Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka replikuar në distancë me Partinë Demokratike. Rama tha se PD flet si balonë tabake, pa bisht, dhe e shkëputur nga realiteti, ndërkohë që siç tha ai, në kohën kur PD ishte në pushtet, shifrat nuk ishin me të. Rama tha se borxhi vërtet është marrë, por shteti shqiptar ka fituar besueshmërinë në tregje.
“Kemi dalë me prim zero. Më vjen keq që flitet në mënyrë të ngjashme me fluturimin e balonave tabake pa bisht, nuk e di, kur ishim fëmijë kishim pasion balonat. Balonat tabake ishin më të bukura dhe më bindëse balonat tauke. Balonat tabake kishin skelet simetrik, por kur s’kishin bisht, nuk fluturonin dot. PD tamam në formën e një balone tabake, flet për një gëzim pse morëm borxh. Ndërkohë që duhet të hidhëroheshim. Krejt e kundërta është e vërtetë.
Ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet, që në radhë të parë na bën një vend të besueshëm, në radhë të dytë na jep mundësinë të zgjerojmë bazën tonë të financimit të ekonomisë dhe të investimit, ndaj thashë është një bazë që konsolidon planin tonë të ri kombëtar, Shqipëria 2030. Do të kujtoj vetëm një detaj, që ministrat mund t’a shtjellojnë më mirë. Kur vendi del në tregun e kapitaleve, kur qeverisnin ata që flasin sot, ka ndodhur që gjatë procesit të daljes në treg, hyri për 7 dhe doli me 11. Atyre që thonë “Hë mo se borxh morët”, ju kujtoj se nuk mjafton të duash të marrësh borxh, dhe se ata që japin borxhe duhet besim, dhe besimi varet mbi librat e llogarive.”,-tha Rama.
Një ditë pas marrjes së 650 milionë eurove borxh në tregjet e kapitaleve, Kryeministri Edi Rama deklaroi se ky është një rezultat spektakolar që do t’i japë frymë ekonomisë shqiptare. Rama foli për një plan Marshall që do të zgjasë deri më 2029, dhe do të nisë me heqjen e tatim-fitimit dhe TVSH-së për biznesin e vogël. Po ashtu, brenda planin parashikohet rritja e pagave, rindërtimi dhe investimet në të gjithë vendin.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për marrjen e Eurobondit nga Shqipëria. Në fjalën e tij në një konferencë për shtyp, Rama tha se qeveria e tij po pë...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist sot se 650 milionë euro borxh që iu dhanë Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare janë tregues se llogaritë e ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me Shoqatën e Investitorëve të Huaj. Basha siguroi përfaqësuesit e Shoqatës së Inv...
Një stuhi kake – shitstorm – është ngritur në rrjetet tona kombëtare, pasi Vittorio Sgarbi, kritik dhe historian arti nga Italia, e quajti Bylisin “qytet grek”,...
Tiranë-Qeveria shqiptare është gati që të kalojë në Kuvend amnistinë fiskale. Më 20 prill kryeministri Edi Rama deklaroi se nga kjo amnisti përjashtohen njerëzi...
DURRËS– Mbledhja e Task Forcës për Turizmin në Durrës është shoqëruar me debate mes socialistëve. Ka qenë kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ai që është ...
DURRËS- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në takimin e Task-Forcës për Turizimin u shpreh se vija bregdetare nuk duhet të preket nga paligjshmëria. Ai t...
TIRANË –Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ka mashtruar shqiptarët, përsa i përket paketës së tretë ekonomike.Në një...
DURRËS- Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe ai i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj kanë mbledhur të gjithë kryebashkiakët dhe prefektët pë...