Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij pati dhe një përgjigje për opozitën, e cila kërkon që qeveria të lëshojë fonte për përballimin e situatës së koronavirusit. Kreu i qeverisë gjatë deklaratës tha se opozita nuk ka asnjë në dorë, ndaj premton se mund të japë dhe nënën e babanë.
“Kam dëgjuar kohët e fundit kaq miliard do japë Amerika dhe kaq Gjermania, nga ata që nuk kanë asgjë në dorë dhe që e kanë kollaj t’ju japin edhe nënë e babë. Ata jua kam lënë juve t’i gjykoni sot dhe të mos i harroni nesër, për të gjitha çudirat që ju thonë, pa pasur asgjë në dorë dhe asnjë minimum ndërgjegjeje, në këtë luftë ku nuk bëhet politikë mes partive, por zhvillohet një betejë pëllëmbë për pëllëmbë, mes një populli të tërë dhe një armiku të padukshëm që i kanoset të dashurve tonë, më të moshuarve dhe më të dobëtëve fizikisht”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Ramës.
Rama u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë urdhrat e qeverisë. Kreu i Qeverisë u shpreh se fabrikat dhe fasonët nuk do mbyllen, por duhet të punojnë duke plotësuar kushtet e sigurisë. Kryeministri tha se ka një plan të qartë për rimbëkëmbjen e ekonomisë dhe se punëtorët në këtë situatë nuk do jenë në dorë të pronarëve.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Koronavirusi ka prekur dhe Reformën Zgjedhore. Konsensusi i palëve për mbyllur në 15 mars draftin e Reformën Zgjedhore, është shtyrë për shkak të p...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një komunikim me qytetarët, ku ka bërë me dije masat e reja që ka ndërmarre qeveria në luftën k...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se në orën 19:30 do të zhvillonte një bisedë telefonike me presidentin e KE-së, Ursula von der Leyen, me të cilën ...
TIRANË- Kryeministeri Edi Rama në një komunikim për mediat ka bërë sot publike disa masa të reja që ka marrë qeveria e tij. Rama u ka bërë thirrje qytetarë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një video-mesazh për qytetarët tha se fabrikat prodhuese nuk do të mbylleshin për shkak të koronavirusit. Sipas kreut të q...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim me qytetarët, ku ka thënë se rregullat e qeverisë duhet zbatuar pasi kjo nuk është situatë e q...
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të ndëshkuar më gjoba të gjithë ata që shkelin rregullat e...
TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka reaguar pas ankesave nga qytetarët se tregtarët kanë rritur çmimet pas përhapjes së COVID-19. ...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama, i cili lajërmëroi të gjthë yqtarët se çdo ...
TIRANE- Dosja.al zbulon se në listën e personave që Inspektoriati i Shëndetit Publik ka testuar nëse janë të prekur nga COVID-19, janë edhe dy emra të njohur të...