Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
AUSTRI- Presidentja e Gjykatës Kushtetuese, Brigitte Bierlein, do të drejtojë qeverinë e tranzicionit, të përbërë nga ekspertë. Lajmin e bëri të ditur presidenti austriak, Alexander Van der Bellen mit.
Presidentja e Gjykatës Kushtetuese në Austri, Brigitte Bierlein, do të jetë kancelarja e ardhshme e Austrisë, deri në zgjedhjet e ardhshme. Presidenti austrialk Alexander Van der Bellen, bëri të ditur në Vjenë se do ta emërojë atë “pas pak ditësh”, në postin e kancelares. Kryetari i qeverisë konservatore austriake, Sebastian Kurz, e humbi votëbesimin në kuadër të aferës me video nga Ibica.
Presidenti Van der Bellen e ngarkoi zonjën Bierlein me krijimin e një qeverie të re, që do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar që do të mbahen në vjeshtë. “Unë e kam njohur dhe vlerësuar presidenten Bierlein si një personalitet të matur, largpamëse dhe shumë kompetente.” Van der Bellen theksoi, se bëhet fjalë për administrimin e mirë dhe të duhur të punëve të shtetit. Ai ka rënë dakord me Bierlein që në qeveri të marrin pjesë kryesisht ekspertë të njohur. Ai tha se pret nga partitë e përfaqësuara në parlament, përkrahje për qeverinë e ekspertëve.
Personat për kabinetin e ekspertëve
Bierlein deklaroi se ish presidenti i Gjykatës Administrative, Clemens Jabloner është i gatshëm të bëhet zëvendëskancelar dhe ministër Drejtësie. Drejtuesi aktual i Seksionit europian në Zyrën e Kancelarit, Alexander Schallenberg, do të jetë kandidati për ministër të Jashtëm. Personalitetet e tjera që do të marrin pjesë në kabinet do të emërohen ditët e ardhshme. Detyrën si presidente e Gjykatës Kushtetuese, Bierlein tha se do ta dorëzojë para se të emërohet kancelare.
Juristja është gruaja e parë që bëhet kancelare
Juristja Bierlein, e lindur më 1949 në Vjenë është zgjedhur më 2003 në zëvendëspresidente dhe në shkurt 2018 presidentja e parë e Gjykatës Kushtetuese në Austri. 69 vjeçarja ka kontakte të mira me konservatorët e ÖVP por edhe me populistët e djathtë të FPÖ.
Marrë nga: DW
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të vendosë një tarifë prej 5% në të gjitha importet meksikane për të ushtruar presion ndaj vendit, për ...
Nils Melzer i kërkoi Britanisë të mos ekstradojë themeluesin e WikiLeaks, duke paralajmëruar se të drejtat e tij njerëzore do të shkelen dhe se ai nuk është i a...
MADRID- Dëshirat e mëdha të tifozëve të Liverpul dhe Tottenham u ‘thyen, pasi biletat për të ndjekur finalen në Ligën e Kampionëve për të ndjekur se kush do të ...
KOSOVË– Bashkimi Evropian ka reaguar pas fjalëve të kryeministres serbe, e cila u shoreh se zyrtarë të Kosovës janë vërtet njerëz të dalë nga mali.BE-ja i ...
SHBA, Alabama– Kur një makinë studentore e kolegjit Alabama u prish një natë para ditës së tij të parë të punës së re, për të qenë korrekt, Walter Carr eci plot...
UKRAINË– Kapiteni 64-vjeçar, shtetas i Ukrainës është arrestuar pas ngjarje së rëndë që ndodhi një ditë më aprë. 64-vjeçari do të hetoh...
KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nëse BE-ja vazhdon izolimin e Kosovës, do të shqyrtohet mundësia për veprime instituciona...
KOSOVË- Dy policë janë arrestuar gjatë pasdites së sotme në Kosovë në vijim të operacionit në veri, i cili nisi dy ditë më parë. Njëri nga zyrtarët është a...
Kjo video që po shihni është filmuar në një orë mësimi në lëndën e kimisë në një ditë normale.Profesori i cilësuar si më i miri, u demostron nxënësve të tij eks...
Kjo video që po shihni është filmuar në një orë mësimi në lëndën e kimisë në një ditë normale. Profesori i cilësuar si më i miri, u demostron nxënësve të tij ek...