Aktualitet

Rama e quajti ‘skandal’, por shqiptarët që kanë shkelur 90 ditëshin e Shengenit gjobiten nga pala greke, denoncimet në rrjet: Pagova 1200 euro! (FOTOT)

Ambasada greke në Tiranë siguroi se shqiptarët që duan të kthehen, pasi kanë shkelur afatin 90-ditor,  nuk do të gjobiten, por prej dy ditësh, qytetarët deklarojnë të kundërtën.
Featured image of article: Rama e quajti ‘skandal’, por shqiptarët që kanë shkelur 90 ditëshin e Shengenit gjobiten nga pala greke, denoncimet në rrjet: Pagova 1200 euro! (FOTOT) Foto ilustruese

TIRANË- Megjithëse kryeministri Edi Rama e cilësoi një skandal skenarin që pala greke të gjobisë me 1200 euro të gjithë shqiptarët që kanë shkelur afatin 90 ditor të lejuar nga Shengeni, në rrjetet sociale kanë vërshuar denoncimet. Dosja.al ka raportuar edhe më parë, raste kur qytetarët deklarojnë se janë gjobitur, ndërkohë që Rama tha: Nuk mendoj që Greqia do bëjë një penalizim të tillë se do ishte skandal. Nuk është mungesë vullneti. Unë kam folur në komunikimin që kam pasur. Kemi faktikisht, një numër prej 1379 shtetasish të Shqipërisë nga një total prej 2163 të raportuarish, pra i kemi të identifikuar dhe janë në regjistrin tone.

Komentet

Denoncimet në rrjetet sociale: Dua t’u them të gjithë patriotëve në Greqi mos të vijnë në Doganë pa një letër nga ambasada Shqiptare që të jep leje të kalosh në kufi, ndryshe do ngeleni të ktheheni mbrapa unë e pësova dje.

Qytetari nr.2: Zoti Rama mbrëmë tha që nuk do penalizohen, personat që u mbaron afati 90-ditor.

Qytetari 3: Dje kaloi një shoku im, 1200 euro gjobë mori.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qytetari 4: 4 vetë u gjobitën dje, nga të cilët, njëri kishte vetëm një ditë që i kishte kaluar data, 600 euro.

Komentet

Prej disa ditësh vendi ynë po përballet me këtë problem në pikën e kalimit në Kakavije, pasi Athina ka mbyllur hyrjen, por jo daljen. Ambasada greke në Tiranë siguroi se shqiptarët që duan të kthehen, pasi kanë shkelur afatin 90-ditor,  nuk do të gjobiten, por prej dy ditësh, qytetarët deklarojnë të kundërtën. Pala shqiptare nga ana tjetër, bën me dije se të gjithë ata që duan të tkhehen duhet të dorëzojnë një formular në konsullatën shqiptare në Greqi. Mosrespektimi i kësaj procedure ka sjellë bllokimin e tyre në Kakavije.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment