LIVE UPDATES
Aktualitet

Qeveria bën transparencë për pagesat e vaksinave Coronavac e Sputnik, por ‘harron’ Pfizer

28 Gusht 2021, 07:43 Nga DOSJA

Disa muaj pas firmosjes së marrëveshjes për kontingjentin e dytë me vaksina Coronavax, që në total arrijnë në 1 milionë doza sipas konfirmimit të kryeministrit Rama, Faktoje.al konstatoi se qeveria ka zbardhur pagesat për blerjen e vetëm 2 llojeve të vaksinave, ku përfshihet edhe ajo ruse SputnikV. Ndërkohë për vaksinat Pfizer ende nuk ka transparencë. Edhe nga Ministria e Shëndetësisë vijon të ketë mungesë transparence për numrin e vaksinave të administruara sipas kompanive prodhuese, ndërsa nga një krahasim i informacioneve rezulton se Shqipëria raporton mbi gjysmë milionë doza vaksinash të administruara, më shumë nga sa figuron në agjencitë ndërkombëtare.

3 muaj nga shpallja e Aktit normativ të ndryshuar për të disatën herë brenda vitit, që konfirmonte firmosjen e marrëveshjes për kontingjentin e dytë të vaksinace CoronaVac, u zbardhën edhe pagesat e miratuara përmes VKM-ve. VKM e miratuar në mesin e muajit qershor të këtij viti zbardh pagesën e planifikuar në shumën 10 milionë USD për marrëveshjen në fjalë.

Ndërkohë VKM e datës 2 qershor zbardh shumën e pagesës prej rreth 497 mijë USD të vaksinës ruse Sputnik V.

Nga kontrolli i faqes zyrtare të qeverisë nuk rezulton ndonjë VKM që të zbardhë pagesën për kontigjentin e vaksinave Pfizer, ashtu sikurse ka ndodhur me vaksinat Coronavac apo Sputnik V. Konstatimin për mungesën e transparencës mbi faturën financiare për blerjen e vaksinës Pfizer, Faktoje e ka raportuar edhe në shkrimin e datës 31 mars mbi kostot në Fondin Rezervë.

Faktoje iu drejtua zyrtarisht Ministrisë së Shëndetësisë me një kërkesë për informacion ku kërkoi të dinte se sa vaksina Coronavax dhe sa Sputnik V kanë mbërritur deri më sot në Shqipëri dhe jemi ende në pritje të përgjigjes.

Hendeku mes raportimit të qeverisë dhe agjencive të huaja për vaksinat e administruara i kalon gjysmë milionë dozat

Sipas raportimeve të përditësuara të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 1,899,172 doza vaksine anticovid.

Bazuar tek raportimi i New York Times në Shqipëri janë administruar 1.340.339 doza, duke e çuar nivelin e vaksinimit 47 persona në 100.

 

Edhe Reuters tregon të njëjtat shifra. Sipas të dhënave të saj Shqipëria ka administruar 1.340.339 doza.

Diferenca e numrit që raporton MSH në krahasim me ato që disponojnë agjencitë e huaja (bazuar tek Our Word in Data) është 558.833 doza më shumë. Këtë mospërputhje të konsiderueshme Faktoje u përpoq ta verifikonte duke pyetur përmes komunikimit në ëhatsapp, drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, se sa vaksina kanë ardhur në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë e deri më sot.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi një përgjigje.

Faktoje raportoi edhe në muajin korrik se numri i vaksinave të injektuara sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rezultonte më i lartë se numri i vaksinave të administruara, bazuar në raportimet e agjencive Reuters dhe NYT. Por ndërsa në korrik ky ‘hendek’ ishte diku tek 12 mijë doza, tani diferenca i kalon gjysmë milion dozat. /Faktoje.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vaksinimi masiv ne shqiperi vaksinimi masiv ne shqiperi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet