LIVE UPDATES
Bota

Qytetarët e Kosovës mund ta zgjedhin vetë cilën vaksinë duan ta marrin

5 Korrik 2021, 16:34 Nga DOSJA
Qytetarët e Kosovës mund ta zgjedhin vetë cilën vaksinë

Ndonëse të gjitha vaksinat që kanë ardhur në Kosovë janë të certifikuara, qytetarët do ta kenë mundësinë që ta zgjedhin vetë atë që duan ta marrin. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se qytetarët kanë të drejtë ta zgjedhin vaksinën kur qendrat e vaksinimit kanë 2 ose më shumë lloje të vaksinave në dispozicion. Ndërsa, vërehet një interesim i madh për ta marrë vaksinën e Pfizer.

Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të zgjedhin vet llojin e vaksinës që duan ta marrin. Ndonëse të gjitha vaksinat që i ka në dispozicion vendi janë të certifikuara, vet ata që do të vaksinohen do ta përcaktojnë edhe llojin e vaksinës që duan ta marrin.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin vaksinën në rastet kur qendra e vaksinimit ka 2 ose më shumë lloje të vaksinave në dispozicion kundër COVID-19. Drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë, Afërdita Spahiu-Shllaku, ka thënë se qytetarët në këtë komunë mund të zgjedhin se cilën vaksinë ta marrin.Megjithatë, ajo është shprehur se varësisht nga gjendja shëndetësore e pacientit, edhe mjekët do të vlerësojnë se cila vaksinë është më e mirë për qytetarët.

“Kjo do të bëhet varësisht nga anamneza, pra nga gjendja shëndetësore që e ka pacienti. Nëse ka probleme shëndetësore atij do t’i jepet vaksina Pfizer, nëse është e mirë mund të vaksinohet me AstraZeneca. Megjithatë nuk përjashtohet edhe zgjedhja e vaksinës. Në jemi duke dhënë dozën e dytë të AstaZeneca’s, ende nuk na ka ardhur furnizimi prej atyre që kanë ardhur”, ka thënë ajo.

Përndryshe, ajo është shprehur se ka pasur interesim të qytetarëve për ta marrë vaksinën e Pfizer. Ndërsa, edhe drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemaili ka thënë se tani qytetarët e kësaj komune do të kenë mundësi që të zgjedhin mes vaksinës së Pfizer dhe AstraZeneca.

Me ardhjen e dozave shtesë të vaksinave, Xhemaili ka thënë se po shpresojnë që të fillojnë me vaksinimin e më shumë qytetarëve.

“Ne po shpresojmë që me fillu me e rrit numrin e vaksinave të dhëna duke pasur parasysh që edhe shumë kategori tjera janë lejuar që të vaksinohen. Deri tani vetëm dozën e dytë e kanë marrë qytetarët të AstraZeneca’s, tani e kanë mundësinë edhe të zgjedhin atë. Pasi e kanë mundësinë, qytetarët mund ta marrin cilën vaksinë të donë”, ka thënë ai.

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci ka deklaruar se të gjitha vaksinat që ka në dispozicion vendi janë të certifikuara, andaj edhe nuk do të jetë problematike dhënia e tyre. Ai është shprehur se edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar me këto vaksina është i madh.

“Interesimi është i lartë. Vetëdijesimit ka arritur në nivelet e dëshiruara. Për ne nuk paraqet problem lloji i vaksinës, pasi të gjitha vaksinat janë të certifikuara. Qytetarëve do të ju ofrohen vaksinat dhe me rëndësi është se në vendin tonë hyjnë vetëm vaksina të certifikuara dhe nuk ka vend për diferencime”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë vaksinuar 206 mijë e 443 persona kundër COVID-19. 49 mijë e 616 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. Ndërsa, interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19 vlerësohet të jetë i madh.

Marrë nga Gazeta Express

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosove nis vaksinimi ne kosove kosove nis vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale