LIVE UPDATES
Politike

Rama “tallet” me Haradinajn: Sa pa dalë Facebook, budallain e njihte vetëm shtëpia e vet

8 Maj 2019, 19:21 Nga DOSJA
Rama “tallet” me Haradinajn: Sa pa dalë Facebook, budallain e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një përgjigje thashethemeve e deklaratave të fundit të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për një plan mes tij, presidentit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë për copëtimin e Kosovës. Rama ironizoi deklaratën e tij me shprehjet: ‘Budallain sa pa dalë Facebook e njihte vetëm shtëpia e vet’ dhe e dyta ‘nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë bëje të pabesueshme’.

Pyetja: Keni ardhur për Ditën e Europës, ju nuk keni asnjë plan për ndërhyrjen mes palëve politike por në vitin 2017 e keni bërë në kur situata nuk ishte kaq e rëndë. Pse  nuk ka nga BE një iniciativë të tillë. Jeni besimplotë që zgjedhja do të gjendet apo të zhgënjyer nga palët që prodhojnë kriza të tilla?

Rama: Në 2017 negocimi dhe zgjidhja ka qenë tërësisht e palëve në Shqipëri. Sigurisht, miqtë dhe partnerët tanë kanë qenë të shqetësuar dhe të interesuar të ndihmojnë komunikimin, të mundësojnë lidhjen e komunikimit, por vendimmarrja ka qenë e jona. Këtë herë, unë mund të them dy gjëra. Së pari, nuk shoh askënd që të shqetësohet si në 2017. Natyrisht, jo sepse çka ka ndodhur nuk është shqetësuese, por sepse çfarë ka ndodhur i tejkalon të gjithë kufijtë e të durueshmes, nga pikëpamja e kornizës demokratike, të bashkëjetesës dhe për sa më takon, ka ardhur koha që ne t’i qëndrojmë sistemit, t’i qëndrojmë rrugës së përcaktuar nga Kushtetuta dhe nga ligji sepse me sa duket, zgjidhjet për të kaluar një krizë të krijuar për t’u zgjidhur dhe për të përfituar diçka nga zgjidhja, nuk na kanë ndihmuar të rritemi më shpejt dhe të bëhemi më të fortë nga pikëpamja e konstitucionit tonë demokratik si shoqëri dhe si politikë. Kështu që zgjidhjet e asaj natyre i kemi provuar.  2017 ishte maksimumi që mund të bëjë  një maxhorancë për opozitën, për të dhënë një zgjidhje të gjithëpranuar dhe afatgjatë. Nuk funksionuan.

Tani, sistemi, kush qëndron në sistem, qëndron, kush nuk qëndron në sistem, ka zgjedhjen e vet të lirë. Ama nuk ka shans të pengojë të tjerët që të qëndrojnë në sistem.

Pyetja: Presidenti serb Vuçiç tha se nuk do ta njihte Kosovën edhe sikur ta varnin, ndërsa Haradinaj pretendon se ju, presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama keni një plan për ndarjen e Kosovës.

Rama: Për sa i përket komplotit për të copëtuar Kosovën dhe për të krijuar në mënyrë të fshehtë një hartë të re të botës, më kujton atë shprehjen që sa pa dalë Facebook-u, budallain e njihte vetëm shtëpia e vet. Sot jetojmë në një botë që nga kjo pikëpamje është fatkeqe. Ajo porosia e një manuali të agjitacionit nazist që thoshte, nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë, bëje të pabesueshme, është në përdorim të përditshëm për të goditur kundërshtarë, për të sulmuar njerëz, për të masakruar karaktere, personalitete, individë në të gjitha nivelet, duke përfituar pikërisht nga Facebook-u dhe nga mundësia për torolisur gjithë dynjanë me gënjeshtra të përmasave marramendëse dhe me budallallëqe të rrezikshme. Unë nuk dua të zgjatem më shumë në këtë pikë, por dua të them kaq në fund. Nëse gjenden aq shumë budallenj sa të besojnë se një proces që përfshin shtete dhe jo dy shtete, por të gjitha shtetet e botës, që përfshijnë parlamente, që përfshijnë parti politike, që përfshijnë shoqëri, që përfshijnë votime referendare në fund, mund të bëhet fshehurazi nga disa persona dhe të kalojë në gjithë këtë proces që thashë si miu nën mustaqe, atëherë kjo botë ka marrë fund, por unë besoj që jo. Unë besoj që çdo njeri i arsyeshëm, çdo shqiptar me dy fije mend në kokë e kupton që kjo është e gjitha një gënjeshtër e bërë aq e pabesueshme, që pikërisht të mund të shitet e të blihet në territorin e marrëzisë online.

Për më shumë, unë do të angazhohem dhe do të shpjegoj më tutje kur të më jepet mundësia, por me kaq sa thashë, besoj që mjafton për sot.

Pas takimit të Berlinit Haradinaj ka deklaruar se është vënë nën presion dhe shantazh nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të hequr taksën 100% Serbisë. E gjitha kjo ka ndodhur në Samitin e Berlinit, në sytë e kancelares Merkel, presidentit Macron dhe gjithë liderëve të rajonit. Vetë kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale e mohoi këtë gjë.

(k.m, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ramush haradinaj sherri ne berlin edi rama ramush haradinaj sherri ne berlin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet