LIVE UPDATES
Bota

Qasja ndaj talebanëve/ Blinken dhe Ministri i Jashtëm i Pakistanit në bisedime

24 Shtator 2021, 19:13 Nga DOSJA
Qasja ndaj talebanëve/ Blinken dhe Ministri i Jashtëm i Pakistanit

SHBA– Pakistani thotë se u ka përcjellë Shteteve të Bashkuara mesazhin se ndërsa drejtuesit e talebanëve në Afganistan duhet të respektojnë angazhimet e tyre, bota ka “një detyrim moral” që të punojë kolektivisht për të ndihmuar popullin afgan të përballet me një krizë të rëndë humanitare dhe ekonomike në vendin e shkatërruar nga lufta.

Ministri i Jashtëm pakistanez Shah Mehmood Qureshi ia dha këtë mesazh Sekretarit të Shtetit Antony Blinken gjatë një takimi mes tyre mbi hapat e ardhshëm në Afganistan, thuhet në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga Islamabadi. Diskutimet për këtë çështje u zhvilluan në Nju Jork, ku po mbahet takimi i përvitshëm i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Qureshi “shpreson që bota nuk do ta përsërisë gabimin e mosangazhimit me Afganistanin”, thuhet në deklaratë.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Sekretari Blinken ka theksuar “rëndësinë e koordinimit të angazhimit tonë diplomatik dhe lehtësimin e evakuimit të atyre individëve që duan të largohen nga Afganistani” në bisedimet e tij me zotin Qureshi.

Talebanët morën nën kontroll Afganistanin në gusht, pasi Uashingtoni dhe aleatët perëndimorë tërhoqën trupat e tyre në përputhje me urdhërin e Presidentit amerikan Joe Biden për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës, e cila zgjati 20 vjet.

Rikthimi në pushtet i lëvizjes islamike nxiti administratën e Presidentit Biden të bllokonte me shpejtësi miliarda dollarë të rezervuara nga Shtetet e Bashkuara për Kabulin, ndërsa Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ndaluan qasjen e Afganistanit në fonde të rëndësishme, për shkak të shqetësimeve për çështjen e të drejtave themelore të afganëve nën sundimin e talebanëve.

Sekretari Blinken u tha gazetarëve të enjten se çështja afgane ishte fokusi i takimeve të tij shumëpalëshe dhe dypalëshe, përfshirë me homologët e tij nga Rusia dhe Kina. Ai tha se talebanët vazhdojnë të kërkojnë legjitimitet dhe mbështetje ndërkombëtare për qeverinë e tyre në Kabul, duke thënë se bota është e bashkuar mbi mënyrën se si duhet vepruar me Afganistanin e kontrolluar nga talebanët.

“Unë mendoj se ka një unitet shumë të fortë rreth qasjes dhe qëllimit për këtë çështje. Talebanët thonë se duan legjitimitet, mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare, por marrëdhëniet e tyre me bashkësinë ndërkombëtare do të përcaktohen nga veprimet e tyre. Kjo është ajo që ne po kërkojmë”, tha Sekretari Blinken.

Ai përsëriti përparësitë e Shteteve të Bashkuara për grupin islamik, duke përfshirë lejimin e afganëve dhe shtetasve të huaj që të largohen nga vendi, respektimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht ato të grave, vajzave dhe pakicave, marrjen e veprimeve për të parandaluar përdorimin e territorit të Afganistanit nga grupet terroriste për të kërcënuar vendet e tjera dhe formimin e një “qeverie vërtet gjithëpërfshirëse” që reflekton aspiratat e popullit afgan.

Talebanët kanë hedhur poshtë kritikat ndaj kabinetit të tyre të përkohshëm qeveritar që përbëhet vetëm nga meshkuj, duke thënë se ai përfaqëson të gjitha komunitetet afgane dhe premtuan se “shumë shpejt” do të sjellin gra në poste qeveritare.

“Emirati Islamik i Afganistanit (talebanët) ka shtrirje në të gjithë vendin dhe gëzon mbështetjen e popullit. Ne vërtetë përfaqësojmë aspiratat e njerëzve të Afganistanit dhe jemi të gatshëm të angazhohemi me botën”, tha të premten Suhail Shaheen, të cilin talebanët e kanë emëruar në postin e përfaqësuesit të tyre të përhershëm në OKB.

“OKB -ja duhet t’i kushtojë vëmendje versionit tonë të historisë. Është vërtetuar tashmë se politika e izolimit nuk është në interesin e askujt”, këmbënguli Shaheen, i cili tani drejton zyrën politike të talebanëve në Doha të Katarit.

Pakistani, Kina dhe Rusia të gjithë kanë marrë veprime për t’u angazhuar me talebanët dhe i kanë kërkuar komunitetit global të angazhohet dhe të ndihmojë sundimtarët e rinj në Kabul për të përmbushur nevojat urgjente humanitare të afganëve.

Ata kanë kërkuar zhbllokimin e fondeve afgane dhe heqjen e sanksioneve të tjera ekonomike ndaj Kabulit, por ata gjithashtu e kanë lidhur njohjen e qeverisë së re talebane me respektimin e angazhimeve që talebanët kanë bërë.

“Ashtu si shumica dërrmuese e vendeve në të gjithë botën, ne preferojmë të shikojmë nga afër se çfarë kanë bërë talebanët në Afganistan, çfarë forme përfundimtare do të marrë struktura e pushtetit në atë vend dhe si do të përmbushen premtimet e dhëna. Ne po e monitorojmë këtë nga afër”, citoi media ruse të premten zëdhënësin presidencial Dmitry Peskov.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, duke folur në një konferencë virtuale të ministrave të jashtëm të G-20ës të enjten, nënvizoi gjithashtu rëndësinë e krjimit të një qeverie të gjerë nga talebanët në Kabul, por kritikoi bllokimin e pasurive afgane nga SHBA dhe institucionet ndërkombëtare të huadhënies.

Të hënën, Sekretari i përgjithshëm i OKB-së mori një letër nga talebanët që e njoftonte atë se ata duan të zëvendësojnë ambasadorin e Afganistanit Ghulam Isaczai, i cili u emërua në korrik nga qeveria e përmbysur e Kabulit, me një të dërguar të tyre. Ministri i jashtëm në detyrë i talebanëve, Amir Khan Muttaqi, në letrën e tij dërguar zotit Guterres, tha se ata duan të marrin pjesë në takimin aktual të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Afganistani është caktuar të flasë i fundit, më 27 shtator. Mendohet se fjalimi do të mbahet nga Isaczai, i cili është ende përfaqësuesi i akredituar i Afganistanit në OKB.

Një zëdhënës i OKB-së tha se një komision nëntë anëtarësh i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të vendosë se kush do të përfaqësojë Afganistanin në Kombet e Bashkuara. Megjithatë, nuk ka gjasa që komisioni në fjalë të mblidhet para tetorit, duke e vënë në dyshim mundësinë e talebanëve për të mbajtur fjalim në takimin e këtij viti të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së./Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota blinken pakistan talebanet voa blinken pakistan talebanet voa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet