LIVE UPDATES
Politike

Pushimi i hetimit për hotelin e Maznikut në Barcelonë, PD akuza prokurorisë: Vegël në dorën e politikës nga presioni i V

22 Shkurt 2020, 10:53 Nga DOSJA
Pushimi i hetimit për hotelin e Maznikut në Barcelonë, PD akuza

TIRANË- Partia Demokratike hedh akuza në drejtim të prokurorisë së Tiranës, se është kthyer në një vegël politike, me vendimin për të pushuar hetimet për dosjen e Arbjan Maznikut, pas akuzave se iu pagua hoteli në Barcelonë nga biznesmeni Shkëlqim Fusha. Ish-deputetja e PD, Dhurata Cupi, në një deklaratë për shtyp nga selia e PD, bëri me dije se drejtësia është nën kontrollin e politikës, dhe se Prokuroria e Tiranës  mbron qeveritarët e korruptuar duke goditur opozitën dhe qytetarët.

Deklarata e plotë e Dhurata Cupit:

Vendimi për të mbyllur një dosje flagrante si ajo e pagesës së hotelit të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës nga kompania private Fusha është një nga treguesit e dështimit të reformës në drejtësi. Vendimi për të mbyllur edhe dosjen tjetër të abuzimit me pishat në autostradë në ngarkim sërish të Erion Veliajt dhe kompanisë Fusha, është tregues se drejtësia është nën kontroll politik!  Në të dyja rastet, Partia Demokratike dhe media kanë bërë publikë dokumenta të pakundërshtueshëm që provojnë shkeljen e ligjit, por prokuroria e kapur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj bën sikur nuk sheh dhe nuk dëgjon.

Përballë presionit të vetingut dhe dëshirës për t’i shërbyer pushtetit, Prokuroria e Tiranës është kthyer në një vegël politike, duke mbrojtur qeveritarët e korruptuar dhe duke goditur opozitën dhe qytetarët.  Fatura e hotelit të paguar nga Fusha për nënkryetarin e bashkisë 908 euro nata nuk është mohuar nga Bashkia e Tiranës.

Në përpjekje për të fshehur këtë aferë të pistë, bashkia e Erion Veliajt gënjeu hapur, duke thënë se kompania kishte paguar për shpenzimet e udhëtimit, meqë ishte e përfshirë në çmimin për sheshin Skënderbej në Barcelonë! Një supermashtrim! Partia Demokratike bëri publik dokumentat që vërtetuan se Bashkia e Tiranës gënjente. Erion Veliaj bëri tender 9 milionë lekë për udhëtimin në Barcelonë me paratë e buxhetit të Bashkisë dhe jo të Fushës.

Duke i shërbyer pushtetit me shpresën se vetingu politiik do ta mbyllë njërin sy për pasuritë dhe vendimet e pajistifikuara te se kaluarës, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur edhe çështjen e pishave të skaduara 12 milionë lekë copa, që Erion Veliaj me kompaninë Fusha blenë për dekorimin e autostradës.  Këto fakte dhe dokumenta janë hedhur në kosh nga Prokuroria Politike e Tiranës, duke rritur zhgënjimin tek qytetarët nga sistemi gjoja i ri i drejtësisë.

 

Është fakt, se edhe pas reformës në drejtësi, edhe pas vetingut, edhe pas të ashtuquajturve ligje KÇK, pushtetarët janë të paprekshëm, korrupsioni në nivele të larta të qeverisë dhe të pushtetit është i paprekshëm! Kush pyet pse prokuroria mbyll çështjet e zyrtarëve dhe të oligarkëve të korruptuar përgjigjen e merr tek paratë që ata dajnë me pushtetin. Shoqëria Fusha ka marrë mbi 110 milionë euro tendera nga qeveria e Edi Ramës, 40 milionë prej të cilave nga Bashkia e Tiranës.

Paratë me korrupsion, me tendera pa garë, me kosto të fryra përfitimi paligjshëm është përgjigja pse drejtësia sot është e pafuqishme përballë pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.  Për të shpëtuar nga kjo e keqë që vjedh dhe varfëron çdo ditë shqiptarët, për të shpëtuar nga e keqja që ka kapur sistemin e drejtësisë, na duhet që vendi të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme. Vetëm vota e lirë do të na sigurojë një qeverisje më të mirë dhe drejtësi të barabartë për të gjithë!

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës, e drejtuar nga Elizabeta Imeraj vendosi pushimin e hetimit për dy çështje që lidhen me bashkinë e Tiranës. E para, ajo e hetimit për 9200 euro pisha të vendosura në autostradën Tiranë-Durrës, tender i fituar nga kompania “Fusha” me  vlerë 332.5 milionë lekë (2.72 milionë euro), që u thanë njësoj si palmat e vëna më herët nga Veliaj. Ndërsa, dosja e dytë e pushuar, që lidhet sërish me biznesmenin Shkëlqim Fusha, është ajo e hetimit ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës që kishin përfituar pagesa nga biznesmeni Shkëlqim Fusha për akomodimin në një hotel luksoz në qershor 2018 në Barcelonë të Spanjës. Fatura e nënkryebashkiakut, Arbjan Mazniku, të cilit iu pagua 1816 euro për dy netë qëndrimi në hotelin me 5 yje “Alma” në Barcelonë, nuk bindi prokurorët për të vijuar verifikimet, duke i mbyllur ato, pa shpjegime.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arbjan mazniku erion veliaj prokuroria pushon hetimet shkëlqim fusha arbjan mazniku erion veliaj prokuroria pushon hetimet shkëlqim fusha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet