LIVE UPDATES
Aktualitet

Rama nga Brukseli: Në s’hapen negociatat ndryshojmë kurs. Pro dialogut-Kosovë-Serbi

12 Maj 2022, 09:46 Nga DOSJA
Rama nga Brukseli: Në s’hapen negociatat ndryshojmë kurs. Pro

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama është shprehur se çështja e hapjes së negociatave dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një nga prioritetet e tij. Në një intervistë nga Brukseli, Rama tha se Bullgaria em veton e saj po e mban peng Maqedoninë e Veriut, por që Shqipëria kërkon të ndryshojë kurs. Siç ka deklaruar edhe më herët, Rama tha se do të presë deri në qershor për të marrë një përgjigje së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe nëse kjo do të jetë negative, do të kërkojnë ndarjen. Kryeministri tha se imazhi i vendit tonë është totalisht tjetër në ditët e sotme në çdo aspect dhe se meriton të integrohet në BE. Përsa i përket çështjes së Kosovës e Serbisë, sipas Ramës, dialogu është e vetmja zgjidhje.

Intervista e plotë:

Pyetje: Zoti kryeministër, morëm sinjale pozitive nga takimi i mbrëmshëm që patët ju me zotin Borell, sa i takon një vendimmarrjeje të mundshme në 6 qershor për Shqipërinë?

Kryeministri Edi Rama: Tani situata dihet dhe të përsërisim atë që vazhdon të përsëritet mbase nuk ia vlen. Megjithatë, po e përsërisim që është shumë e qartë që për Shqipërinë opinioni është tejet pozitiv, ne presim një tjetër raport-progresi dhe jemi të bindur që do jetë edhe më pozitiv për shkak se shumë gjëra kanë ndodhur dhe janë të gjitha në drejtimin e duhur. Imazhi i Shqipërisë është komplet tjetër sot në çdo aspekt. Shqipëria konsiderohet një model për rajonin, jo vetëm këtu, por dhe në Hagë është shumë e qartë kjo gjë.

Megjithatë, dje biseda është përqendruar tek situata social-ekonomike, si rezultat i pasojave të luftës dhe për hir të vërtetës, nëse do kishim mundur ta ndanim me opinionin publik në Shqipëri atë bisedë, do kishim dëgjuar vërtetë situata shumë më problematike sesa situata jonë, në aspektin e qëndrueshmërisë financiare,  në aspektin e financimit të mëtejshëm të ekonomisë, në aspektin e inflacionit e kështu me radhë.

Sa i përket pjesës tjetër, ne jemi në pozicionin që dihet, do presim dhe presidencën franceze. Këtu çështja është tek Bullgaria që ka marrë peng Maqedoninë dhe që si rezultat, ka bërë që ne të jemi peng i një ngërçi të madh që ne nuk kemi lidhje fare.

Ndërkohë, besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata.

-Zoti kryeministër, do ta asistojë apo ndihmojë Bashkimi Europian, 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, duke patur parasysh zhvillimet dhe pasojat që mund të vijnë nga lufta Rusi-Ukrainë, dhe në çfarë forme?

Kryeministri Edi Rama: Bashkimi Europian është një makineri e rëndë dhe e madhe, që edhe kur ka kthesa për të marrë, i merr shumë ngadalë, por ne kemi, prej disa kohësh, punuar me disa kryeqytete, duke bërë disa propozime tonat sepse ka edhe një vullnet të ri për të dëgjuar nga ne dhe kur them nga ne nuk kam parasysh vetëm Shqipërinë, por edhe vendet të tjera, por edhe duke pasur parasysh faktin që ne tani kemi garantuar një akses të drejtpërdrejtë me kancelarinë kryesore dhe kemi një dialog të vazhdueshëm, pra nuk jemi më në kohën kur një bisedë mes kryeministrit të Shqipërisë dhe Kancelarit apo Presidentit të Francës ishte një ngjarje e madhe për të cilën flitej në televizor, bëheshin njoftime për shtyp. Sot këto janë rutinë, por nga ana tjetër gjithçka është e hapur dhe gjithçka mund të ndodhë. Mund të ndodhë që të ketë një ndryshim të rëndësishëm. Mund të ndodhë që mund të mos ndodhë asgjë, kjo është e gjitha për tu parë.

– Pas Serbisë z. Kryeministër dhe nga Maqedonia po importojmë mallra. A tregon kjo që “Open Balkan” po funksionon dhe çfarë pritet të ndodhë me Malin e Zi? Pak më herët në një konferencë për shtyp më konfirmuat ftesën që ju i keni bërë kryeministrit shqiptar të zgjedhur të Malit të zi, cili do jetë qëndrimi i këtij vendi?

Kryeministri Edi Rama: Ballkani i Hapur funksionon dhe do funksionojë gjithmonë e më mirë. Tani ne presim që edhe Mali i Zi t’i bashkohet, domethënë është çështje kohe, unë e kam thënë gjithmonë, është çështje kohe që t’i bashkohen të gjithë në fakt se nuk ka ku shkon tjetër kjo punë përveçse tek kooperimi, tek bashkëpunimi, kështu që sigurisht që është humbje kohe patjetër për ata që ngurojnë apo refuzojnë të bashkohen, por ne nuk kemi kohë për të humbur.

– Përpara darkës së mbrëmshme presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić deklaroi për mediat e tij që e shoqëronin se Serbia do të rishikojë qëndrimin e saj nëse Kosova do të kërkojë anëtarësimin e Europës. Shqipëria ka një qëndrim në lidhje me këtë? Cila do të jetë vota e saj?

Kryeministri Edi Rama: Kjo nuk do diskutim fare. Ne jemi shumë të qartë. Ne nuk kemi asnjë ekuivok. Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar. Ndërkohë që ne kemi qasje komplet tjetër kur vjen puna tek normalizimi i marrëdhënieve hap pas hapi në aspektin ekonomik, në aspektin e lirisë së lëvizjes e të tjera e të tjera, me Serbinë paralelisht me betejën në tryezë, betejën diplomatike për dialog e kështu me radhë sepse besojmë që kjo është rruga, kjo është rruga dhe nga ana tjetër respektojmë plotësisht zgjedhjen e bërë nga autoritetet legjitime, të votuara, të mandatuara, përgjegjëse të Kosovës për të patur një qasje komplet tjetër në këtë aspekt. Por kur vjen puna tek demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën. Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën!

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë pritur mbrëmjen e kaluar në një darkë jozyrtare nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell në Bruksel. Në konferencë për shtyp doli edhe presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës do të ishte një “shkelje” e marrëveshjeve të Brukselit dhe Uashingtonit. Ndaj dhe premtoi një reagim të ashpër politik nga ana e tij, ndërsa premtoi se brenda 48 orëve do të mbledhë me urgjencë Këshillin e Sigurisë për të mbajtur një qëndrim zyrtar. Të pranishëm në takimin ishin dhe kryeministri Edi Rama, presidenti malazez Milo Gjukanoviç, kryetari i Këshillit të Ministrave të BiH-së Zoran Tegelti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

(F.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama në bruksel edi rama edi rama në bruksel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet