Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish ndërkombëtarëve që një ditë më parë kërkuar që maxhoranca të tërhiqet nga ndryshimet në Kushtetutë.
I pyetur në konferencën me gazetarët, në lidhje me këtë çështje, Rama tha se nuk kanë cënuar asnjë perspektivë europiane.
Kryeministri shtoi më tej se nisma e listave të hapura, u jep njerëzve mundësinë njerëzve që të votojnë partinë dhe personin që duan dhe nuk cënon aspak perspektivën europiane.
“Normale si në çdo vend të botës. Ne ndoshta pak më shumë ndonjëherë por ky është procesi. Unë besoj se është koha që të gjithë të shikojnë faktet. T’i lëmë mënjanë aktorët, paragjykimet mbi fjalë dhe të shikojmë faktet. Çfarë po bën Shqipëria? Mos vallë Kuvendi i Shqipërisë po ndërmerr ndonjë nismë për t’i dhënë pushtet ndokujt siç ka ndodhur në ndonjë vend të Europës? Jo….Po i jep popullit të vet mundësinë të ketë më shumë zë, të zgjedhin partinë, të votojnë personin që ju pëlqen. Kjo e cënon perspektivën strategjike të Shqipqrisë? Nuk besoj…Po heq koalicionet? Jo. Po krijon një kuadër ku koalicionet do të funksionojnë si në çdo vend të Europës dhe jo si një rrap pas dushkut. Ju kujtohet historia e devijimit të votës, ti voton për njërin, votën e merr tjetri. Si mund të kemi një sistem kur vetëm në Tiranë kemi mesatarisht 3000 kandidatë. Ku është parë kjo? Ata që marrin vota për një parti i çon për një parti tjetër…etj, etj…Nëse ka diçka që nuk përputhet me standartet, jam kurioz t’i di, por nuk është standart pëlqimi apo mospëlqimi i Lulzimi Bashës. Kërcënimi, ose siç i themi ne se këtu do bëhet name nga ana e partive. Kërcënimi se po nuk u bë kështu, ne do bëjmë kështu, dhe pastaj bota do thotë që këta s’janë për Europë, nuk funksionon. Dënimin e jep populli me votë. Ky është mendimi im në tërësi. Për mua çdokush në botën e sotme me kaq shumë halle dhe probleme, meriton vetë mmirënjohje, pro një gjë është e qartë. Që nga dita e parë që kam marrë këtë detyrë, ka gjëra për të cilat biem dakort, ka gjëra për të cilat nuk biem,”- tha Rama.
Kjo deklaratë u bë në konferencën për gazetarët nga kryeministri Edi Rama. Ai i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se është gati të takohet me Bashën dhe të heqin dorë edhe nga marrëveshja e 5-qershorit, nëse nuk e do. Rama tha se koalicionet nuk do të hiqen, por do të ndryshohen. Përsa i përket integrimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Rama iu kujtoi të huajve sovranitetin e shtetit shqiptar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se është i zhgënjyer nga deklarata e kreut të grupit parlamentar të CDU-CSU-së, Johann Wadephul. Në konferencën me gazeta...
TIRANË- “Opozita presidenciale”, kështu e ka quajtur kryeministri Edi Rama rolin e presidentit Ilir Meta në debatin publik për hapjen e listave. Fill pas t...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë për të është sovran. Në një konferencë me gazetarët, Rama shtoi se reagimet e Opozitës P...
TIRANË- Debatet e Komisionit të Ligjeve kanë nervozuar së tepërmi deputetin socialist Bashkim Fino. Aq shumë është tensionuar saqë ka vendosur që të ndezë ...
VLORË- Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca i ka dërguar një mesazh të qartë Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, se ndryshimet Kushtetu...
TIRANË– “Opozita jo-parlamentare dhe presidenciale“, kështu i etiketoi kryeministri Edi Rama kreun e opozitës Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta, pas t...
TIRANË– Mbyllet mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Ndryshimet Kushtetuese u miratuan në parim me 10 vota pro dhe pesë kundër. Deputetët që votuan kundër jan...
TIRANË– 50 minuta bashkë, përfundon takimi i kryedemokratit Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta. Pasi janë ndarë, Meta ka përshëndetur me grusht Bashën ...