Politike

Rama përfundon vizitën në Moskë, përplaset me Lavrov në konferencë: Njihni Kosovën, krenarë që jemi aleatë të SHBA dhe NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Rusi, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Vizita e Ramës në Moskë është bërë në kuadër të detyrës që ai mban këtë vit si kreu i radhës i OSBE. Në takimin mes Ramës dhe Lavrov diksutimet kanë qenë të fokusuara për çështjen e Ukrainës dhe zgjidhjen e konflikit mes Serbisë dhe Kosovës.
Featured image of article: Rama përfundon vizitën në Moskë, përplaset me Lavrov në konferencë: Njihni Kosovën, krenarë që jemi aleatë të SHBA dhe NATO-s Edi Rama dhe Sergei Lavrov
Përditësuar:

RUSI- Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të radhës së OSBE ka zhvilluar një vizitë në Rusi, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Shefi i diplomacisë ruse priti Ramën dhe delegacionin e OSBE në Moskë, e më pas zhvilluan një takim me dyer të mbyllura. Në takimin mes Ramës dhe Lavrov diksutimet kanë qenë të fokusuara për çështjen e Ukrainës dhe Kosovës. Ndërkohë pas takimit që zgjati për gati një orë, kryeminsitri dhe ministri i Jashtëm patën një konferencë për mediat ku treguan detaje nga ajo çfarë diskutuan.  

Edi Rama dhe Sergei Lavrov

Lavrov kërkoi që Rusia të merrte pjesë në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, por Rama tha se së pari duhet bërë njohja e Kosovës, pasi kjo është në të mirën e dy vendeve. Liderët folën dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve, ku premtuan kthimin e telefonatave e më pas dialog për të rritur nivelin e bashkëpunimit. Për shefin e diplomacisë ruse, marrëdhëniet mes dy vendeve kushtëzohen nga detyrimet që ka Shqipëria për SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, por Rama e korrigjoi dhe tha se nuk janë detyrime, por zgjedhje të Shqipërinë të ketë ata aleatë. 

Takimi Rama dhe Sergei Lavrov

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE prej ditës së djeshme ka nisur një vizitë në Rusi, ku do kërkojë paqe me Kremlinin për luftën në Ukrainë. Rama është shprehur se puna e tij në OSBE do jetë zgjidhja e konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë. Më herët në punën e tij Rama vizitoi dhe zonën e luftës në Ukrainë dhe u shpreh se ka parë tmerre me sy. Kreu i qeverisë shqiptare ka marrë drejtimin e radhës së OSBE në janar të këtij viti dhe do e mbajë atë deri në dhjetor.

(A.B. Dosja.al)

  • 13:13

    Rama përplaset me Lavrov në konferencën për mediat: SHBA-në e mbështesim se është zgjedhje e jona. Jemi krenarë për këtë gjë

    Kryeministri Edi Rama është përplasur në konferencën për mediat me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Rama i ka thënë Lavrovit se Shqipëria nuk e ka detyrim që të mbështesë SHBA-në dhe të jetë në NATO, por sipas tij kjo është një zgjedhje dhe Kryeministri shtoi se jemi krenarë për këtë gjë.

    Sa do ndikojë kjo vizitë në marrëdhëniet mes dy vendeve?

    LAVROV: Ne e dimë shumë mirë marrëdhënien tonë. Shqipëria ka një qëndrim tjetër dhe ata kanë detyrime karshi SHBA-së dhe NATO-s dhe e dimë shumë mirë marrëdhënien mes tyre.

    RAMA: Do e shënoj në CV-në time që po korrigjoj për herë të parë Zotin Lavrov. Ne nuk jemi të detyruar që të kemi të njëjtat qëndrime me aleatët tanë në NATO dhe ndaj SHBA-së, ne jemi krenarë që jemi me ta dhe është zgjedhje e jona. Vendi ynë është krenar që ka këtë zgjedhje dhe kjo është politika jonë. Ësthë shumë e vërtetë që marrëdhëniet tona janë në një nivel të ulët.

  • 13:01

    Lavrov zbardh detaje nga takimi me Ramën: Folëm për Kosovën, jemi të interesuar që të zgjidhjet çështja me Serbinë

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Moskë, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Pas takimit në konferencën për mediat, Lavrov ka bërë me dije se kanë folur për Kosovën dhe kërkoi që Rusia të merrte pjesë në zgjidhjen e konflikit dhe arrtitjen e një marrëveshje me Serbinë. Në fjalën e tij, shefi i diplomacisë ruse tha se ka për qëillim të bashkupunojë me Shqipërinë për atë çfarë Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë.

    Folëm edhe për Kosovën, kemi për qëllim të nxisim dialogun që të arrijnë një marrëveshje me Serbinë. Ne do të donim që çështja e Kosovës të zgjidhjet. Palët e interesuara duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç për të ecur përpara është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe kemi dhe angazhime dypalëshe me kryetarët e komisionit për tregëti dhe ekonomi. Ka hapësirë për bashkëpunim në këtë sferë. Është e kufizuar për shkak të mbështetjes nga Shqipëria të regjimit të sanksioneve nga BE. Kemi për qëllim të bashkëpunojmë me Shqipërinë për atë çfarë janë të gatshëm të bashkëpunojnë ata.”- tha Lavrov.

  • 12:57

    Rama takim me ministrin e Jashtën rus: Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet, nuk është e lehtë të zgjidhen konfliktet mes vendeve

    Kryeministri i vendit, Edi Rama në cilësinë e kreut të radhës së OSBE, në një konferencë të përbashkë me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov ka deklaruar se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet.

    “Më lini tju them që është kënaqësi që flas në një enciklopedi të gjatë në punët e Rusisë.Unë jam i vetëdijshëm për të qenë një ndërmjetës, jam këtu plotësisht në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit në axhendën e OSBE-së. Natyrisht është më e lehtë ta thuash se ta bësh, na duhet një bashkëpunim për qeveritë në konflike, por kjo nuk është aq e lehtë, por duhet të zbatojmë angazhimet tona ndërkombëtare. Ne kemi vendosur në themel, nevojën për të mos bërë dallim për njerëzit. Vizita ime në Ukraninë në fillim këtij viti dëshmon rëndësisë që i kushtojmë kësaj çështje, ne po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje, duhet të themi se ka pasur përparësi. Mbështesin plotësisht marrëveshjen e Miskut. Gjithashtu presim edhe punimet e samitit të Parisit, për të ruajtur këtë rritëm. Një armëpushimi i plotë është thelbësor. Misionit i duhet dhënë mbështetja e plotë.Dua ta përmbyll me hyrjen ndoshta të gjatë time, dua të them se është shumë i qartë pozicioni ynë si Shqipëri, si kryeministër, jemi anëtarë të NATO-s ne qëndrojmë pranë vendeve të mëdha për çështje të tilla. Dua të them se është shumë e qartë për ne kryesi, që të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt në çështjen e Kosovës. Sa më shpejt që Serbia ta njohë Kosovës, aq më mirë do të jetë edhe për Serbinë. “, u shpreh kryeministri Edi Rama. 

    Ndërsa ministri rus dekalroi: “Do të nxitimin bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Beogradit. OSBE të bëjë më shumë kundër nepotizmit në Europë. OSBE mund të bëjë më shumë për ngjaRjet e në Europë.”

  • 10:30

    Rama takohet me ministrin e Jashtëm të Rusisë: Jemi në kohë turbulencash, kam mbetur i shokuar nga ato që pashë në Ukrainë (VD)

    Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të radhës së OSBE po zhvillon një takim me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Shefi i diplomacisë ruse ka pritur Ramën dhe delegacionin e OSBE në Moskë, ku i uroi mirëseardhjen. Rama dhe Lavrov patën një prezantim të shkurtër për mediat dhe më pas nisën një takim pa kamera, ku do diskutojnë për shumë çështje që kanë lidhje me Ukrainën. Rama në nisje të fjalës së tij u shpreh se ishte i kënaqur që ishte në Moskë dhe e falenderoi Lavrovin për mirëpritjen dhe mundësinë e takimit.

    Ne jetojmë në kohë me turbulenca dhe sa i përket sigurisë, ajo është e brishtë në këtë rajon dhe njerëzit janë duke vuajtur dhe detyra jonë është që të shkojmë para përmes dialogut. Ajo që dua të theksoj është se OSBE u krijua 45 vite me parë dhe principet e saj janë paqja dhe siguria. Rusia është një fuqi e përfshirë në shumë çështje e negocime, shpresoj që do të kontriboj në çështjet e sigurisë. Kam mbetur i shokuar nga ato që pashë, vuajtjet e njerëzve atje (Ukrainë). Në të gjithë atë zonë njerëzit vuanin dhe ishin në kufijtë e mbijetesës”, u shpreh më tej Rama.

Shto Koment