Aktualitet

Qeveria i dërgoi pako, banori nga Fushë Miloti zbras makaronat: Ka vetëm vaj e kripë, ku është dezinfektanti dhe detergjenti i rrobave?

VIDEO
Në videon e siguruar nga Dosja.al, Gjoni dëgjohet të thotë se qeveria i ka sjellë në shtëpi vetëm makarona, vaj dhe kripë, duke harruar kështu dezinfektantë dhe detergjent për rrobat.
Featured image of article: Qeveria i dërgoi pako, banori nga Fushë Miloti zbras makaronat: Ka vetëm vaj e kripë, ku është dezinfektanti dhe detergjenti i rrobave? Makaronat dhe banori

MILOT– Viktor Gjoni, një nga banorët e Fuhsë Milotit që është dëmtuar nga tërmeti, ka komentuar pakot e shpërndara nga qeveria, në këto ditë që Shqipëria po përballet me Covid-19. Në videon e siguruar nga Dosja.al, Gjoni dëgjohet të thotë se qeveria i ka sjellë në shtëpi vetëm makarona, vaj dhe kripë, duke harruar kështu dezinfektantë dhe detergjent për rrobat.


 

Jam Viktor Gjoni nga Fushë Miloti, jam i dëmtuar nga tërmeti. Sot na ka ardhur kjo pako që na ka sjellë qeveria në kohën e virusit. Kanë sjellë 3 kilogramë makarona. Një vaj dhe dy pako kripë. Këto janë të nevojshme por brenda nuk ka as dezinfektantë e as ilacc rrobash. Dhe nuk janë ushqime për një muaj,”– dëgjohet të thotë Gjoni në video.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment