
TIRANË– Fajin e ka Saliu! Kryeministri Edi Rama kap përsëritur akuzat ndaj paraardhësit e tij, ku është pyetur lidhur me premtimet e pambajtura.
I ftuar në emisionin “PolitikON”, Rama tha se çdo parti kur shkon në fushatë lexon poezi, por shtoi se pushteti është një prozë.
“Shqipëria është vendi më papunësinë më të ulët në rajon. Merre raportin e Bankës Botërore. Akciza për bujqësinë? Pse u vonua? Kur shkohet në fushatë shkon me poezi, pushteti kthehet në prozë. Unë flas për ata që nuk është shumë e rrallë. Ne vijmë në qeveri. Gjejmë një borxh të qeverisë ndaj të tretëve që është shumë më e madhe se parashikueshmëria. Dhe merremi me borxhin. Që Saliu ka faje për këtë vend, këtë mos e vër në diskutim. Kjo dihet tashmë, nuk e themi më. Nuk ishte e mundur që të bëhej akciza por nuk u harrua. U realizua,”-tha Rama.
(k.m/dosja.al)