Aktualitet

Rama në Durrës, protestuesit i bllokojnë rrugën me parrulla kundër tij

Dhjetëra protestues i kanë bllokuar kryeministrit Edi Rama rrugën në qytetin e Durrësit. Në takimin e sotëm pritet shpallka e kandidatit për kryetar Bashkie.
Featured image of article: Rama në Durrës, protestuesit i bllokojnë rrugën me parrulla kundër tij Protesta në Durrës

DURRËS- Ndërsa kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim në Durrës, ku edhe protet të shpallet emri i kandidatit për kryetar Bashkie, të rinj dhe qytetarë të Durrësit, kanë dalë në protestë.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën, ndërsa në duar mbajnë parulla si, “Rama ik! Stop krimit politik! Ndal shkatërrimit të Durrësit!” etj.

Protesta në Durrës

Takimi i Ramës në durrës, vjen në kuadër të turit të takimeve “Bashkia që duam”. Burime bëjnë me dije, se protestuesit janë ndarë në 3 grupe, për të bllokuar kryeministrin Edi Rama që të futet në qytet.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment