LIVE UPDATES
Politike

VD-Rama udhëzon socialistët: Gjeni një president të jetë e kundërta e Ilir Metës

19 Prill 2022, 08:35 Nga DOSJA
VD-Rama udhëzon socialistët: Gjeni një president të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë udhëzimet e tij për presidentin e ri të vendit. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se vendi ka nevojë për një president të ri dhe “normal”.

“Sistemi i titujve të medaljeve është sistem i njohur, nuk ka 100 sisteme dhe është o njëri o tjetri, Shqipëria bën një përjashtim flagrant dhe është i vetmi vend në botë ku falë Metës dekorohen të vdekurit dhe u jepen titujt dëshmorëve të Ilir Metës. Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial dhe kjo do të ndryshojë, është e rëndësishme për shtetin, për seriozitetin e një shteti dhe do kemi një shtet më serioz duke pasur një figurë më serioze, një ligj për institucionin e presidentit, një sistem titujsh e medaljesh serioz, siç e ka gjithë planeti.  Ilir Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial. Edhe kjo do të ndryshojë. Do të kemi shtet serioz për një president serioz. Na duhet një njeri dhe president normal në krye të shtetit. Kjo është më e rëndësishmja. Duhet të niseni nga e kundërta e Ilir Metës dhe të kërkoni. Me siguri do të gjeni jo pak. Pastaj për të tjerat…,”-tha Rama ndër të tjera.


PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Ndërkohë, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka ngarkuar prej disa kohësh një ekip këtu brenda për të përgatitur dhe ligjin për Presidentin e Republikës, gjë që nuk e kemi shtyrë më tutje, duke e quajtur të panevojshme që në kushtet kur kemi të bëjmë me një president që nuk e njeh ligji, që nuk njeh Kushtetutën dhe që nuk njeh asnjë lloj binari, përveç binarit linear të mos arsyes së vetë, do të ishte e kotë, prandaj paralelisht me zgjedhjen e presidentit do të fusim në proces edhe ligjin për presidentin, gjë që do të bëjë që presidenti apo presidentja që do të zgjidhet do të hyjë në zyrë, duke pasur edhe një ligj që rregullon veprimtarinë e vet, si në çdo republikë tjetër parlamentare. Na takon ta bëjmë këtë, ashtu sikundër edhe ligjin që Taulanti e përmendi, duke ironizuar me të drejtë në fakt, qeverinë për medaljet, e kemi gati dhe edhe atë nuk e kemi futur në procesin e miratimit pikërisht sepse do të ishte përsëri e kotë ta bënim këtë, pa u larguar fillimisht presidenti me tonelatat më të larta të teneqeve të shpërndara në Shqipëri qysh se Shqipëria ka hyrë në epokën e bronzit. Kemi faktikisht të vetmin sistem pa sistem titujsh e medaljesh në botë. Grupi i punës që ka hartuar projektin ka studiuar të gjitha kontinentet me kërkesën tonë që të kemi një studim të plotë për sistemin. Në të gjitha kontinentet, nga Britania e Madhe në Japoni, nga Polonia në Australi, nga Nigeria në Brazil, sistemi i titujve dhe medaljeve është sistem i njohur, nuk ka 100 sisteme dhe është o njëri, o tjetri. Shqipëria bën një përjashtim flagrant nga e gjithë kjo dhe është i vetmi vend në botë, ku falë Ilir Metës dekorohen të vdekurit dhe u jepen tituj dëshmorëve dhe heronjve të luftës që në logjikën e sistemit të titujve dhe medaljeve përbën një shkelje edhe më të rëndë sesa edhe shkelja e Kushtetutës, në sensin e antilogjikës. Nga njëra anë, të gjithë ata që e kanë lënë këtë sistem, përfshirë dhe ne që kemi pasur kohën e nevojshme me kohë për ta ndryshuar, kanë kontribuar që Shqipëria të jetë vendi më qesharak i globit, por Ilir Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial. Edhe kjo do të ndryshojë, është shumë e rëndësishme për shtetin, është shumë e rëndësishme për seriozitetin e një shteti dhe kështu do të kemi një shtet më serioz, duke pasur një figurë serioze për president apo presidente. Duke pasur një ligj për institucionin e presidentit me gjithë seriozitetin e nevojshëm dhe duke pasur një sistem titujsh e medaljesh serioz siç e ka gjithë planeti, përveç Republikës së Shqipërisë. E fundit gjë që kam, do të ftoja të gjithë ju që përtej këtij procesi që nisim sot me propozimet e sekretuara të gjithsecilit që do të administrohen nga komisioni përkatës, të vazhdojmë të jemi të gjithë aktivë në këtë proces për të dalë në konkluzione sa më të shëndetshme dhe për të arritur ti ofrojmë Kuvendit dhe pastaj Republikës tonë, një figurë dinjitoze për kreun e shtetit dhe A-ja dhe Zh-ja mes gjithë germave të tjera për përcaktimin e kësaj figure, duhet të jetë një njeri normal. Na duhet një njeri normal në krye të shtetit. Na duhet një president normal. Na duhet një presidente normale. Kjo është më e rëndësishmja. Për të gjetur një kandidaturë të një njeriu normal, duhet të niseni nga e kundërta e Ilir Metës dhe të kërkoni dhe me siguri do të gjeni, jo pak. Për të gjetur kandidaturën më të përshtatshme mes një grupi kandidaturash me njerëz normalë, do të avancojmë në fazën tjetër. Besoj që Taulanti duhet t’i japi disa shpjegime të tjera grupit, lidhur me procesin e nisur nga komisioni dhe me kalendarin e komunikimit me pjesët e tjera të Parlamentit, ashtu sikundër edhe për pjesën e kandidaturave apo propozimeve që mund të bëhen nga vetë publiku.

LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri&’fati’ i Rakipit! PS nis mbledhjen e Grupit, votojnë të gjithë, e Rama

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama grupi i ps mbledhje 19 prill 2022 edi rama grupi i ps mbledhje 19 prill 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet