Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
TIRANË- Këshilli i Minsitrave në mbledhjen e sotme ka vendosur që të mbështes Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe atë në Malin e Zi. Sipas vendimeve që ka marrë qeveria sot këto dy këshilla do të financohen me nga 25 000 euro.
Më tej në vendime thuhet se efekti financiar, të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2019, për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
VENDIMI 1
VENDIM PËR DHËNIE KONTRIBUTI FINANCIAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR KËSHILLIN KOMBËTAR SHQIPTAR NË SERBI, PËR VËNIEN NË FUNKSION TË QENDRËS KULTURORE (MULTIFUNKSIONALE) TË KËTIJ KËSHILLI NË KOMUNËN E BUJANOCIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Dhënien e kontributit financiar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) euro, për vënien në funksion të Qendrës Kulturore (Multifunksionale) të këtij Këshilli në komunën e Bujanocit.
Efekti financiar, prej 25 000 (njëzet e pesë mijë) eurosh, të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2019, për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
VENDIMI 2
VENDIM PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR KËSHILLIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI, PËR MBËSHTETJEN E FUNKSIONIMIT TË KËTIJ KËSHILLI DHE TË ZYRËS KOORDINUESE TË TIJ NË PLAVË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Dhënien e ndihmës financiare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) euro, për mbështetjen e funksionimit të këtij këshilli dhe të zyrës koordinuese të tij në Plavë.
Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, në programin buxhetor “Shpenzime diplomatike jashtë shtetit”, në zërin 605, “Kuota ndërkombëtare”, i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 25 000 (njëzet e pesë mijë) eurosh, sipas pikës 1, të këtij vendimi.
Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2019.
Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Qeveria ka miratuar sot disa vendime të rëndësishme. Me firmën e Ramës sot janë dhënë 50 mijë euro për shqiptarët në Malin e Zi dhe në Serbi. Po ashtu është miratuar dhe mbrojtja e godinave të SPAK dhe BKH, si dhe e familjarëve të prokurorëve. Po ashtu është rritur dhe numri i vendeve të lira në administratë.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KUKËS- Partia Demorkatike e Degës Kukës ka bërë një lëvizje të fortë sot duke bërë një padi penale kundër komisionerëvëe që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e...
TIRANË– Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Biblotekës Kombëtare, Persida Asllani.Lirimi i saj nga detyra është vendosur gjatë mbledhjes së Këshillit...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e misionit të OSBE/ODIHR në Tiranë, Audrey Glover.Mësohet se gjatë tak...
Tiranë- Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka deklaruar së fundmi se opozita do të jetë e bashkuar për aq kohë sa do të jetë Rama në pushtet dhe se pas largimit të ...
TIRANE- Gjatë seancës që është zhvilluar sot në Komisionin e Medias dhe Edukimit, akademiku Artan Fuga ka hasur në një “pengesë” nga deputeti Halit Valteri. Dep...
SHKODËR – Kryebashkiakja në largim e Shkodrës, Voltana Ademi i ka dërguar një letër KQZ-së ku kërkon prej tyre filmimet e çdo kamere të &ccedi...
TIRANË- Projektligji për Akademinë e Shkencave, ka qenë në fokus të diskutimeve në Komisionin e Medias dhe Edukimit. Personazhi kryesor ishte akademiku Art...
TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, (KLG), Naureda Llagami ka raportuar sot para Komisionit të Ligjeve, ku i është përgjigjur interesit të soc...
TIRANË– Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka reaguar një ditë pas publikimit të përgjimeve të Zaev, i cili ra pre e dy komikëve rusë.Në një deklaratë...
Tiranë- KQZ shqyrton ankimimet e Bindjes Demokratike. Në mbledhjen e sotme Bindja Demokratike kërkon që të hapen kutitë në disa bashki pasi kanë dyshime se ka...