Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama qartësoi se kryesore për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen, nuk është ekonomia por shëndeti. Rama tha se ky është një moment kritik, dhe e para është jeta. Rama theksoi se çelësi i kësaj lufte është rezistenca.
PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT RAMA:
Ecuria pozitive ka bërë që shumëkush të mendojë më shumë seç duhet për nesër, kur prioritare është mbrojtja e jetës. Duke ju ndjekur juve në mënyrë të vazhdueshme, kam vënë re që shumëkush ka filluar të kërkojë, të qahet për masat shtrënguese dhe të flasë më shumë sesa i takon për atë që vjen nesër. Patjetër që e nesërmja është shqetësimi ynë i përbashkët, dhe duket më e vështirë për të gjithë papërjashtim, edhe për mua vetë që më duhet të bëj gjithçka për të qenë pranë jush.
Shtëpia jonë të mos shembet për shkak të dritëshkurtësisë dhe e nesërmja të mos jetë më e rëndë sesa normalisht do të jetë për të gjitha vendet. Sot, po të mos kishim marrë të parët masat që morëm, dhe po të mos ishte kjo rezistencë e mrekullueshme, sot nuk do të numëronim 17 të vdekur, që janë jetë njerëzish që dhembin pa diskutim, por do të ishim në një tunel prej ku s’do të dilnim kurrë me mijëra të vdekur.
Këtë mund t’ua thotë cilido nga ata që e njohin mirë si funksionon një epidemi dhe si avancon virusi. Me këtë armik të padukshëm që ka kapur në befasi superfuqitë, askush nuk thotë dot sesa ka ilaç më të mirë sesa rezistenca popullore. Të gjithë liderët sot në botë kërkojnë rezistencë, se nuk e kanë vaksinën dhe janë larg të pasurit vaksinë.
Këto deklarata Rama i bëri teska njoftoi disa masa të reja. Kreu i qeverisë tha se do ketë lehtësime për lëvizje për ata që shkojnë në punë, por do ketë dënime më të ashpra deri në burg për ata që abuzojnë. Kryeminsitri sqaroi dhe Aktin Normativ për qiratë, ku tha se ndërhyrja u bë pasi jemi në luftë. Bursat e studentëve nuk do ndërpritet, po ashtu do nisë të hënën ndarja e pagave të luftës për ata që kanë aplikuar. Emigrantët e bllokuar jashtë do duhet të qëndrojnë, pasi Rama tha se nuk do hapen kufijtë.
(f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se qeveria po diskuton disa mundësi për të liruar lëvizjen në javën e ardhshme bazuar në shifrat pozitive të përha...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkon llogari nga qeveria në emër të demokratëve për tenderin 1.5 milionë euro të ushqimeve, ...
TIRANË- Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka reaguar sërish për deklaratën e Ramës në median italiane, ku u shpreh se ishte arrestuar njëherë në Bolonja....
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim online me qytetarët, ku ka treguar masat e reja të marra nga qeveria në përballimin e situ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama për Aktin Normativ për ndalimin e pagesës së qirave. Në një reagi...
SHKODËR- Kryetarja e në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka kërkuar sot nga Ministria e Mbrotjes informacion për fondit që është caktuar për ndihma...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar faktin se si shumë shqiptarë kanë mbetur pa u riatdhesuar në vendin e tyre, duke u izoluar jashtë shteti...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin se dy infermierë të infektuar me koronavirus janë shëruar. Manastirliu ka postuar foto...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur edhe njëherë demokratëve lidhur me kundërshtimin e tyre për pezullimin dy-mujor të pagesave të qirave. Në...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh dy ditë më parë se propozimet e Opozitës janë si ‘këngë gjink...