LIVE UPDATES
Aktualitet

Pyetje për Edmond Cajën: Kush ia nxori sytë prej ballit, vëllait tim, Tom Ndoja e shokut të tij, Sokol Sokoli?!

12 Prill 2019, 13:31 Nga DOSJA
Pyetje për Edmond Cajën: Kush ia nxori sytë prej ballit,

Shkruan motra e Tom Ndojës, i pushkatuar në revoltën e Qafë-Barit, në maj të vitit 1984

Përshëndetje! Jam Bardhe Ndoja, motra e Tom Ndojes, i pushkatuar në revoltën e Qafë-Barit. Me besimin tek kujto.al, kërkojmë të botohet kjo letër, me qëllim që të bëhet e njohur kjo thirrje në institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Thirrja ime si motër e një djali të vrarë nga diktatura, ka për qëllim vetëm zbardhjen e të vërtetës rreth masakrës së xhelatëve të Qafë-Barit. Kërkoj nga të gjitha institucionet, që të kenë vëmendjen e duhur për të pranuar të vërtetën e masakrës ndaj vëllait tim, Tom Ndoja dhe shokut të tij, Sokol Sokoli, por edhe të burgosurve të tjerë të burgut të Qafë Barit.

Vendosa ta shkruaj këtë letër pas deklaratave të kohëve të fundit të xhelatëve të vëllait tim. Një prej tyre është Edmond Caja, shefi i policisë së atij burgu, i cili shtypi revoltën, masakroi vëllanë tim e shokët e tij, dhe më pas, propozoi dënimin me pushkatim, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, që sot jetojnë të lirë në Gjermani, SHBA e vende të tjera të perëndimit.

Ja urdhri i Edmond Cajës që më pas, xhelatët e tjerë e miratuan, një shkresë që e ka botuar studiuesi Kastriot Dervishi:

Ata e jetojnë sot lirinë, të pashqetësuar nga e shkuara e tyre e përgjakshme dhe kanë guximin e pafytyrësinë të dalin në media e të flasin për pafajësi e më keq akoma, të akuzojnë viktimat e tyre. Është e papranueshmë për ne si familjarë të viktimës së xhelatit Edmond Caja, që të pranojmë heshtjen e institucioneve e të shoqërisë shqiptare për deklarata të tilla, ku xhelatët tentojnë t’i cilësojnë viktimat e tyre, Tom Ndojën e Sokol Sokolin, edhe terroristë.

Kanë kaluar 35 vjet prej kohës kur u pushkatua vëllai im. E kemi kërkuar varrin e tij për 27 vjet, deri sa e gjetëm, vetëm me përpjekjet tona, pa asnjë mbështetje nga institucionet shtetërore. Nuk jemi ankuar kurrë, nuk kemi kërkuar kurrë hakmarrje, por kjo nuk do të thotë të pranojmë baltën mbi eshtrat e tij, baltë që e hedh pikërisht xhelati i tij e të tjerë xhelatë që e mbështesin.

Tom Ndoja e Sokol Sokoli, por edhe të tjerë të vrarë e të ridënuar pas revoltës së Qafë Barit, janë dekoruar nga presidenti i republikës së Shqipërisë, me titullin “Nderi i Kombit” dhe vetëm kaq. Asnjëherë nuk u kërkuan vrarësit e tyre që i pushkatuan në mënyrën më makabre, që iu hoqën edhe sytë prej ballit… ndërkohë që ata jetojne të lirë, madje shkruajnë nëpër gazeta si të pafajshëm. Ne duruam vrasjen e tij në atë regjim gjakatar komunist, duruam persekutimin e tmerrshëm gjatë burgosjes e pas vrasjes së tij, nuk kërkuam shpagim kur regjimi ra, por kjo nuk do të thotë që të durojmë ende nën thundrën e xhelatëve komuniste. Nuk do të durojmë asnjë pikë balte mbi varrin e tij!

Ne si familjarë jemi ende të persekutuar, sepse shtetin shqiptar e drejtojnë prapë komunistët dhe nuk gjejmë mbështetje në shtetin tonë. Por ne nuk do të ndalemi, sepse do të kërkojmë drejtësi në institucionet më të larta ndërkombëtare.

Marrë nga Kujto.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond caja sokol sokoli tom ndoja edmond caja sokol sokoli tom ndoja

Sondazh

Poll

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh