LIVE UPDATES
Politike

Pushtimi i Ukrainës/ Basha: Shqipëria të mbajë qëndrim ndaj agresionit rus dhe Putin

24 Shkurt 2022, 10:21 Nga DOSJA
Pushtimi i Ukrainës/ Basha: Shqipëria të mbajë qëndrim

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat për të mbështetur Ukrainën dhe për të luftuar agresionin rus. Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati kërkon nga qeveria që të mbajë qëndrim ndaj agresionit rus të cilin e dënon.

‘Të dashur bashkëqytetarë, zonja dhe zotërinj, punimet e seancës të të enjtes kanë në rendin e ditës dy marrëveshje ndërkombëtare që kanë të bëjnë me ambientin dhe me lundrimin, Ndërkohë që në komisionin përbashkët parlamentar Shqipëri-BE që po përfundon, po shkon drejt përfundimit ngrihen çështje të rëndësishme të Shqipërisë dhe të shqiptarëve që nga lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, zgjedhjet, masakra zgjedhore dhe gjithçka tjetër. Por ndërsa ne ndodhemi këtu në këtë sallë dhe patjetër që koha në vijim do të përdoret për të mos i ikur gjëmës më të madhe që ka dominuar edhe vëmendjen e opinionit publik, skandalit më të madh të këtyre 30 viteve atë të iceneratorëve, kemi detyrimin ton moral së pari në raport me aleatët tanë në NATO dhe me një vend që është zgjuar nën agresionin Rus. Dhe së dyti në raport me aspiratat tona kombëtare dhe me detyrimet tona karshi partnerëve tanë të mbajmë një qëndrim të qartë e të paekuivok për agresionin e Rusisë kundër sovranitetit, lirisë dhe integritetit territorial të Ukrainës. Ndaj, ndërkohë që do të kemi mjaftueshëm kohë për përballjen e të vërtetave të dhimbshme që kanë dalë tashmë hapur e nuk mund të mbulohet nga recitimet e askujt siç nuk mbuluan dot as dje nga recitimet e kryeministrit. Padiskutim që do t’i dëgjojmë këto recitime, por nga ana tjetër tashmë kemi fakte, fakte me vlerë, provash për SPAK-un dhe drejtësinë shqiptare në rastin e inceneratorëve, dua për një moment të shkëputemi qoftë nga pika e rendi të ditës për të cilën ka nisur diskutimi, qoftë nga i pashmangshmi debat këtu për aferën e shekullit dhe të shpreh në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në emër të opozitës shqiptare, jam i bindur në emër të çdo shqiptare dhe shqiptari, e madje edhe në emër të mbarë kombit shqiptar dënimin paekuivok në termat më të ashpra, të agresionit të Vladimir Putin dhe regjimit të tij kundër sovranitetit, lirisë dhe integritetit territorial të Ukrainës. Njëkohësisht i bëjmë thirrje për një qëndrim të shpejt, të paekuivok, të vendosur kundër këtij agresioni nga organizata e kombeve të bashkuara, nga aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO dhe nga Bashkimi Europian. Në dy organizatat e para, Shqipëria ka tashmë një zë të veçantë, si anëtare e Këshillit të Sigurimit, si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit dhe si anëtare e NATO-s, Shqipëria duhet ta thotë fortë zërin e saj. Ajo para së cilës ndodhemi, ndonëse në një gjeografi tjetër dhe jo me paralele të ngjashme, nuk ndryshon në dramën njerëzore që po përjeton populli i Ukrainës nga ajo që ne përjetuam në vitet 98-99, agresionin e makinerisë ushtarake genocidale të Millosheviçit kundër shqiptarëve në Kosovë, futjen e ushtrisë dhe formacioneve paraushtarake, masakrat mbi civilët, pushtimin me forcë, zhvendosjen, spastrimin etnik dhe gjenocidin. Por akti i mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm i kapërcen këto kufij në një aspekt. Ky është akti i parë i plotë dhe i mirëfilltë i një invazioni, injë pushtimi të mirëfilltë të një vendi sovran dhe të lirë nga një vend tjetër në thyerje të parimeve bazë të rendit ndërkombëtar të ndërtuar pas tragjedisë më të madhe që njerëzimi ka njohur gjatë luftës së dytë botërore. Luftë e cila përfundoi me krijimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe kartës themeluese të kësaj organizate e cila sot ka mundësinë të tregohet edhe një herë si gardiane e lirisë dhe sovranitetit të kombeve, vetëm duke qëndruar në krah të popullit të Ukrainës, të autoriteteve të Ukrainës me të gjitha format dhe mënyrat. Ndaj Partia Demokratike dhe opozita në mënyrë të paekuivoke autoriteteve shqiptare të marrin të gjithë masat jo vetëm për bashkërendimin e plotë diplomatik në Këshillin e Sigurimit, në NATO dhe çdo masë tjetër për t’u gjendur pranë autoriteteve’

LAJMI KRYESOR: LIVE- Kuvendi i Shqipërisë/ Seanca nis me vonesë, Shehu: Të flasim për Luftën në Ukrainë

(a.b)/;dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama seance plenare 24 shkurt 2022 edi rama seance plenare 24 shkurt 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet