LIVE UPDATES
Politike

Rama aludon për komplot mbi rrjedhjen e databazës së pagave, refuzon përgjegjësinë

23 Dhjetor 2021, 19:33 Nga DOSJA
Rama aludon për komplot mbi rrjedhjen e databazës së pagave,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama refuzoi të marrë ndonjë përgjegjësi për skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve gjatë ditëve të fundit duke hedhur aludime për një komplot nga opozita për destabilitet ndërsa u rrek të garantojë shqiptarët se përdorimi i platformave elektronike të qeverisë, si e-Albania, është i sigurt dhe të dhënat e tyre personale janë gjithashtu të sigurta.

Shqiptarët u tronditën por edhe u gajasën nga rrjedhja në internet e një dokumenti xls me 670 mijë emra dhe mbiemra, numra kartash identiteti, pozicione pune, emrat e kompanive apo institucioneve punëdhënëse dhe pagat e muajit janar 2021. Të enjten, një dokument i dytë, i cili duket se mbart të dhënat e listës së pagave për muajin prill, rrodhi gjithashtu në rrjet duke ekspozuar të dhënat personale të rreth 700 mijë shqiptarëve.

“Dua ta theksoj që në fillim që kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht,” deklaroi Rama ndërsa kishte marrë në konferencë drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, institucioni kryesor i dyshuar për rrjedhjen e të dhënave personale të shqiptarëve në databazën famëkeqe zgjedhore të Partisë Socialiste këtë fillim viti.

“Në këndvështrimin tim, nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për t’u kuptuar për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet në një përpjekje që nuk është e para. Dhe duke pasur parasysh edhe deklaratat e bëra në foltoret e kuvendeve dhe antikuvendeve, mund të mos jetë e fundit, kështu që thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë pa përjashtim inspektorët e tatimeve që kanë akses në sistemin e pagave,” deklaroi Rama.

Ai iu referua sistemit elektronik të tatimeve si i vjetëruar ndërsa paralajmëroi se zgjidhja, sipas tij, ishte punësimi i një kompanie amerikane, por nuk dha detaje për ndonjë proces tenderues për këtë kontratë.

Rama e nënvlerësoi ngjarjen duke deklaruar se edhe vende të tjera janë përballur me rrjedhje të tilla të dhënash, duke iu referuar rasteve të rrjedhjes së të dhënave në SHBA.

“Uroj, shpresoj dhe bëj thirrje që organet ligjzbatuese ta kryejnë këtë hetim me të gjithë kapacitetet e tyre,” deklaroi Rama.

Ata që aktualisht punojnë apo të tjerë që mund të jenë larguar nga ky sistem në periudhën nga të dhënat e nxjerra deri më sot, por edhe ata që nga foltoret e kuvendeve të antikuvendeve paralajmërojnë zymtira të tilla,” shtoi ai.

“Nuk jemi as të parët dhe as të fundit,” tha Rama.

Marrë nga Reporter.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike akshi edi rama skandali me pagat e qytetareve akshi edi rama skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet