakovën

12 Shkurt 2022, 07:16 Nga DOSJA
Raportet e Sigurimit: Vigjilenca të shohë kush është

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e tretë

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet një dosje voluminoze që i përket Tuk Jakovës, i cili që nga periudha e Monarkisë së Zogut, ishte një nga krerët kryesorë të Grupit Komunist të Shkodrës, i dënuar me burg politik në gjyqin e famshëm të vitit 1938, së bashku me Qemal Stafën e Vasil Shanton, pjesëmarrës në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare dhe anëtar i Komitetit Qendror Provizor të saj, që nga mbledhja themeluese e 8 nëntorit të vitit 1941, komisar politik i Brigadës së Parë Sulmuese dhe Korparmatës së Parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku nga mbarimi i Luftës, në nëntorin e vitit 1944 e deri në 1955-ën, mbajti disa funksione dhe detyra të larta partiake e shtetërore, si: anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, ambasador fuqiplotë i Republikës Popullore të Shqipërisë në Beograd, President i Sindikatave të Shqipërisë, ministër i Financave dhe zv/Kryeministër i qeverisë shqiptare, të kryesuar nga Enver Hoxha etj. E gjithë dosja voluminoze (formularë dhe hetimore) që publikohet për herë të parë nga Memorie.al., ku ndodhen me qindra dokumente të panjohura, në ngarkim të ish-gjeneral-leitnant Tuk Jakovës, (“Hero i Popullit”), të cilat i përkasin periudhës së viteve 1951-1959, kur ai pas kontradiktave të shumta, që kishte me Enver Hoxhës që nga mbarimi i Luftës, në vitin 1951 u përjashtua si anëtar i Byrosë Politike dhe në 1955-ën, u përjashtua edhe nga Komiteti Qendror i PPSh-së, duke u shkarkuar edhe nga të gjitha funksionet e partiake e shtetërore, që kishte mbajtur deri në atë kohë, u internua familjarisht në rrethin e Beratit, ku pasi punoi disa kohë si përgjegjës i Repartit të Zdrukthëtarisë në atë qytet, në 1957-ën, u dënua me izolim në Kalanë e Kaninës së rrethit të Vlorës, ku dhe u arrestua në vitin 1958, duke u dënuar me 20 vjet burg, i akuzuar si “tradhtar e armik i popullit”, deri sa vdiq në spitalin e Burgut të Tiranës në vitin 1959, në rrethana misterioze! Çfarë thuhet në dokumentet sekrete (relacione, fotografi, kartela, formularë, raport-informacione, shënime, proces-verbale, raporte-survejimi, plane-masash, letra denoncuese, etj.) që i përkasin periudhës 1955-1959, kur ai ishte në ndjekje dhe survejim të vazhdueshëm nga organet e Sigurimit të Shtetit, cilët ishin oficerët e organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që ishin ngarkuar për vëzhgimin e tij dhe emrat e pseudonimet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që e mbanin atë nën vëzhgim të rreptë?!

Raport-informacion i oficerit të Sigurimit të Shtetit, Nën/Toger Nazif Latifi, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vigjilenca”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës në rrethin e Beratit

Marrë nga P.Op. Nën/Toger Nazif Latifi

Nga burimi “Vigjilenca”

Raport i datës 20.7.1955

Rreth dy javë më parë, Tuk Jakova u thirr nga Komiteti Qendror dhe mbas dy-tre ditësh atje, ai kishte shkuar edhe në Kryeministri, ku kishte bërë mbledhjen e organizatës së Partisë, këto ja thoshte sekretarit të organizatës së Zdrukthëtarisë, kur ky i fundit e pyeti, si doli më mbledhjen e Partisë. Tuku, përplasi duart dhe i mërzitur mjaft, tha: “Ashtu-ashtu”.

Në bisedat e bëra me atë rreth procesit të punës, i thoshte se kur erdhe, nuk e ndjeje veten në gjendje, kurse tani shoh një ndryshim. Me të vërtetë ka filluar të punojë me zdrukth dhe me copa jashtë përdorimit, ka ndërtuar disa korniza të bukura, gjithashtu ka bërë disa zbukurime me drurë, si katrore druri, etj.

Para disa ditëve ai pyeti për rrogën e tij, mbasi ai i tregoi se kishte 4.500 lekë rrogë, Tuku i tha: “Po çuditem, unë specialist shumë më i mirë se këta, ndërsa rrogën e paskam më të vogël”! Me këtë rast ai i tha, se duhet të kalosh në provë para një komisioni që të të shtohet rroga, ose ndryshe kur të mbushen dy vjet në punë, ju keni me përfytu vjetërsinë si dhe të tjerët.

Tuku i thoshte atij se ishte qejfli i madh për gjah, ai i ka premtuar një zagar gjahu të cilin do t’ja japin. Shumë herë Tuku, i ka kërkuar atij të rregullojë ndonjë çifte dhe të dali së bashku për gjah. “Jam mërzitur shumë’ i thoshte Tuku atij, ‘mbasi ngela nga zyra në shtëpi dhe në shtëpi s’kam me se të merrem, pasi një toger, ai me të cilin luanim nga hera herës shah, e mund gjithnjë dhe është bërë edhe loja e mërzitshme me të”.

“Vigjilenca”

Detyrë: Mundohu të rregullosh ndonjë çifte dhe shoqëroje për gjah. Shih cili është togeri që loz shah me të. Afrohu më tepër dhe përfito nga karakteristikat e tij në mënyrë që në të ardhmen të quhesh shok i ngushtë i tij. Rreth situatës, mund ta pyesësh, kur gazeta ka diçka që ndoshta se kupton, por në mënyrë të atillë, që të mos i lësh me kuptu se po e provokon.

Masat Operative:

Të vërtetohet se cili është togeri që lozka shah me të.
Raporti të daktilografohet në një kopje dhe t’i jepet udhëheqjes.
Berat, më dt. 20.7.1955

Punëtori Operativ

Nën/Toger Nazif Latifi

Raport-informacion i oficerit të Sigurimit të Shtetit, Nën/Toger Nazif Latifi, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vigjilenca”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës në rrethin e Beratit

Marrë nga P.Op. Nazif Latifi

Dhënë nga burimi “Vigjilenca”

Raporti i dt. 27.7.1955

Me datën 16.7.1955, Tuk Jakova ishte duke biseduar në zdrukthëtari me shefin e planit, Dilaver Qafën. Tuku i thoshte Dilaverit se nuk kam parë asnjëherë punëtorë të padisiplinuar si këta të kësaj zdrukthëtarie. Më kanë mërzitur disa dhe kam për t’ju future me shpulla. Këto gjëra, Dilaveri ja thoshte atij duke ditur se Tuku e ka më mirë me atë.

Lidhur me këtë, erdhi më datën 18, ditën e hënë, kur në zdrukthëtari kishte ardhur akulli, disa punëtorë ishin grumbulluar nga pak akull me e hëngër. Në këtë moment, Tuk Jakova shkon aty dhe godet me dru një punëtor të quajtur Lik Lefta, të cilin e vret aq sa, ju ënjt qafa e dorës. Me këtë rast bëhet një farë alarmi prej punëtorëve dhe arriti çështja që të provokohet një mbledhje nga drejtoria.

Në mbledhje Tuku u kritikua dhe pranoi se kishte bërë gabim që e kishte qëlluar punëtorin. Kaq, por megjithatë ai insistoi dhe thoshte se këta janë të padisiplinuar dhe më detyruan që të bëj këtë gjest, mbasi kërkoja që të ruaja pastërtinë dhe gjërat të viheshin në vend.

Ai thotë se Tuku del herë pas here për gjah andej nga Uznova, ai deri më sot nuk e ka shoqëruar, pasi nuk disponon çifte, megjithëkëtë Tuku i ka thënë që ta shoqëronte. Në punë thotë ai, nuk është keq, nuk i mungon organizimi i mirë dhe tani ka filluar të punojë vetë rregullisht.

“Vigjilenca”

Detyra: Kij parasysh ta vërtetosh cili është ushtaraku që loz shah me Tukun. Meqenëse ai vetë të ka propozuar ta shoqërosh për të bërë banjo në lumë dhe për të shkuar për gjah, mund të shkosh me të deri sa të gjejmë ndonjë çifte.

Masat Operative: Raporti të daktilografohet në një kopje.

Punëtori Operativ

Nën/Toger Nazif Latifi

Shënim: Afër Tukut është me familje, vetëm toger Thanasi, i Sigurimit të Ushtrisë, i cili është parë se mos shkon te Tuku të lozi shah. Shokët që banojnë afër, thonë se tek Tuk hyn dhe del, major Rustem Harizi dhe mundet të jetë ky ai që loz shah me Tukun.

E shoqja e tij shihet që të shoqërohet me gruan e një ish-togeri dhe tashti bërë kapiten. Kjo është grua shkodrane dhe se duket njihen që nga Shkodra. Ky ish-toger më duket se është ai që u hoq nga shtëpitë e reja për ta vendosur Tukun.

Punëtori Operativ

Nën/ Toger Nazif Latifi

Raport-informacioni i nënoficerit të Sigurimit të Shtetit, Marshall Tefik Xhuli, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës në rrethin e Beratit, njerëzit që ai takonte dhe bisedat që bënte me ta

Berat më 21.7.1955

R A P O R T

Gjatë këtij muaji Tuk Jakova: ka shkuar në Tiranë i thirrur për problemet që unë nuk i di. Është thënë nga e vjehrra e Tukut, se ai mori dhe çupën me vete, sepse ai ka dhe armë dhe mos bëjë ndonjë gjë. Këtë fjalë ja ka thënë A.P. Tefta …… e shoqja e major Rustemit.

Gjithashtu më datën 19.7.1955, në orën 21.00, kur unë vajta në shtëpinë time, pashë që kishin dalë tek porta e banesës, major Rustem Haziri, Tuku me gjithë grua ulur në karrige, duke biseduar çështje ordinere lidhur me kasapët. Dukej që s’fliste vetëm Tuku, por nuk i kuptohej, sepse dhe unë nuk kisha mundësi të dëgjoja, mbasi ndenjen deri në orën 21.30, iku në shtëpinë e vetë.

Është për të theksuar se, Tuku nuk duket i shqetësuar dhe i alarmuar, ai punon dhe në shtëpi dhe në punën shtëpie, flet me këdo dhe nuk i bën përshtypje, si p.sh. ditën e dytë që Tuku shkoi në punë, shoku Izet Dyrmishit i dha dorën dhe bëri buzët në gaz.

Tefik Xhuli

Raport i datës 30.VII.1955

Duke biseduar mbrëmë me drejtorin e Bashkimit të Qarkut, sh. Kristo Litin, në lidhje me një kontroll që është bërë nga ana e Dr. Llukë Dhimos në baxhot e Lushnjës, në mënyrë jo të përshtatshme, sa që nga ana e ime i drejtova letër direkt Tuk Jakovës, sepse ai ishte në Berat kur u mblodh aktivi i Qarkut, ai më kthen përgjigjen se, kontrolli dhe masa e marrë nga ana e doktorit, është e drejtë.

Lidhur me këtë ai tha se para disa ditëve, erdhi i kunati i Tukut me shërbime në Bashkimin e Qarkut, i quajturi Petro, që për këtë kam raportuar më parë. Ai tha se unë e kam kunat, por nuk kam vajtur të flerë atje. Në realitet, ky vetëm natën e parë nuk vajti tek Tuku, pasi nuk e dinte, por dy ditë të tjera, ai erdhi tek Tuku për të fjetur. Unë këtu dyshova tek Petrua, që pasi ka thënë nuk kam vajtur fare.

Marshall Tefik Xhuli

Raport-informacioni i nënoficerit të Sigurimit të Shtetit, Kapter i I-rë, Tefik Nexhip Xhuli, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës në rrethin e Beratit, njerëzit që ai takonte dhe bisedat që bënte me ta

R A P O R T

Ai raporton se me datën 15.8.1955 ora 21.30, kur unë vajta në shtëpi, pashë në korridorin e Tuk Jakovës që dëgjoheshin dy zëra burrash, pas nja 10 minutash, u vërtetua se që andej dolli një burrë i pa njohur nga ana e jonë. Tuku kur e përcolli bëri buzën në gaz dhe qeshi. Person i pa njohur ishte burë me trup të mesëm, me veshjen e një punëtori. Ky vërejti në derën e shtëpisë time, por nuk pyeti asgjë.

Në të dalë të apartamentit, u kthye dhe hyri drejt në korridorin e Enver Mëlovës që është shefi Seksionit Bujqësisë të rrethit dhe pasi foli, kush rrinë këtu, del e shoqja e këtij të fundit Sebrija dhe i thotë që urdhëroni. Ai i tha se aty është Enveri, përsëri ajo i tha se urdhëro brenda se ai vjen më vonë. Ndërkaq ai doli dhe iku.

Nga sa u informova unë deri më sot, emrin e tij nuk e kam mësuar akoma, vetëm se ky ka një motër që quhet Sofije, mëson për Mjekësi e ka ardhur për pushime dhe qëndron aty nga Ura Vajgurore, por vendi se ku banon, nuk e tregoi. Del se Enveri ta ketë kushërirë Sofijen, sipas deklarimit të së shoqes.

Unë dyshoj që ky njeri i pa njohur të punojë në N.I.L. Prodhime dhe me punë në punishten e tharjes së frutave, karshi apartamentit tonë, e mbështet këtë dyshime se Tuku me datën 14.8.1955 ka vajtur atje me gjithë të shoqen dhe fëmijët e tij, ka biseduar me një shok nga të punishtes (teknik) dhe pastaj Tuku, që andej shkoi në lumë për banjo, si shëtitje lumore me gjithë të shoqen. Memorie.al

Berat më 18.8.1955 Kapterr I-rë

Tefik Nexhip Xhuli

Vijon numrin e ardhshëm

Marrë nga “Memorie.al”

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur kryesore tuk jakova tuk jakova

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty