LIVE UPDATES
Bota

Puthje, festa dhe korona-turbo shpërthen në Ballkan

22 Korrik 2020, 08:14 Nga DOSJA
Puthje, festa dhe korona-turbo shpërthen në Ballkan

Ndërsa Majorka mbylli përsëri zonat e klubeve, në shumë klube dhe anije-restonte në Zrce-Beach në Kroaci u mblodhën për të kërcyer, pirë dhe festuar mijëra vetë. Shume klube kërcimi regjistruan deri në 2000 klientë që kërcenin të shpenguar pa maska dhe pa respektuar as distancën fizike. Plazhet dhe lokalet janë të mbushura edhe në vendet e tjera të Ballkanit. Por këto nuk janë të vetmet vatra infeksioni në Ballkan. Edhe në Medjugorjen me famë botërore në Bosnje-Hercegovinë vijnë çdo ditë me mijëra vetë për peligrinazh që nuk i respektojnë rregullat mbrojtëse ndaj Coronës.

Nga ana tjetër në qytetin boshnjak Bihaç janë strehuar në çadra prej muajsh të tërë 3.000 deri në 4.000 refugjatë që jetojnë në kushte higjenike katastrofike. Ata janë kryesisht të rinj nga Afganistani dhe Pakistani që janë bllokuar këtu, sepse nuk lejohen të kalojnë kufirin e jashtëm të BE në Kroacinë fqinje. As aty nuk ka ndonjë mbrojtje efektive kundër Covid-19. Dhe pavarësisht Coronës 20.000 tifozë mbushën stadiumet në derbin lokal të futbollit në Beograd. Kurse Novak Gjokoviçin, që organizoi turneun e tij të Adriatikut në Kroaci u infektua nga virusi, si dhe tre lojtarët e tjerë më të mirë.

Sjellje problematike

Këto shembuj tregojnë se sa problematike është gjendja me masat profilaktike ndaj Coronës në Ballkan. Serbia, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut apo Rumania njoftojnë për rekorde të reja infeksionesh dhe shtim masiv të numrit të tyre pas heqjes së masave të karantinës.

Fakti që kriza e Coronës në gadishullin Ballkanik po rritet në mënyrë kaq dramatike lidhet edhe me sjelljen e banorëve. Në të gjithë rajonin njerëzit e kanë zakon të puthen e të përqafohen kur takohen me njëri-tjerin. E sidomos tani që kanë qenë për javë të izoluar duan ta shprehin edhe më me forcë se sa shumë i ka marrë malli për njëri-tjetrin.

Po ashtu as besimtarët dhe as kisha nuk duan të heqin dorë prej puthjes së ikonave. Shumë virologë i bën të ngjethen edhe praktika e zakonit të kungimit, ku të pranishmit në ceremoni i kalojnë njëri-tjerit dhe fusin në gojë të njëjtë lugë. Po ashtu sikurse në Itali apo Spanjë njerëzit ulen në grupe në kafene, restorante dhe bare.

Politika si përshpejtuese e infeksionit

Por Corona nxiti edhe skenat politike në Evropën Juglindore. Megjithë epideminë në Serbi, Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut u organizuan zgjedhjet parlamentare. Sipas ekspertëve ato e kanë nxitur gjithashtu procesin e infektimeve. Qeveritë me sa duket insistuan për organizimin e zgjedhjeve, se druanin se nëse zgjedhjet organizoheshin më vonë mund të humbisnin për shkak të rënies së pritshme të ekonomisë.

Demonstrat në Serbi apo Bullgari drejtoheshin në pamje të parë kundër kufizimeve për Coronën, por ato në thelb synonin klasën politike të vendeve. Demostrata të organizuara nga kisha ortodokse kundër ligjit të ri për fenë pati edhe në Malin e Zi. Por organizatorët i ndërprenë ato për shkak të frikës së përhapjes së Coronës.

Burokraci dhe korrupsion

Greqia i hapi relativisht shpejt kufijtë e saj për turistët, por për shkak të infektimeve në Serbi i mbylli përsëri ato dhe ka instaluar një sistem elektronik ku turistet duhet të regjistrohen shumë ditë përpara se të arrijnë në Greqi. Ky sistem burokratik shpesh nuk funksion dhe bashkë me kontrollet mjekësore në kufirin grek, i ka bërë shumë turistë të heqin dorë nga pushimet në këtë vend.

Kriza e Coronës ka bërë të shfaqet edhe një herë me forcë një nga problemet e njohura të rajonit – korrupsioni. Kështu në Federatën e Bosnjës u arrestua përkohësisht në maj kryeministri Fadil Novalic. Shkak qe blerja e 100 aparateve për frymëmarrje që nevojiteshin urgjentisht. Tenderi iu dha një kompanie krejtësisht pa përvojë dhe 80 pajisje ishin plotësisht të papërdorshme gjë që shkakoi dëme të mëdha për buxhetin e shtetit. Po ashtu askush në Serbi nuk e di se çfarë parash ka përdorur Presidenti Vuçiç për të blerë ku dhe sa aparate frymëmarrjeje – ky është sekret shtetëror, thuhet në Beograd.

Frikë nga një valë e re infektimesh

Vala e re e infektimeve në Ballkan nuk mund ta lërë indiferente Evropën Perëndimore. Qeveria e Austrisë, ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni qytetarë nga Ballkani, ka paralajmëruar se ata do të sjellin Coronën nga vendet e tyre të origjinës. Edhe në Gjermani ka mijëra punëtorë nga Evropa Juglindore që punojnë në kombinatet e mishit të prekur nga Corona.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota corona ne ballkan masat kunder covid 19 corona ne ballkan masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet