LIVE UPDATES
Politike

Rama intervistë për “Oggi”: Nëse krimi i organizuar mbretëron në Shqipëri, ky vision prek dhe Italinë, jemi të dytë

7 Qershor 2019, 11:08 Nga DOSJA
Rama intervistë për “Oggi”: Nëse krimi i organizuar

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane “Oggi” ku, flet për Shqipërinë e zhvillimet e fundit dhe situatën e krijuar në vend.

Rama është intervistuar  nga gazetarja italiane Maria Giuseppina Buonanno, në zyrën e  tij në Tiranë.

Gazetarja: Si do të zgjidhet kriza politike në vend?

“Të shohim “, thotë Rama e për gazetaren italiane, kryeministri shqiptar ka vështrimin e dikujt që është i mbushur me mendime por që i shikon nga njëmijë dritare.

“Nga shkurti i kaluar, shkruan revista italiane, PD e cila është parti e qëndrës së djathë ka organizuar protesta në rrugë kundër Ramës duke kërkuar dorëheqjen e tij për korrupsion, si dhe zgjedhje të reja politike. Tashmë shumë presin zgjedhjet vendore të 30 qershorit, që e djathta i ka bojkotuar. Por ata i mbajnë shpresat tek turizmi.”

Në 2013 turistët në Shqipëri ishin 2,3 milionë, në 2018 ishin 6 milonë e ne synojmë të arrijmë  në 10 milionë gjatë 5 viteve ,thotë kryeministri Rama, duke shtuar se dhe pse Shqpërisë i mungon Leonardo e Ghioto , ka shumë histori e kulturë për t’u zbuluar e rrëfyer.”

“Shqipëria, shkruan media italiane, ka më pak se 3 milionë banorë por ka parqe arkeologjike si Apollonia e Butrinti.

Në Shqipëri ekzistojnë gjurmë urbanistike të arkitekturës italiane lindur nga aleanca e Shqipërisë me Italinë fashiste, ekzistojnë bunkerë që dëshmojnë sundimin e vendit nga regjimi komunist, disa thonë se janë rreth 175 mijë e disa të tjerë mbi  700 mijë.

Shqipëria ka detin e brigjet e frekuentuar shumë nga turistët kosovarë, polakë e italianë.

Vetëm në vitin e shkuar Shqipërinë e kanë vizituar rreth 436 mijë itlalianë e mbi 60 % në krahasim me vitet e fundit.

Ndërsa në 2018 numri i turistëve u rrit me 15.8% më shum në krahaisim me 2017″.

Gazetarja: Shqipëria ku mungojnë rrjetet hekurudhore e auostradat, po ndjek një rrugë zhvilimi bazuar tek turizmi.

Rama: Shqipëria, i ngjan Italisë së viteve ’60. Ejani, vizitoni Shqipërinë e do të gjeni gjyshërit tuaj, ashtu siç ata dikur shihnin me shpresë të ardhmen.

E ndoshta dhe për të parë se sa të aftë jemi dhe ne për të shkatërruar peisazhin, ashtu si dhe ju dikur.

E si për të justifikuar se disa gabime janë të pashmangshme, nënvizon revista italiane “Oggi”, kryeminsitri shqiptar shton se: “në një proces modernizimi jo gjithçka funksionon gjithmonë si duhet”.

Turizmi sjell punë, njohuri e hapje ndaj botës, e ne kemi shumë për të mësuar e për të kopjuar nga Italia. Ne ndjehemi italianë.Në Shqipëri ka rreth 20 mijë italianë sipërmarrës e studentë, shton Rama, ndërsa gazetarja italiane korigjon duke informuar se sipas regjistrit të Ministrisë së jashtme italiane në Shqipëri jetojnë vetëm 2500 italianë.”

Për median italiane kryeminstri shqiptar kujton se në Shqipëri ekziston taksa e sheshtë vetëm 15% ashtu si në Itali ka propozuar dhe Salvini, prandaj është një vend i hapur për investitorët e huaj.

Shqipëria , nënvizon Rama ka ëndërr Europën. Për ne, është i vetmi vend paqe,  e ne jemi në zemër të saj pa qënë pjesë. “

Për Kryeministrin shqiptar Europa duhet të ndryshojë e të refomohet, por nuk duhet braktisur. Lindja e BE ishte një projekt futurist, tha ai.

“Në Shqipëri, të gjithë flasin italisht e kanë mësuar nga televizioni përgjatë viteve të komunizmit ku u vranë 7 mijë persona, u internuan mbi 40 mijë, ku u shkatërruan 2500 kisha e xhamia. Pas rënies së këtij regjimi nisi eksodi i madh i shqiptarëve dhe drejt Italisë e ku sot jetojnë 500 mijë shqiptarë.”

Në mbyllje të intervistës së tij kryeministri shqiptar thekson: “Shpesh flitet për Shqipërinë si vendi ku mbretëron krimi i organizuar. Por ky është një vizion që ka prekur e prek dhe Italinë. E atëherë ne jemi të dytët, vijmë menjëherë pas jush.”

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama intervista e rames revista italiane oggi edi rama intervista e rames revista italiane oggi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet