"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Kush janë dy deputetët që kryen testin për COVID-19, në listë edhe biznesmeni i njohur, vetë shpëtoi, por e gjithë fami
16 Mars 2020, 14:14Nga DOSJA
TIRANE- Dosja.al zbulon se në listën e personave që Inspektoriati i Shëndetit Publik ka testuar nëse janë të prekur nga COVID-19, janë edhe dy emra të njohur të politikës shqiptare. I pari, një deputet i qarkut Shkodër, (emër i njohur për redaksinë), ka qenë ndër të parët që ka marrë tamponin e analizës, pasi ka qenë njohje me pacientin zero, (lexo këtu për të).
Për fat të mirë, deputeti ka rezultuar negativ. I dyti, një nga deputetët e listës Basha në qytetin e Durrësit, (emër i njohur për redaksinë), ka kryer analizat për COVID-19 dhe ka rezultuar se nuk është i prekur nga koronavirusi.
I njëjti fat, është edhe për një biznesmen, emër shumë i njohur për publikun shqiptar, (identitetin e të cilit kemi zgjedhur të mos e publikojmë për shkak të dëmtimit të imazhit në mënyrë të padrejtë). Biznesmeni, nuk është vetë i prekur me COVID-19. Por për fat të keq, gjysma e familjes së tij, pas kryerjes së analizave ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur.Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar lëvizja me këmbë dhe me makina private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një video nga shtëpia e tij duke luajtur me të birin, Kajan. Në video, Veliaj i thotë Kajanit se d...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama pas gjobitjes së kmëbësore që dalin nga shtëpia, pas orës 18:00 të pasdites ka bërë një tjetër paralajmërim të fortë. N...
TIRANË– Minstrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se thirrjes së qeverisë për shtim të personelit mjekësor i janë përgjigjur 2268 persona. N...
TIRANE- Deputetja socialiste, Klodiana Spahiu komentoi lajmin se mes personave të testuar me COVID-19 janë edhe dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Spahiu th...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar sërish qeverisë që të rishohë buxhetin e vitit 2020 për të ndihmuar të gjithë qytetarët d...
Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka deklaruar se përhapja e koronavirusit po ndikon drejtpërdrejë në ekonominë e vendit. Presidenti thekson se prioritet ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Në një status në Facebook, Manastirliu s...
Politike16 Mars 2020, 11:59
TIRANE- Kryeministri Edi Rama njofton se do të ketë një komunikim sot pasdite me presidenten e KE-së, Ursula Von Der Leyen, duke e shtyrë në orën 18:30 mesazhin...
Tiranë- Bashkia e Tiranës po diskuton hartimin e një pakete ndihme për të gjithë bizneset, të cilat në këtë periudhë për shkak të koronavirusit po qëndrojnë mby...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka rikutjtuar personat që ngritën flamurin në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërisë dhe S...